Studentja serbe, “e dashuruar” me shqiptarët dhe shqipen

21 Gusht 2017, 19:51Rajoni TEMA

Milena Beran, studente e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Beograd, shpreh keqardhje për konfliktet midis shqiptarëve e serbëve dhe për marrëdhëniet aktuale midis Kosovës e Serbisë.

Milena, e cila po merr pjesë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që po mbahet në Prishtinë, shpreson se marrëdhëniet midis Kosovës e Serbisë do të normalizohen dhe të rinjtë e të dyja vendeve do të kenë bashkëpunim më të mirë

“Më vjen shumë keq për konfliktet që kishim në të kaluarën.

Më vjen shumë keq edhe për gjërat që po ndodhin sot, të cilat nuk janë të mira, dhe shpresoj që do të kemi një mundësi që në të ardhmen të bëhemi një shoqëri e mirë në Ballkan, pa konflikte, pa paragjykime, sepse mendoj që ne mund të bëhemi shokë dhe shoqe, sepse jam mike me shumë njerëz këtu.

Mendoj se nuk është problemi me njerëzit, mendoj se politika dhe politikanët i kanë bërë problemet shumë të mëdha, por shpresoj që në të ardhmen do të kemi më shumë bashkëpunim midis rinisë shqiptare dhe serbe. Është e nevojshme, është diçka që duhet bërë”, ka thënë ajo, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Studentja serbe Milena Beran pohon se në rrrethin e saj ende ka paragjykime për shqipen dhe shqiptarët

“Kur unë fillova ta studioja gjuhën shqipe, nëna ime ishte e kënaqur. Ajo nuk kishte paragjykime.

E kuptoi që unë e doja gjuhën shqipe dhe duhet të mësoja më shumë dhe duhet të lexoja.

Por, vëllai im, i cili është më i vogël se unë, nuk e kuptonte pse doja ta studioja pikërisht gjuhën shqipe.

Por, tani që po e filloj vitin e katërt, në tetor, vëllai im është shumë krenar me mua dhe gjithmonë u thotë shokëve të tij ‘motra ime studion gjuhën shqipe dhe është shumë e guximshme’.

Situata nuk është sikurse kemi dëgjuar në televizion ose diku tjetër.

Mendoj se me mua, me eksperiencën time, edhe familja ime po ndryshon, po i ndryshojnë pikëpamjet.

Për shembull, vitin e kaluar i  kam bërë pushimet me familjen time në Ulqin dhe ishte shumë mirë.

Nëna ime gëzohej. Nuk kishim asnjë problem.

Tani po përpiqemi të shkojmë në Shqipëri, t’i bëjmë pushimet atje, pse jo?” është shprehur Beran.

Albanologia e ardhshme serbe, e cila merr pjesë për herë të dytë në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet në Prishtinë, ka thënë se, krahas gjuhës, në fokus të interesimit të saj janë kultura dhe tradita shqiptare.

“Tani interesohem shumë për kulturën dhe traditën shqiptare dhe mendoj se është një gjë interesante për mua”, ka thënë ajo.

13 komente në “Studentja serbe, “e dashuruar” me shqiptarët dhe shqipen”

  1. like says:

    ja dhe serbet na u zbuten! s´kane faj se ne te semes jane duke shkuar.

    1. Civilizimi says:

      Ne vend qe te inkurajohen shembuj te tille dordolece si puna jote na degradojne me keq se c’kemi degraduar.
      Kjo vajze serbe po sakrifikon duke mesuar shqipen ne nje vend ku urrejtja per shqiptaret eshte akoma shume e larte.

      1. albaniafirst says:

        Civilizimi-e ke thene shume mire. Duam apo s’duam, jemi fqinje dhe me fqinjin eshte mire te lidhesh ura miqesie se sa urrejtje. Historia nuk ndryshohet dhe serbet kane shume gjynahe te bera ndaj shqiptareve ne keta 100 vjetet e fundit, por e ardhmja duhet te bashkoje dhe jo e kaluara

        1. toni says:

          Studimi i gjuhes shqipe ne serbi behet thjeshte per shtimin e shqipfolesava qe bejne propagande antishqiptare. Mos na shisni sapunin per djathe!

      2. Albatros says:

        Ti qenke kurve serbe bythqir.Do ju shfarrosim kerma.Keni shume borxhe per te lare

      3. like says:

        urrejtja per shqiptaret ka ardhur prej dordoleceve si puna jote qe edhe kur ta lane shkerdhyer motren e as “me fal” Nuk te kane thene shkon me vrap tjua lepish prap bythen. dordolece si puna jote sollen dhe pseudodemokracine saliniane dhe diktaturen enveriste duke mohuar vetveten dhe duke pritur qe te drejtat tjua japin ata qe ja u moren.

        Enveri dhe me keq akoma, vrau shqiptare kosove per ti bere qefin serbve si puna e ksaj zonjushes. ky eshte degradim “Civilizimi”. dhe civilizimi i vertete, ose pak me i mire eshte te mos ti perkembesh te drejtat e tua dhe te luftosh fort per to. Idjoter si puna jote qe jane gati ti puthin kembet e ti bashkohen te parit qe gjoja tregon simpati e kane degraduar kte komb neper 4 shtete e me nje ish líder psikopat te diagnostikuar.

        Mire ben kjo serbia qe studion dhe e do gjuhen shqipe, por kur serbet te kerkojne falje dhe te paguajne demshperblime per ate qe u kane bere shqiptarve do ta doje edhe me shume.

        dhe mos me çaj me trapin.

  2. Sali says:

    Bravo Tema. Do te benit edhe mire po te dergoni nje reporter ne Beograd, ku edhe mund te nxirrni nje variant serbisht te gazetes. Atje ju duan shume.

  3. nje amerikan says:

    he heee….
    paska interes per kulturen shqiptare goca!
    shko n shqipni ta msosh. dhe ta provosh mir ,dhe ta kuptosh akoma me mir kur t perfundosh duke u palle nen driten e semaforit,romantikshe si nen driten e henes,nen “kujdesin” e ndonji tutori “te kultures” shqiptare…
    ik o goc e shif hallin tand se kulturen shqiptare po e fut ne tela me gjemba perendimi vet. shikjo se ca bohet ne Holland. vendi I liris qe kerkon kufizim lirije per njerzit shqiptare!!! per kulturen shqiptare esht ky kufi…
    dhe kujdes se mos t rre mendja dhe martohesh me nanji shqiptar se ose do te perfundosh goc semafori ose buce me pjell klysha..
    kjo esht kultura e shqipove

    1. Taqka says:

      Dole prape ti djali i kurves !?

  4. Baliu says:

    Kjo e meson gjuhen shqipe per nevoja te shtetit te vet, ashtu si edhe qdo albanolog i huaj, e jo siq po interpretohet gjoja si dashuri romantike dhe e “guximshme” ndaj gjuhes shqipe.

  5. Piter says:

    I Americano “va fare in kulo”

  6. durrsak says:

    respekt per kte gocen

  7. Milan says:

    Do bejme mire qe cdo njeri te shikoje punen e tij,lerini te tjeret ne punet e tyre.Complimenti vajzes Serbe ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje