SKANDALI: Lojtarëve të Skënderbeut u ndalohet edhe buka në Maqedoni

19 Gusht 2017, 11:01Sport TEMA

Skënderbeu ka bërë një ndeshje fantastike në “Maksimir” ndaj Dinamos së Zagrebit, teksa vetëm në minutën e fundit humbi shansin për të dalë me një fitore të madhe. Mediat kroate dhe kundërshtarët kanë vlerësuar skuadrën e Dajës për lojën, madje kanë kritikuar edhe gjyqtarin për vendimet e tij.

Skuadra korçare mesditën e djeshme ka mbërritur në Shkup dhe nga aeroporti e deri në kufi është shoqëruar nga policia vendase. Kjo është një procedur normale, por më pas ka ndodhur diçka skandaloze.

Nga aeroporti deri në kufi u është lejuar vetëm një ndalesë dhe ajo vetëm në një market pas këmbënguljeve e protestave të shumta. Madje në të janë ndalur vetëm shoferi i autobusit dhe Ilirjan Përmeti, ndërsa lojtarëve dhe stafit u duhet të prisnin autobus. E gjitha bëhej me urdhër nga lart dhe me shumë mundësi është e lidhur me sfidën ndaj Shqipërisë. Ky është një episod i shëmtuar që nuk duhet të ndodh nga një vend fqinj.

1 komente në “SKANDALI: Lojtarëve të Skënderbeut u ndalohet edhe buka në Maqedoni”

  1. K .F says:

    Bravo kete here medias qe del ne mbrojtje te skuadres se futbollit te Skenderbeut te Korces por edhe futbollit shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje