Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Serie A, duke e mposhtur 3:1 Hellas Veronën në ndeshjen e parë.
Autogol Samuel Souprayen (32’), Arkadiusz Milik (39’) dhe Faouzi Ghoulam (62’) shënuan për Napolin.
Ndersa për Veronan realizoi nga penaltia Giampaolo Pazzini (83’).
Këtë penalti e shkaktoi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili u përjashtua me të kuq në minutën e 82’të.