FOTOT/Gazetari vë alarmin për krimbat në frutat e thata. E ka blerë tek "Neranxi" në Durrës

21 Gusht 2017, 17:31Sociale TEMA
FOTOT/Gazetari vë alarmin për krimbat në frutat e thata. E ka

Gazetari Rezart Lahi ka disa kohë që i është përkushtuar sigurisë ushqimore. Ai ka denoncuar në disa raste orizin me krimba ose mbushje plastike. Së fundmi ai sjell pamje të frutave të thata blerë tek një dyqan “Neranxi” në Durrës. Sipas gazetarit, qesja ishte me krimba dhe kur ja ktheu shitëses ajo i përzeu përsëri me mallin tjetër që kishte në dyqan.

“Kushedi sa njerëz blejnë me mijëra nga këto pako”,- thotë gazetari dhe bën thirrje për një kontroll të rreptë për sigurinë ushqimore të qytetarëve.

“Çdo dite do mundohem te pyes dhe kerkoj per produkte ushqimore qe dergjen magazinave, nderrojne etiketa skadencash e bejne qe neve apo te afermve te na ngjallen gjithfare semundjesh…

Desha tju siguroj qe asgje personale as me prodhuesit e orizit, as me ata te gjalpit e as me marketet qe i tregtojne apo me pronaret e tyre.

Ama sa here te kem une apo miq te mi produkte qe na rrezikojne do behen publike dhe do kontraktoj profesionistet e duhur per ti shkuar deri ne fund.

I takon edhe gazetarise investigative per te zbuluar se ne cilen pjese te zinxhirit ushqimor produktet kane probleme”, shkruan ai.

5 komente në “FOTOT/Gazetari vë alarmin për krimbat në frutat e thata. E ka blerë tek “Neranxi” në Durrës”

  1. pedro i ri says:

    Neranx merret vetem me politike tani…nuk ka kohe per biznes. Merret me krymat e Omonias

  2. AC/DC says:

    Jeni bere si pushke e mbushur me mut ne duart e E.Rames, mos i dali njeri kundra se i sajoni lloj,lloj monstruozitetesh

    1. vera e nxehte says:

      Ac/DC: nuk te mjaftojne krimbat ti hashe? Mish pa kocka jane, ç’pune ka ketu Edi Rama. Njeres si ti jane lajthitur fare, po kane mbaruar aq sa dhe krimbat i pranojne ti hane ne ushqim, vetem si te flasin nje emr te keq per Edi Ramen. E çuditeshme ç’mban kjo Toke qe dhe veten nuk e duan, veçse si te shajne e mallkojne “armikun” e tyre.

  3. perkthyesi says:

    Tu ndalohet urgjentisht deputeteve dhe politikaneve te bejne biznes kur kane poste politike! Kjo duhet te behet sa me shpejt te jete e mundur, pasi, po helmohet dynjaja! Ky rast eshte me se skandaloz!

  4. Labi says:

    Ne foto nuk ka logo te Neranxit. Mesa duket qeveria shqiptare she Mwro Baze po i kundervihen Neranxit per qendrimwt e tij ne mbrojtjw te pronave te himarioteve ne bregdet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje