Bayern i ndalon duhanin Ancelottit

19 Gusht 2017, 14:23Sport TEMA

Bayern Munchen i ka ndaluar trajnerit Carlo Ancelotti që të tymosë brenda kompleksit stërvitor të ekipit.

Sipas “Daily Mail”, italiani e ka marrë me filozofi këtë masë, duke thënë se “është e mirë për shëndetin tim dhe gruaja është e lumtur”.

Hasan Salihamidzic, drejtori i ri sportiv i klubit bavarez, tha se është diçka e vogël të cilën Carlo e pranoi si profesionist i vërtetë.

Bayern Munchen e nisi me fitore kampionatin gjerman, duke mundur 3-1 Bayer Leverkusen mbrëmjen e së premtes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje