Punonjësit e një një parku zoologjik në Singapor, ka ndërmarrë një hap drastik për të ringritur në këmbë një flamingo “bebe”.
Kujdestarët e parkut, kanë rritur zogun të njohur si Skuish, që kur ai doli nga një vezë e braktisur, rreth tre muaj më parë.
Tani, ata e kanë pajisur flamingon e vogël me disa çizme speciale, për të mbrojtur këmbët e tij nga ecejaket e përditshme pasi terreni i parkut është shumë të ndryshme nga terreni në vendin e origjinës së flamingove, në Afrikën e jugut.
“Kur këmbët e tij të jenë të forta sa duhet, do ta kthejmë në grup dhe shpresojmë që të jetë në gjendje të integrohet”, shprehet kujdestari i kopshtit zoologjik.
Pamja e një flamingoje me çizmet ngjyrë blu, i ka bërë vizitorët që të vënë buzën në gaz.