LIVE VIDEO/Dinamo Zagreb-Skënderbeu, 0-1, Latifi kalon në avantazh Skenderbeun

17 Gusht 2017, 19:43Sport TEMA
LIVE VIDEO/Dinamo Zagreb-Skënderbeu, 0-1, Latifi kalon në avantazh

MINUTË PAS MINUTE

https://www.youtube.com/watch?v=NsBRPy0Gr_c

37′ GOOOL Latifi 0-1.

33’ Osmani jep një top të gjatë për Gavazajn por mesfushori i krahut të djathtë vonon në ndjekjen e aksionit duke humbur mundësinë për të rrezikuar portën kundërshtare.

32’ Lilaj sheh një hapësirë para zonës kundërshtare dhe provon të djathtën e tij. Goditja është shumë më e fortë se sa dëshironte mesfushori dhe topi kalon shumë lart mbi traversë.

29’ Gavazaj humb topin në një zonë të rrezikshme duke ia dhuruar kundërshtarit pranë zonës. Fatmirësisht për Skënderbeun, Lecjaks gjuan në trup të Radas duke shpërdoruar një aksion ët rrezikshëm për Dinamon.

28’ Aksion me shumë kombinime i Skënderbeut, që provon me Latifin e Soue të gjejë hapësira pranë zonës kundërshtare,  por pa gjuajtur në portë. Largon jo pa vështirësi prapavija e Dinamos.

27’ Kroatët nuk kursejnë ndërhyrjet e rënda ndaj Lilajt, mënyra e vetme për të ndaluar mesfushorin e Skënderbeut i cili në këto momente po dikton ritmet e lojës në “Maksimir”.

23’ Dueli më shpeshtë në këto minuta të para ka qenë ai mes Jashanicës dhe Fernandes në krahun e majtë të prapavijës së ekipit shqiptar, me numrin 5 të korçarëve që ka dalë thuajse gjithmonë fitues.

20’ Skënderbeu vazhdon të rezistojë mjaft mirë përballë Dinamos, duke bllokuar të rrezikshmin Çoriç që organizon manovrën ofensive kundërshtare e cila deri tani ka prodhuar pakgjë.

14’ Radas provon me një goditje dënimi që niset drejt trekëndëshit të portës së kroatëve, por Livakoviç grushton duke larguar rrezikun.

10’ Vijërojtësi i heq Skënderbeut mundësinë e shënimit të një goli. Topi përfundon në rrjetë pas një kombinimi mes Latifit e Vangjelit por ai sinjalizon në mënyrë të gabuar për pozicion jashtë loje. Gafë e rëndë kundër skuadrës shqiptare që mund të gjente golin në transfertë.

9’ Stojanoviç shpëton pa u ndëshkuar me karton të verdhë pas një simulimi qesharak në zonën korçare.

6’ Moro provon me një gjuajtje në hyrje të zonës por nuk gjen kuadratin e portës së korçarëve.

3’ Harkim nga e djathta e sulmit dhe prapavija e Skënderbeut gjendet menjëherë e papërgatitur, fatmirësisht, gjuajtja me kokë e Hoxhiç është shumë e lehtë për Shehin i cili kontrollon pa probleme edhe pse nuk kursen kritikat ndaj shokëve të skuadrës.

1′ Skënderbeu luan topin e parë duke filluar ndeshjen.

Dinamo Zagreb- Skënderbeu 0-0

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Doumbia, Moro, Gojak, Çoriç, Hoxhiç, Fernandes.

Trajner: Mario Cvitanoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Soue.

Trajner: Ilir Daja

KV: Gojak

Gjyqtar: Andris Treimanis

Dinamo Zagreb- Skënderbeu 19:00

Dinamo Zagreb: Livakoviç, Stojanoviç, Benkoviç, Sigali, Lecjaks, Doumbia, Moro, Gojak, Çoriç, Hoxhiç, Fernandes.

Trajner: Mario Cvitanoviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Lilaj, Nimaga, Gavazaj, Latifi, Soue.

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Andris Treimanis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje