Kanë shpërthyer polemikat mes “Sky Sport” dhe Milanit. Pas fitores 0-3 në Crotone, trajneri Vincenzo Montella nuk ka folur për “Sky”.
Nuk ka folur askush tjetër nga Milani, për shkak të fjalëve të thëna nga Ilaria D’Amico në lidhje me investimet e Milanit të ri.
Fjalia që ka tërbuar Milanin ishte: “Nëse ka mbulimin e duhur financiar, ky klub ka bërë një punë të shkëlqyer”. Ky është gjykimi i prezantues D’Amico, partnerja e portierit të Juvetus, Bufon. Kjo fjali ka sjellë bojkotin e Milan për “Sky”.
D’Amico u ka sqaruar spektatorëve se nuk do ta dëgjonin trajnerin Montella: “Më vjen keq, që nuk do ta dëgjojmë trajnerin e Milan dhe është diçka personale me mua. Unë thashë që, nëse është garancia financiare, Milan ka bërë një punë të shkëlqyer. Shpreha një ide pa paragjykim, thjesht duke vënë në dukje disa dyshime të gazetarëve, siç ka ndodhur në klube të tjera”, – tha D’Amico.