Komentatori i HRT, i televizionit kombëtar Kroat, Z. Stjepan Balog ka dërguar një email në adresen e klubit te Skenderbeut ku ka kërkuar falje për shprehjen e tij në koment gjate ndeshjes Dinaml Zagreb-Skenderbeu.
Z. Balog kërkon falje klubit dhe gjithë Shqiptarëve të prekur nga fjala e tij, por sipas Balog asnjë moment nuk ka dashur të ofendojë popullin tonë e më tepër të ndikojë në mardhënien e mirë mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilë janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin Shqiptar. I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.
Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.
Ju falenderoj për mirekuptimin”, shkruan komentatori kroat.
Gjate komentimit te ndeshjes Dinamo Zagreb-Skenderbeu ai u shpreh se “Ka kaluar koha kur i njihnim shqiptarët për shitës akulloresh dhe ëmbëlsirash”, ishte fraza e tij në transmetim direkt.