E bujshme, Partizani bashkëpunim me legjendën e Brazilit

18 Gusht 2017, 15:56Sport TEMA
E bujshme, Partizani bashkëpunim me legjendën e Brazilit

Partizani vazhdon të realizojë bashkëpunime të bujshme në futbollin botëror.

Pasi afroi në staf drejtues si Luciano Moggi, këtë herë klubi i kuq ka “goditur” me një kampion bote. Presidenti Gaz Demi ka qenë i ftuar personal i ish-sulmuesit të kombëtares se Brazilit, Bebeto, në shtëpinë e këtij të fundit në Rio.

Në këtë takim, vërehet edhe që Bebeto ka veshur fanellën e klubit të kuq, e cila është e firmosur nga të gjithë futbollistët.

Burime pranë Partizanit, kanë bërë me dije ekskluzivisht për “vipsport.al” se Bebeto, i cili tashmë është një politikan i rëndësishëm, duke u zgjedhur senator në zonën e Rio de Zhaneiro, i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.

Mësohet se marrëveshja për të afruar lojtarë të nivelit të lartë mund të konkretizohet që në këtë verë.

Te Partizani pritet të vijë edhe një futbollist i Kombëtares U-21 të Brazilit, i cili luan edhe në Superligën e këtij vendi. Bebeto gjithashtu pritet të vijë në Shqipëri, me ftesë të presidentit të Partizanit, Gaz Demi.

Pas viteve, ku yje dhe legjenda të futbollit ndiqeshin me admirim nga ekrani i televizorit, tashmë po bëhet e mundur që ata të bashkëpunojnë edhe me klube shqiptare.

Një tregues, që jep garanci se e ardhmja e futbollit në vendit tonë do jetë e suksesshme.

Dhe mbi te gjitha, po bëhet një marketing i jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare për vendin tonë, pikërisht prej marrëveshjeve me njerëz që kanë lënë gjurmë në historinë botërore të këtij sporti. /vipsport.al/

 

3 komente në “E bujshme, Partizani bashkëpunim me legjendën e Brazilit”

  1. tifozi says:

    Skenderbeu tregoi qe futbolli yne ka ecur shume.
    Debiazi beri gabim qe nuk kthehu syte nga lojtaret vendas

  2. Nordi says:

    Ky palo president do ngrejë partizanin!!!
    Ky është aty vetëm për të vjedhur ndonjë copë nga pasuritë e popullit. Shiko me kë lidhet. Lidhet me persona të akuzuar për aferat e tyre mafioze, shkon në Brazil gjysmë për futbollin, por në fund parat i vë duke grabitur pronat e shtetit apo të ish-pronarve.
    Ku po e ndërton fushen e Partizanit????

  3. august doda says:

    ca esht kjo “FK PARTIZANI”,se shqip duhet te jet “KF PARTIZANI”, klubi sportive partizani..
    apo FK domethon “futja koot”,apo “fara ka….t”,apo “Futi Ka….n”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje