Ekipi i Kukësit niset drejt Ohërit për fazën përgatitore

15 Gusht 2017, 13:15Sport TEMA

Skuadra e Kukësit është nisur paraditën e sotme drejt qyteti të Ohrit në Maqedoni.

Ekipi ka lënë Tiranën, në orën 9:00 dhe tashmë është rrugës drejt Ohrit. Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë fazën përgatitore në këtë qytet. Kukësi do të qëndrojë për 15 ditë. Me datë 30 gusht do të rikthehen në Shqipëri. Ekipi verilindor do të akomodohet në hotel “Granit”.

Stafi teknik nuk do të humbasë asnjë ditë, pasi pasdite skuadra do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore.

Me të mbërritur në Ohër, ekipi do të ambjentohet në hotel dhe pasdite do të vihet nën urdhrat e trajnerit Mladen Milinkovic.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje