Partizani mundet në miqësoren kundër Ternanës

19 Gusht 2017, 23:04Sport TEMA

Pas fitores 2-1 me modestët e Vastezes, të kuqtë zhgēnjyen me humbjen 3-1 në “Liberati” me Ternanën e Serisë B.

Golin për Partizanin e shënoi Milan Basrak në minutën e 73-të.

Goli i parë i Ternanës erdhi nga pika e bardhë. Krasniqi shkaktoi një faull dhe Montalto nuk gaboi në minutën e 42-të, pavarësisht se Alban Hoxha e kuptoi krahun.

Në minutën e 52-të, Ternana i ćoi shifrat në 2-0 me një gol të bukur të Varones me topin që përfundoi nën traversë.

Tri minuta më pas erdhi edhe goli i tretë i italianëve me anë të një autogoli, pas krosimit të Varones topi i kthyer në lojë nga Hoxha u përplas me një mbrojtës dhe rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje