FOTO/ Mediat kroate: Gjyqtari ndihmoi Dinamon përballë Skënderbeut

17 Gusht 2017, 21:51Sport TEMA
FOTO/ Mediat kroate: Gjyqtari ndihmoi Dinamon përballë

Skënderbeu ka të drejtë të ankohet për gjykimin e ndeshjes së sotme ndaj Dinamos së Zagrebit, ku shumë episode ishin kundër skuadrës shqiptare.

Për këtë janë të ndërgjegjshëm edhe në mediat kroate, ku mes të tjerave portali “index.hr”, i ka dalë qartësisht në krah korçarëve.

Ky portal është ndalur në momentet e golit që iu anulua në minutat e para skuadrës shqiptare, kur Latifi dërgoi topin në rrjetë por u cilësua në pozicion jashtë loje.

“Gjyqtari ndihmoi Dinamon, shqiptarëve iu mohua një gol i rregullt në ‘Maksimir’”, ishte titulli i artikullit në fjalë për episodin e minutës së 10.

Ai tregonte nëpërmjet pamjeve se si Vangjeli nuk ishte në pozicion jashtë loje në momentin kur Gavazaj nisi pasimin e drejt tij dhe as Latifi nuk ishte gjithashtu në pozicion jashtë loje kur mori topin nga mbrojtësi për ta dërguar në rrjetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje