Seria A/ Juventusi shkëlqen në ndeshjen e parë, tripletë ndaj Cagliarit

19 Gusht 2017, 19:58Sport TEMA

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, duke e mposhtur me rezultatin e paster 3-0 në shtëpi Cagliarin.

Në këtë ndeshje shënuan treshja sulmuese e “Zonjës së Vjetër”: Mario Mandzukic, Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain.

Mysafirët kishin shansin të shënonin golin e nderit përmes Diego Farias në minutën e 39’të, por Gianluigi Buffon priti penaltinë.

Në këtë ndeshje debutoi mesfushori francez, Blaise Matuidi, i cili u transferua nga Paris Saint Germaini.

Ai hyri në lojë në minutën e 71’të në vend të Gonzalo Higuain.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje