Sky Sport: Hamdi Salihi, një personalitet; të rinjtë austriakë duhet të mësojnë nga ai

19 Gusht 2017, 19:25Sport TEMA

Sky Sport Austria i ka kushtuar një speciale Hamdi Salihit, sulmuesit shqiptar që militon në radhët e Viener Nojshtadt në Ligën e Parë austriake.

“Gjashtë gola në shtatë ndeshje – statistikat e rendimentit të sulmuesit të Viener Nojshtadt, Hamdi Salihi, janë mbresëlënëse. Gjithashtu, përshtypjelënëse është edhe paraqitja e deritanishme e të gjithë ekipit”, shkruan Sky Sport Austria në faqen e saj.

Me gjashtë fitore dhe vetëm një barazim Viener Nojshtadt kryeson i “qeshur” tabelen e renditjes të “Sky Go Erste Liga”.

Angazhimi i sulmuesve me përvojë të gjatë të Bundesligës ishte e qartë për trajnerin Roman Mehlish se do të sillte efekt pozitvi.

“Hamdi Salihi jo vetëm që i bindi se është i zoti në fushë, por gjithshtu me përvojën e tij është shndërruar në një personalitet, mbi të cilin lojtarët e rinj të klubit nga Austria e Poshtëme mund të orientohen”, shkruan Skysportaustria.at, që ka publikuar edhe videot e gjashtë golave të këtij sezoni të sulmuesit shkodran.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje