Partizani sqaron çështjen shëndetsore të Edgar Çani

17 Gusht 2017, 12:22Sport TEMA

Klubi i Partizani ka reaguar ne lidhje me çeshtjen shendetsore te sulmuesit Edgar Çani.

Permes nje deklarate mjeku i skuadres se kuqe sqaron se gjendja fizike qe po kalon sulmuesi eshte thjesht sforcim që ka ardhur për shkak të ngarkesës në stërvitje, fakt i cili është konstatuar edhe nga mjeku Italian, i cili e ka operuar Çanin.

Deklarata e Partizanit.

Duke ndjekur me vëmendje lajmet e publikuara së fundmi nga mediat e shkruara, klubi përcjell një deklaratë të mjekut të skuadrës Doktor Dhimosten Gjini, nëpërmjet të cilës kërkon të informojë mediat dhe opinionin publik sportiv për gjendjen e Edgar Çanit.

Gjendja fizike që po kalon sulmuesi Çani është thjesht sforcim që ka ardhur për shkak të ngarkesës në stërvitje, fakt i cili është konstatuar edhe nga mjeku Italian, i cili e ka operuar Çanin. Lojtari për disa ditë do të kryej një program atletik të diferencuar nga grupi për tu riaftësuar , nën kujdesin e fizioterapistëve. Kjo është e vërteta në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit Çani.
Mjeku i skuadrës
Dok. Dhimosten Gjini

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje