Nju Jork: Shqiptari gjen portofolin plot me para dhe ia dorëzon të zonjës

18 Gusht 2017, 09:15Sociale TEMA
Nju Jork: Shqiptari gjen portofolin plot me para dhe ia dorëzon të

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka bërë një gjest që rrallë njerëzit e bëjnë.

Emigranti shqiptar Fisnik Daci, ishte duke ecur për në punë në pjesën e poshtme të qytetit të Nju Jorkut, kur ka gjetur në rrugë një portofol me disa karta krediti brenda dhe një shumë parash, si dhe një blllok me Cheqe.

Portofoli i kishte i humbur nji meso gruaje, amerikano afrikane, e cila sipas tij kishte qenë nji zyrtare e lart që punonte në zyrat e Emigarcionit në Nju Jork.

Dibrani, që gjeti portofolin përplot me dollar dhe kartat e bankës, shkruan në llogarinë e tij në Facebook, se si i ka ndodhur kjo ngjarje, të cilën ai e përshkruan si shumë interesante, mbasi ai ka gjetur në rrugë, kuletën – portofolën plotë e përplot me dollarë, para të një vendi të Afrikës, 10 Bank Cardsdhe një bllok me Chek, siç duken edhe në fotografin e postuar prej tij.

I habitur, thotë ai e hapa menjëher dhe në mes të portofolit gjejë dhe ID kartën e personit që e kishte humbur, duke e thirrur atë në numërin e saj, dhe duke telefonuar njëheherisht edhe policinë,.

Në telefonatë mu përgjigjë shumë shpejt një grua, që gati sa nuk qante , me të cilën e lamë takimin përpara Zyrave të Emigracionit në Broadway, pikërisht aty afër punës së saj dhe punës time, gjithashtu.

“Kur mbrijmë në pikë takimin – mbasi prezantohemi dhe njehemi përmes telefonit, ajo më pa dhe me përqafoj me lot në sy, dhe me tha se aty në atë portofol, është e gjithë jeta ime, janë të gjitha kartat e bankës, cheqet, dhe një shumë të hollash , të kursyera për t’i dërguar tek njërëzit e mi në Afrikë”.

Më dha 100 dollarë, të cilat ia refuzova, fillimisht, por ajo insistoi duke m’i dhënë në fund para ndarjes, edhe një Business Cards, dhe duke më treguar se ajo ishte një ndër Manegeret kryesore të zyrës së Emigracionit dhe e sistemit shëndetësor planit Medicare dhe Medicaid, për emigrantët , duke më premtuar, se në qoftë se të më duhej ndonjë send me këto çështje që ajo mbulonë në punën e saj , vetëm t’a lajmerojë, thotë Fisnik Daci, një emigrant shqiptar nga Dibra e Madhe, që banon në Staten Island – Nju Jork.

“U mendova, pak dhe i thashë shumë të faliminderit shumë për njohjen tonë, ngaqë unë vet me familje, i kam të gjitha dokumentat, por gjithësesi nëse më duhet ndonjë ndihmë për ndonjë shqiptar, le të thërras dhe të kërkojë ndihmën tuaj.

Unë quhem Nick – Fisnik Daci, jam Albanians – (Shqiptar), dhe në qoftë se në zyrën tuaj vjen ndonji shqiptar, të lutem ndihmoje, sa tëmundesh se ne Shqiptarët, të gjithë kështu jemi me zëmër të bardhë, të pastër, jemi nga natyra human dhe të besës”, i thashë tregon Fisnik Daci, emigranti shqiptar nga Dibra e Madhe, që prej vitesh së bashku me familjen jetojnë në Staten Island – Nju Jork. (Beqir Sina-Illyria)

12 komente në “Nju Jork: Shqiptari gjen portofolin plot me para dhe ia dorëzon të zonjës”

  1. bravo says:

    Keto i bejne vetem shqiptaret

  2. sale says:

    Bravo,Bravo,Bravo!

  3. shushica says:

    Njeri i shkelqyer,,,sa me shume shqiptare si Fisniku …me lart do te ngrihen shqiptaret

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Bravo
    Fisnik ke emrin fisnik je.

  5. Feniks says:

    Ka edhe njerez te ndershem nder shqiptaret,por fatkeqesisht keto 27 vjetet e fundit ligjin e bejne kriminelet,hajdutet dhe politikanet.
    Ne se kete portofol do ta gjente Sali Berisha,me siguri ai nuk do ta dorezonte.

    1. uskania says:

      Hahaha!Jo Saliu, djali i tij po.

  6. Peço says:

    Më kujtohet, kur ishim të vegjël, me shaka na tregonin këtë barsoletë:
    Një fëmijë, gjen një dy lekshe të vogël dhe ja dorëzon policit. Më pas shkon tek i ati dhe i thotë:-Babi, gjeta dy lekë dhe ja dorëzova xhaxhi policit, bëra mirë? I kthehet i ati dhe i thotë: – Shumë mirë ke bërë, xhan i babit, por kur të gjesh më shumë, bjerja babit.
    Dhe një tjetër, rreth problemit, por kjo e vëtetë.
    Djalit të vogël të një komshiut tim, u kishin folur në orën e edukimit në shkollë, se sa e nevojshme është të sillemi mirë në jetë dhe si shëmbull u kishin dhënë rastet, që kur të gjenin sende, qofshin edhe lekë, duhej pa tjetër ti dorzonin në polici. Dhe në fund, si për ti vënë kapak orës së edukimit, mesuesja kish thënë se të githë ata që do veprojnë në këtë mënyrë, ne do ti bëjmë shëmbull pozitiv dhe do i nxjerrim në tabelë të nderit.
    Kur të shohësh, djali i komshisë, me dëshirën për të dalë i dalluar, shkon dhe merr një 250 -tshe të asaj kohe nga bufeja ku i kishin lënë prindërit dhe ja dorzon policit të lagjes.
    Shkon e jëma për ti marrë për të blerë ndonjë gjë, kur çtë shohë, lekët mungonin. Shtërngojnë fëmijët dhe në fund marrin vesh se djali i vogël për tu dukur, i kish marrë dhe dhënë policit. Vete i jati dhe i tregon policit se çfarë kish bërë djali. Të dy kishin qeshur me lot.
    Sidoqoftë ti lëmë shakatë, një veprim i tillë tregon realisht fisnikëri. Kurrë nuk duhet ngritur e mira jote mbi fatkeqësinë e tjetrit.

  7. mmoisiu says:

    Faleminderit dhe nga ana jone Fisnik ,na ke nderuar te gjitheve ,mbaresi paci gjithmone ne jete familjarisht !
    Me ke emocjonuar me kete xhest fisnikerie dhe nderin qe i kerkon asaj per shqipetaret !

  8. Xboom says:

    Turkoshak nga Dibra e madhe nuk eshte shqiptarë ? haahaaa.
    Ku jeni ju brekgrisurit e Janullës, qe posa shkruhet diç per shqiptaret e KS apo MAK filloni me sharje.
    Nëse kerkon fisnikerine dhe bujarin nder shqiptarë, ate do ta gjesh vetem nder shqiptraret e ish YU.

  9. kuleta e hallit says:

    Kusheriri im gjeti disa qindra dollare ne toke ne Nju-Jork dhe shkoi i coi ne polici. Policet u habiten e po e pyesnin, ku i gjete si i gjete, pse i solle. Së fundi e lane te priste me ore se nuk dinin si ta trajtonin: kur i thane se pse i solle, ai ju pergjegj: ne shkollat tona ne keshtu na kane edukuar. Qe duhet te drejtohesh ne polici qe ato ti kthehen te zotit. Nga bezdia i pyeti policet, nesi kishte bere gabim. Jo-jo i thane, por nga zyrat nisen te nxirrnin koken policet e tjere kurioze per te pare çeshte ky njeri se nuk u kishte bere vaki. Se fundi kur e pa qe spo e perfillnin, nuk ju durua e u tha. Une ika, ja ku keni parate se une nxitoj e skam kohe. Vetem atehere mbajten nje procesverbal e keshtu shpetoi nga burokracia amerikane.

  10. Fisniku says:

    Ke bere nje gjest fisnik,dhe kjo tregone sa fisnik je!Dhe mua me humbi portofoli ketu ne Boston (USA) ku brenda kisha dollare,carta crediti,carta shendesore dhe ID por asnjeri sma ktheu pas ate.Gezimi qe ti i dhurove asaj nuk pershkohet me fjale,Te lumte o mik dhe njeri i mire.

  11. Liqeni says:

    Plot e perplot me paraaaa me $$$ cash duket nje portofol.prej fakiri .te ishin ca mijra $$po do e shikonit Fisnikun…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje