Skëndërbe i pafat, i ikën fitorja në minutën e fundit

17 Gusht 2017, 20:59Sport TEMA

Nje Skenderbe i pafat ne sfiden e pare e pare te “play offit” te kompeticionit te “Europa League” ne transferte kunder gjigandeve te futbollit korat Dinamos se Zagrebit.

Korçaret arriten qe te kryesojne deri ne minuten e 94′, por u ndeshkuan ne sekonden e fundit fale nje goditje denimi te vendasve qe e shfrytezuan me se miri.

Nje 90 minutesh i zhvilluar ne perfeksion nga ana e skuadres se drejtuar nga, Ilir Daja, te cilet moren nje barazim  ku meritonin te fitonin, pasi arriten qe te luanin nje takim mjaft te mire.

Bardhekuqte arriten qe te kalonin ne avanatazh qe ne minuten e 10-te me ane te Latifit, por nje gafe e arbitrit qe akordoi per pozicion jashte loje i mohoi golin Skenderbeut.

Por, pavarsisht kesaj Skenderbeu arriti qe te gjeje golin e epersise ne minuten e 37-te me ane te talentit Liridon Latifi, qe konkretizoi ne menyre perfekte ne gol nje asis spektakolar te marre nga Gavazaj.

Me nisjen e pjeses se dyte ekipi yne arriti qe te gjeje serish golin me Sowe, por ne kete rast ishte ne pozicion jashte loje.

Ne minutat ne vazhdim korçaret u terhoqen ne mbrojtje per te ruajtur avantazhin duke ia arritur me sukses deri ne minuten e 94′ ku dhe u ndeshkuan nga ana e Henriquez.

Me kete barazim Skenderbeu ka mjaft shanse per tu futur drejt fazes se grupeve te “Europa Legue”, pasi ndeshja e kthimit do te luhet te enjten e ardhshme ne stadiumin “Elbasan Arena”.

2 komente në “Skëndërbe i pafat, i ikën fitorja në minutën e fundit”

  1. korçeri says:

    Shendeti thuaj, pa plaçka vihet.

  2. shvejku says:

    Skenderbeu nuk ishte i pafat.
    Ne pjesen e pare u pane 11 futbolliste sikur ishin te Barcelones,ndersa ne pjesen e dyte,ishte faji i trainerit Daja qe orientoi skuadren te mbrohej.
    Se dyti fajtori tjeter ishte portieri Shehi,qe ne disa raste,por vecanerisht ne momentin e pesimit te golit te barazimit,jo vetem u tregua i mbaruar si portier,por edhe mund te vihet dyshimi se ai gol u pesua me dashje.Dyshoj se barazimi ishte i trukuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje