Daja: Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, në Elbasan do shihni një Skëndërbe tjetër

17 Gusht 2017, 22:03Sport TEMA

Trajneri i skuadres se Skenderbeut, Ilir Daja, ka folur pas barazimit qe ekipi i tij mori ne ndeshjen e pare ndaj Dinamo Zagrebit.

Daja u shpreh se skuadra e tij ka luajtur nje ndeshje te madhe dhe u eshte anullur me pa te drejte nje gol i rregullt.

Ai shtoi se ne Elbasan do te jete nje Skenderbeu akoma dhe me i forte.

“Mund të them se ne morëm çfarë deshëm, ky është një rezultat shumë i mirë për ne. Kemi luajtur një pjesë të parë të madhe, nuk e kam parë ende videon por kam marrë shumë mesazhe që na është anuluar me të padrejtë një nga golat në ndeshje.

Nuk i dhamë shumë kohë dhe hapësirë Dinamos dhe u paralizuam nga faullet. Ky është një rezultat i madh për ne, do të shihni një Skënderbe tjetër në ndeshjen e kthimit, në Elbasan presim mbështetje të madhe nga tifozeria jonë”.

Ne vijim Daja shtoi se kualifikimi eshte ende i hapur.

“Dinamo ka një skuadër të madhe, ne mund ta fitonim, por edhe ky 1-1 është një rezultat i mirë për ne. Kush është i favorizuar? Është ende e hapur, do të jetë një ndeshje interesante dhe nëse kthehemi pas te ajo që bëmë sot, është një hap i madh për ne në Ligën e Europës”, perfundoi Ilir Daja.

 

2 komente në “Daja: Kemi zhvilluar një ndeshje të madhe, në Elbasan do shihni një Skëndërbe tjetër”

  1. bravo korça sot says:

    mire me daje, po kur thu “Skenderbe tjeter” do Zoti e ke llafin per me mire, jo me keq ..

  2. kulla bjeshkeve says:

    Do pare se sa eshte kuotuar barazimi ne 5 min e fundit nga kompanit e basteve.,dhe pastaj kuptohet pse u lejua goli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje