INTERVISTA/ luliano: I lumtur që jam pjesë e Partizanit

18 Gusht 2017, 11:44Sport TEMA

Partizani fitoi mbrëmë ndeshjen e parë miqësore ndaj Varese 2-1 nën drejtimin e trajnerit Mark Iuliano. Golat u shënuan nga Herrera dhe Kalari.

Strategu italian ka mbetur i kënaqur nga loja e skuadrës së tij, ndërkohë që në intervistën pas ndeshjes e pranon se ka mbetur i suprizuar nga organizimi që ka gjetur te ekipi shqiptar.

Iuliano:Kemi gjashtë ditë që punojmë, teksa kam marrë një përgjigje positive në testin ndaj Vasteses. E dimë që duhet të punojmë në shumë gjëra, por jemi të kënaqur sepse asnjë nuk u dëmtua dhe kjo është e rëndësishme. Komplimente për Vastese, janë një ekip i mirë, kam parë ide interesante dhe me siguri që kanë lojtarë cilësorë”.

Ambiciet për sezonin e ri?
Iuliano:Sigurisht që është që të arrijmë suksesin që mungon prej vitesh. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe kemi bërë një merkato shumë të mirë. Shpresojmë që t’i sjellim lojtarët në formën më të mirë para fillimit të kampionatit.
Trajnerët italian kanë sukses në Shqipëri, si shembull mund të marrim De Biasin, i cili arriti shumë sukses.

Ju synoni të ndiqni rrugën e tij?
Iuliano:Unë kam disi punën ndryshe, pasi punoj për një klub dhe kam më shumë kohë. De Biasi ka ndjekur në një rrugëtim, që ka surprizuar, atë, mua dhe të gjithë lojtarët që kanë ardhur në Shqipëri. Ne duhet të japim kontributin tonë, për qytetin më të rëndësishëm në Shqipëri.

A ëndërroni që të riktheheni në Itali?
Iuliano: Ëndrra ime për momentin është Partizani. Jam i lumtur që jam pjesë e një ekipi shumë të mirë. Lojtarët duan që të përmirësohen dhe të rriten për të arritur nivele të futbollit evropian. Ata kanë një bazë të mirë. E përsëris për mua ka qenë një surprizë që kam gjetur këtë organizim dhe me siguri që na pret një punë e madhe së bashku me stafin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje