Stadiumi “Elbasan Arena” do të jetë i tejmbushur të enjten në mbrëmje, kjo nuk ka diskutim.
Për të parë nga afër sfidën e korçarëve me Dinamon e Zagrebit, ku mundësitë e kualifikimit janë të mëdha, ka një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve korçarë dhe jo vetëm.
Deri në orën 13:00, pra pak më shumë se një orë më parë, janë shitur 3400 bileta.
Shifra është e konfimuar zyrtarisht nga klubi korçar dhe përfaqësuesit e kompanisë që menaxhon biletat.
Dy ditët e para biletat janë shitur vetëm në korçë, ndërsa nga sot kanë dalë në shitje edhe në Elbasan e Tiranë.
Ritmi i shitjes së biletave është më i lartë se për një ndeshje të kombëtares shqiptare.