Kabashi shkakton aksident, ish-lojtarit të Juves i hiqet patenta

18 Gusht 2017, 20:06Sport TEMA

Elvis Kabashi shkaktoi një aksident të frikshëm me Mercedesin e tij në Forte dei Marmi, Itali, për shkak të mbidozës së alkoolit të marë.

Ish-mesfushori i Juventusit, dikur pjesë e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, u përfshi në një aksident me tre vetura, midis tyre edhe një grua 33-vjeçare në gjendje të rëndë.

Gjithçka ndodhi në orën 1.30 mëngjesit të ditës së djeshme. Ishte Mercedesi i Kabashit ai që goditi Fiatin 500 e drejtuar nga një turist arab pranë një restoranti, ndërkohë që duke dalë në korsinë e kundërt Kabashi goditi një motor. Në vendngjarje erdhën tre ambulance të 118 dhe një makinë mjekësore.

Shqiptarit 24-vjeçar, i cili banon në Masa, iu hoq patenta nga ana e policisë së Forte dei Marmi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje