Donald Trump sfidon edhe shkencën, e shikon eklipsin e diellit pa syze fare

22 Gusht 2017, 10:20Hi-Tech TEMA
Donald Trump sfidon edhe shkencën, e shikon eklipsin e diellit pa syze fare

Manisë virale të qindra milionë amerikanëve për të parë eklipsin e diellit nuk i ka shpëtuar as Donald Trump dhe Zonja e Parë, të cilët e kanë ndjekur eventin nga “Ballkoni Truman” i Shtëpisë së Bardhë.

Por Presidenti i SHBA, ka sfiduar kërkesat e mediave amerikane dhe shumë mjekëve për ta parë eklipsin me syze të posaçme.

Trump e ka parë atë me sy të lirë, duke sjellë shumë komente nëpër rrjete sociale që thonin se “bombardimi” i njerëzve me nevojën për syze të posaçme është bërë vetëm që të shesin këtë produkt.

Por në një moment, më pas edhe ai i ka vendosur syzet, ndërsa ka dalë në oborrin e Shtëpisë së Bardhë bashkë me të shoqen dhe të bijën, Ivanka Trump.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje