Agjenti i shkodranit: Ja pse nuk shkoi Elseid Hysaj te Juve

18 Gusht 2017, 15:43Sport TEMA

Mario Xhufredi, agjenti i Elseid Hysaj, e përjashtoi mundësinë e transferimit të mbrojtësit shqiptar te Juventusi.

Pavarësisht formës së mirë që po tregon shkodrani me Napoli, veçanërisht me paraqitjen e tij në ndeshjen kundër Nisës për Ligën e Europës – dha asistin e golit të parë – agjenti i FIFA-s, duke folur për Tuttomercatoëeb, zbuloi edhe atë që po ndodh midis gjigantëve italianë dhe lojtarit të Kombëtares sonë.

“Hysaj ishte kërkuar nga Juventusi, por çështja ‘vdiq’ menjëherë pasi kjo ishte më e drejtë për të gjithë”, – citohet Mario Xhufredi nga Napolisport.net.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje