Bizhdili nis “fushatën” e afrimeve, gati të kthejë Besën e lavdishme

15 Gusht 2017, 15:07Sport TEMA

Prej disa vitesh skuadra kavajase po vuan në kategorinë inferiore, por duket se një erë e re ka nisur të fryjë në Kavajë.

Presidenti më i suksesshëm i saj, Nexhat Bizhdili, i cili i ka dhënë trofe Besës dhe e ka çuar në Kupat e Europës, është kthyer plot ambicje.

Bizhdili synon të kthejë Besën e lavdishme të disa viteve më parë dhe ka nisur “fushatën” e afrimeve.

Ai po rikthen në Kavajë disa lojtarë me shumë përvojë, siç janë Melgid Mihani apo Erand Hoxha, të cilët, bashkë me shumë të tjerë, do ta ndihmojë t’i kthehet elitës dhe më pas gjithçka do të jetë ndryshe, sepse investimet do të jenë më të mëdha, shkruan “VipSport”.

Për Besën kanë përfunduar vuajtjet dhe tifozët e saj duhet të jenë të lumtur, sepse “Xhati” nuk i zhgënjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje