"Shpërthen" Starova: Jepini titullin Partizanit, ose mbani turpin!

16 Gusht 2017, 11:53Sport TEMA

Rikthehet Sulejman Starova, madje me një thirrje të fuqishme.

U duk se ish-trajneri i  të kuqve dhe këshilltari “i përjetshëm” i presidentit Gaz Demi, ishte spostuar me ardhjen e kupolës italiane, por Starova sqaron se ka qenë me pushime dhe se mbetet pjesë e klubit. Ai ka folur për ndryshimet e bëra te Partizani, investimet e mëdha në merkato dhe objektivat.

Por Starova rikthen në vëmendje fuqishëm çështjen e titullit të padhënë të dy sezoneve më parë për të kuqtë. Ai i bën thirrje kreut të FSHF-së, Armand Duka, të zyrtarizojë sa më shpejt titullin ose të mbajë turpin e radhës: “Nuk e kuptoj pse askush nuk shkruan për titullin e Partizanit të dy sezoneve më parë. UEFA  e ka njohur Partizanin, sepse i dha të drejtën të luajë në Champions, por nuk e njeh FSHF. Ky është një turp. Federata nuk mund ta lërë një trofe vakant. Nëse ndodh kjo, Duka le ta mbajë edhe këtë turp”, – ka thënë Starova, sipas të përditshmes sportive “Panorama Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje