Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në zyrat e shtetit, pikat kyçe që kanë kapur...!

22 Gusht 2017, 08:55Politika TEMA

Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ‘shërbejnë’ në pozicionet kyçe të administratës publike. Si mos të mjaftonte pasurimi i shpejtë, shpeshherë i pajustifikuar me burime të ardhurash të ligjshme, njerëzit e drejtësisë kanë akomoduar në pozicionet më të lakmueshme të administratës bashkëshortet, bashkëjetueset dhe fëmijët e tyre, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Teksa reforma në administratë pritet të jetë kryefjala e qeverisë ‘Rama 2’, Shqiptarja.com ka identifikuar dhe publikon familjarët e disa prej prokurorëve dhe gjyqtarëve, që punojnë në zyrat e shtetit shqiptar. Tre familjarë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndrecës, punojnë në sektorin shtetëror, konkretisht djali Erion Ndreca punon në Ministrinë e Drejtësisë, djali tjetër Erind Ndreca tek ZVRPP Tiranë dhe bashkëshortja Kristina në Universitetin Politeknik të Tiranës.

I biri i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjorit, Renis Zaganjori, punon tek Agjencia e Sigurimit të Depozitave, ndërsa djali i gjyqtarit Medi Bici punon pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe më pas në Bankën e Shqipërisë. Ndërkaq, familjarët e disa anëtarëve të KLD punojnë pranë Gjykatës Kushtetuese, Ministrisë së Bujqësisë, QSUT dhe Universitetit e Tiranës.

Bashkëjetueset

Arben Idrizi, bashkëjetuesi i anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, në deklaratën e pasurisë së zonjës në fjalë, rezulton se punon si Sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës. Shefkie Kortoci, bashkëjetuesja e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdarit, punon si arsimtare, por ka punuar edhe pranë INSTAT, ndërsa e bija Anisa Dizdari punon tek Dhoma e Noterisë.

Bashkëjetuesja anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi, Rudina Shiroka është Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërkaq, Alma Osmanaj, bashkëjetuesja e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai, rezulton se punon njëherësh në Ministrinë e Drejtësisë dhe si juriste pranë QSUT. Osmanaj, gjatë vitit 2016, deklaron se ka bërë shatë punë njëherësh, në sektorin privat dhe në atë shtetëror, brenda dhe jashtë shtetit. Nga punët që pretendon se ka kryer ajo deklaron rreth 240 mijë USD të ardhura vetëm gjatë vitit 2016.

Prokurorët

Bashkëshortja e kryeprokurorit Adriatik Llalla, Ardjana Llalla është Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH, ndërsa Sanije Bulku, bashkëshortja e kreut të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, punon pranë Bashkisë së Tiranës. Prokurorët e tjetër të Tiranës i kanë punësuar familjarët e tyre pikërisht në sektorët që janë më të ekspozuar nga abuzimeve, si pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, drejtorive rajonale të tatimeve, Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS, Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë, pranë AKBN etj.

Administrata

Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ‘shërbejnë’ në pozicionet kyçe të administratës publike. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë sistemuar edhe bashkëjetueset në pozicione të rëndësishme.

Tom Ndreca

Tre familjarë të anëtarit të Gjykatës së Lartë, Tom Ndrecës, punojnë në sektorin shtetëror, konkretisht djali Erion Ndreca në Ministrinë e Drejtësisë, djali tjerët Erind Ndreca tek ZVRPP Tiranë dhe bashkëshortja Kristina në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Familjarët e njerëzve të drejtësisë dhe pozicionet në administratë

Tom Ndreca, anëtar i Gjykatës së Lartë  

Djali Erion Ndreca punon në Ministrinë e Drejtësisë.
Djali tjetër Erind Ndreca punon tek ZVRPP Tiranë.
Bashkëshortja Kristina Ndreca punon në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Djali Renis Zaganjori, Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

Medi Bici, anëtar i Gjykatës së Lartë

Djali Ervin Bici punon pranë Drejtorisë së Buxhetit në Ministrinë e Financave.

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë

Djali Arlind Broci punon pranë Albkontroll.

Albana Shtylla, anëtare e KLD

Bashkëshorti menaxher i projektit të Bankës Botërore për Burimet Ujore dhe Ujitjen në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimin e Ujërave.

Astrit Haxhialushi, anëtar i KLD

Bashkëshortja Rozana Haxhialushi pedagoge në Universitetin e Tiranës.

Neritan Cena, anëtar i KLD

Bashkëshortja Suzana Cena, punon pranë AKKP dhe më pas pranë QSUT, si përgjegjëse në sektorin e marrëdhënieve ligjore.

Sokol Çomo, anëtar i KLD

Bashkëshortja Alma Çomo Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë në Gjykatën Kushtetuese.

Dritan Hallunaj, ish-anëtar i KLD

Bashkëshortja Enkelejda Hallunaj mjeke e pranë Autoritetit Shtetëror Rajonal.

Hysen Saliko, ish-anëtar i KLD

Djali Ibrahim Saliko punon në Ministrinë e Drejtësisë.

Ilir Mustafaj, ish-anëtar i KLD
Bashkëshortja Luiza Mustafaj punon në gjimnazin “Partizani”.

Tritan Hamitaj, ish-anëtar i KLD

Bashkëshortja Rudina Hamitaj mësuese në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës.

Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Sonila Cami Nëndrejtore tek shkolla “Jeronim De Rada”.

Altina Xhoxhaj, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesi Arben Idrizi, Sekretar i Përgjithshëm në institucionin e Presidentit të Republikës.

Fatmir Hoxha, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Rudina Hoxha inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit.

Fatos Lulo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëshortja Rudina Lulo mësuese pranë shkollës private “Faik Konica”.

Gani Dizdari, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci arsimtare dhe në INSTAT.

E bija, Anisa Dizdari notere te Dhoma e Noterisë.

Sokol Berberi, anëtar i Gjykatës Kushtetuese

Bashkëjetuesja Rudina Shiroka Përgjegjëse e Arkivit në Kuvendin e Shqipërisë.

Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese

E bija Elira Tusha punon tek Avokatura e Shtetit.

Flamur Kapllanaj, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Noterisë Tiranë.

Bledar Abdallai, Gjykata e Tiranës

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon në Ministrinë e Drejtësisë, 3 047 836 lekë.

Bashkëjetuesja, Alma Osmanaj, punon si juriste pranë QSUT, 94 237 lekë.

Paulin Çera, Gjykata Durrës
Bashkëshortja e punësuar në Drejtorinë Arsimore Dibër.

Arben Dosti, Gjykata e Gjirokastrës

Bashkëshortja Ediola Dosti punon pranë SHKBB në Ministrinë e Drejtësisë.

Arjana Liço, Gjykata e Tiranës

Djali Loren Liço punon pranë Shkollës së Avokatisë Tiranë.

Djali Ganimet Liço punon pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Enkela Vlora, Gjykata e Tiranës

Bashkëshorti Qemal Vlora punon pranë Agjencisë së Parqeve në Bashkinë e Tiranës.

Ervin Pollozhani, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja Anita Pollozhani punon pranë QSUT.

Fatri Islamaj, Gjykata e Tiranës

Bashkëshortja Matilda Islamaj punon pranë QSUT.

Fida Osmani, Gjykata e Tiranës
Bashkëshorti Endrit Osmani pranë Gjykatës Kushtetuese

Vajza Marsila Osmani punon pranë Kuvendit të Shqipërisë dhe Fakultetit të Drejtësisë.

Flamur Kapllani, Gjykata e Tiranës
Bashkëshortja punon pranë Dhomës së Avokatisë në Tiranë.

Flojera Davidhi, Gjykata e Korçës

Bashkëshorti Kujtim Bunga punon pranë ALUIZNI në Korçë

Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

Bashkëshortja Ardjana Llalla Përgjegjëse Sektori pranë ISKSH.

Petrit Fusha, kryetari i Prokurorisë së Tiranës

Bashkëshortja Sanije Bulku punon pranë Bashkisë së Tiranë

Djali ka punuar përkohësisht si specialist pranë DPSHTRR

Adnand Xhelili, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Mirela Xhelili punon pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave.

Arben Pasha, prokuror

Bashkëshortja e tij punon si Inspektore pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, Gjirokastër.

Adriano Dyrmishi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Jonida Dyrmishi punon pranë Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Adriatik Cama, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Alma Cama punon pranë shkollës ‘Ali Demi’.

Afërdita Ndoi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti i saj Gentian Ndoj punon në Policinë e Shtetit.

Isuf Demirneli, Prokuroria e Tiranës
Bashkëshortja Majlinda Demirneli punon pranë Agjencisë së Akreditimit të Universiteteve Publike në MAS.

Alket Mersini, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Mirela Mersini punon pranë Fakultetit Ekonomik Tiranë.

Ardian Ylli, Prokuroria e Durrësit

Bashkëshortja Mirela Ylli Drejtore e Bibliotekës Publike Durrës.

Djali i tij punon pranë Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës Tiranë.

Artur Ismajlukaj, Prokuroria e Tropojës

Bashkëshortja e tij Eva Ismajlukaj punon si Drejtoreshë Shkolle.

Dritan Prençi, Prokuroria e Kukësit

Bashkëshortja e tij punon pranë QSUT.

Urim Buci, Prokuroria e Dibrës

Bashkëshortja e tij Suela Buci punon pranë AKBN.

Anila Pappa, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Vasil Pappa punon në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.

Arban Allajbeu, Prokuroria e Beratit

Bashkëshortja Etjona Allajbeu, Drejtoria Arsimore Berat.

Arben Nela, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Brunilda Nela, Ministria e Transportit.

Ardian Braho, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Esmeralda Braho, Drejtoria e Licencimit dhe Gjendjes Civile, Bashkia e Tiranës.

Arian Përmeti, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Alma Përmeti punon në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Besnik Cengu, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja, Fllanza Cengu, Qendra Shëndetësore në Kamëz.

Djali Rubin Cengu punon pranë Shtypshkronjës së Letrave më Vlerë.

Djali tjetër Arjan Cengu punon pranë ZVRPP në Tiranë.

Armand Gurakuqi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Eglantina Gurakuqi punon pranë UKT.

Artan Lulaj, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Flora Lulaj punon si financiare në Gjykatën e Apelit Tiranës.

Bilbil Mete, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Rajmonda Mete punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Bujar Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Hamide Hoxha punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Eugen Beci, Prokuroria e Krimeve të Rënda

Bashkëshortja punon pranë Bashkisë së Tiranës

Besnik Cani, drejtues i Prokurorisë Shkodër

Bashkëshortja punon si mjeke në Paskuqan Tiranë.

Adnan Xholi, drejtor i hetimit dhe ndjekjes penale

Bashkëshortja e tij punon si specialiste pranë Prokurorisë së Tiranës, 628 944 lekë.

Edison Ademi, drejtues i Prokurorisë Sarandë

Bashkëshortja Arkida Ademi punon tek enti i banesave Vlorë

Petrit Çano, kreu i Prokurorisë Krujë

Bashkëshortja e tij Majlinda Çano punon në Bashkinë e Lushnjes.

Vajza Ana Çano punon pranë Universitetit Ismail Qemali Vlorë.

Zeqir Hoxha, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij Nazmie Hoda punon pranë ISSH Tiranë.

Suela Salavaçi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Besnik Muçmara shef sektori i shërbimeve të Policisë Gjyqësore.

Shpëtim Kurti, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Vjona Kurti punon pranë poliklinikës numër 3 Tiranë.

Shpëtim Garunja, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja e tij punon pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Robert Kote, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Diana Kote punon si specialiste edukimi pranë Institucionit të Veçantë Shëndetësor i të Burgosurve.

Përparim Hasa, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Vjollca Hasa punon pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Ndini Tavani, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Brunilda Tavani punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Naim Tola, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Elona Tola punon pranë poliklinikës numër 8 Tiranë.

Mirela Zavalani, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Elban Zavalani punon pranë Policisë Gjyqësore Tiranë.

Marjeta Zaimi, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Belul Zaimi punon si ekspert pranë Gjykatës së Laçit.

Djali Sigi Zaimi punon pranë ZQRPP Tiranë.

Ledina Lera, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshorti Nikolla Lera punon pranë Ministrisë së Financave dhe OSSH, më parë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes.

Kudusi Shahu, Prokuroria e Tiranës

Bashkëshortja Ermenita Shahu punon pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. (Shqiptarja.com)

22 komente në “Familjarët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në zyrat e shtetit, pikat kyçe që kanë kapur…!”

  1. Erjoni says:

    Doni me per belulin dmth ngado qe te kthesh leket te trokasin te dera e shpise. Ky eshte albanistani yne i qeverisur me familje mafjoze. Gazetare hale shkoni dhe ju beni ndonje interviste kerkojini llogari ketyre hajduteve mos na tregoni femrat e bukura se ato tek e fundit perdorin trupin e tyre per te perfituar pa i futur duart ne xhep shqipetareve.

  2. Albi says:

    Kjo eshte nje liste idiote qe tregon shume me pak se cfare trumbeton ne titull.
    Pervec emrave qe punojne ne institucione te drejtesise e mund te konsiderohen ne konflikt interesi, ose ne ndonje institucion tjeter primar, psh Kuvendi i Shqiperise, gjithe pjesa tjeter e listes jep kot me kot emra qe punojne si mesues neper shkolla (biles ne nje rast edhe ne nje shkolle private, a thua se ka zene vend ne shtet), ose ne institucione te tjera ne pozicione te thjeshta.

    Njerezit kane te drejte te punojne sipas profilit qe kane, e nuk mund te thuash qe kane zaptuar administraten, se po punojne si arsimtare apo ne vende te tjera pune normale.

    Hiq 7-10 emra qe duken ne konflikt interesi, gjithe emrat e tjere jane perfshire kot ne liste, duke dhunuar te drejtat e tyre te privatesise, dhe mund te kete vend per kallezime per shpifje dhe cenim te te drejtave te njerezve qe thjesht kane punen e tyre dhe kaq.

    Kjo lloj gazetarie le shume per te deshiruar sepse nuk perpiqet minimalisht te filtroje informacionet, por i hedh direkt per konsum publik pa asnje lloj etike. Kjo eshte nje gje shume e ndyre qe i ben njerezit qe ta shikojne edhe median ne nje nivel llumi te ngjashem me drejtesine!

    1. lili says:

      Jo.
      shteti ka detyre te krijoje vende pune per cdo familje e jo vetem per 1àà familjet qe marrin cdo gje nga ne e nuk japin asgje!
      Shteti franceze per shembull dikur pat vendos se ne shtet punon vetem nje per familje,qe cdo familje t’ia shohe hajrin shtetit,e te gjeje pune ne strukturat e shtetit per te mbajtur familjen… Edhe franca nuk ishte shtet komunist po vetem shtet qe do mireqenjen e cdo familje e jo vetem te 100 familjeve…Sot kjo tradite vazhdon ne disa institutione ku burr e grua nuk munden me punuar bashke ne nje institucion.
      Pse nuk kemi njereze tjere pos keto 100 familje ne, njereze qe kane vertete nevoje per pune,kurse keta shkojne ne pune jo nga halli..po nga pangopsia! Ambasadat tona jane plot me femije te 100 familjeve edhe ska vend per femijet tjere nje qind here ma meritant e ma respektuoze per publikun se keta femije te lasdruar qe te mbyllin telefonin neper ambasada se nuk dine cka eshte sherbimi per publikun ,po mendojne se ne duhet t’ju sherbejme…
      Shume shume raste te tjera kemi ku paaftesia eshte vendos ne krye te shtetin vetem pse je nga keto 100 familje!
      Pra,
      Ose tatim te forte per ta, ose pune per te gjithe ,pra jo ma shume se nje te punesuar ne shtet,qe te kete vend per te gjithe e qe te gjithe t’i shohim hajrin ‘shtetit’,qe sot per sot eshte ma shume nje institution i kthyer nga keto grabitcare ne klan maffioz se sa shtet per te gjithe
      Kjo duhet te jete reforma ne administrate per Ramen.

  3. qytetari says:

    Edi, o Edi Rama !!!
    A e kupton tani pse nuk bijne te futen ne shtet njerzit e zakonshem??!!
    Sepse do jene thjesht per mbushje dhe gomari i punes! Nderkohe qe gjithe personat e mesiperm te soj e sorollopi te tyre bejne qef dhe palle se kane mikun qe i mbron!!!
    Edi, o Edi Rama a e kupton??!!!

  4. Thanasi qe t'a plasi says:

    Po familjarët e politikanëve ku punojnë? Investigoni njehere andej nga Banka e Shqiperisë dhe do çuditeni

  5. Durim says:

    Gruaja e kryeprokurorit te Tiranes Petrit Fusha, qe mbylli dosjen e Veliajt pasi piu rastesisht disa birra me te, punoka ne bashki. Paska qene lidhja me e thelle

  6. tomsojeri says:

    lMore z Albi ,cfar kerkon te na thuash ??????? Ty nuk te bekan pershtypje qe kto emra te punesuar si privilegj i mbiemrave qe kan uzurpuar dhe degjeneruar administraten e kan krijuar kt shtet mbi shtet qe ka pjekur shqiptaret ne kellin e pushtetit qe ju dhan vet shqiptaret ! Kjo mafje e sofistikuar, qe lista esht mjaft e vogel sepse mungojn farefis e te aferm deputetesh e ministrash qe plotesojn komplet kte organizat kriminale antishqiptare qe ka ven pasuri maremendeshe por, po kercenon edhe ndonje kallzim per “nxjerje horlliqesh horrash se na ju cenoka e drejt e privatesis !!!! Saper median, deri dje ka punuar per ta e ju ka sherbyer me heshtjen e saj ktij mali gjigand korupsioni e krimi ! Shum mir qe na jep emra jo vetem te kompromentuar deri ne gryk por edhe ata qe aq forc kan ne kte klan !Konkluzionin e nxjerin vet shqiptaret duke ber krahasime ! Un mendoj qe kjo list esht nje pik ne Oqeanin e ktij degjenerimi 27 vjecar, ku kjo klas e re ka ber kerdin dhe uroj qe te mos ket mar ruget e mergimit ndonje nga femijt e tu per munges farefisi,te ksaj klase vrasese ! Nuk kam asgje personale me ty, por esht e drejt e kujdo qe shef dhe heq ne kte regjim, te thot ate qe mendon e kupton I nderuar Albi ne kte Shqiperi esht grumbulluar shum “pleh” e pastrimi esht jetik ma tash per kte komb e nuk esht aq e leht e mos u cudit , se syt shum cudira na kan par e heshtja ka qen mburoj e ktyre banditeve , e skemi pse cuditemi per cka lexojm e do lexojm akoma ,,,,,,,,,,,

    1. Albi says:

      Ja te ta shpjegoj me dy fjale tomsojeri se cfare desha te them:

      te gjithe emrat qe punojne ne vende te zakonshme pune (mjeke, mesues, specialiste ne fusha qe nuk kane te bejne me drejtesine apo bankat, etj etj), jane njerez te zakonshem ne pune te zakonshme, dhe nuk mund te vije njeri te thote qe nqse njeri eshte prokuror, e shoqja nuk ka te drejte te jete mesuese, kjo eshte qesharake! Ka shume njerez qe vendet e punes i kane qe para se te martoheshin, e te merresh me kete pjese eshte budallallek dhe injorance.

      nga ana tjeter, gjithmone per keto vende te zakonshme pune, nqse jane perfituar me nderhyrje dhe miqesi (e vertete ne jo pak raste), do te te ftoja ty dhe gjithe te tjeret te shikoheshit ne pasqyre e ti benit pyetje vetes: “Po nqse une do e kisha nje mundesi ne dore, nuk do e rregulloja time shoqe ne nje pune te mire qe nuk i bie ne qafe askujt, qe ka aftesi ta beje, pavaresisht se mund te kete te tjere me te zotet?” Nqse pasqyres ti dhe te tjeret do i pergjigjeni “Jo, nuk do e beja”, atehere une e kam gabim dhe ju keni te drejte. Dhe qenkan vetem keta legenat qe paskan perfituar, se njerezit e thjeshte nuk do e shfrytezonin kurre nje mundesi te tille nqse do i jepej. Dhe paskemi vuajtur 27 vjet nga 250 prokurore e gjykates, nga 500 deputete e ministra te qelbur, kur vete paskemi qene te kulluar… Dhe keta horra nuk kane dale nga ky popull, po na kane zbritur nga qielli per te bere kete organizate antishqiptare. Dhe kane dale fiks keta 800-1000 maskarenj, dhe ka mbetur gjithe pjesa tjeter e ndershme e ketij vendi qe as nuk ka menduar ndonjehere te perfitoje pa te drejte, t’i bjere qylit, te ngrohet ne diell kur punojne te tjeret, edhe te beje e te perfitoje ndere lart e poshte…

      Ne fakt, po te thellohemi pak ne kete drejtim, do shohim qe shqiptaret jane vete antishqiptare, sepse po te ishin te hajrit e te civilizuar, do i jepnin drejtim puneve te veta me kohe, sic kane bere kombe te ngjashem nga ne si numer. Dhe nuk mund te futet termi “organizate” sepse shqiptaret nuk kane aftesi te organizohen.

  7. Zini says:

    Keta duhet qe te perdhunohen familjarisht ku eshte shteti te q………shtetin te tere njesoj jane ju sh…….rracen

  8. Shefi says:

    Eshte normale qe bashkeshortet e prokuroreve e gjyaktesve te te kene nje status te larte shoqeror. Dmth nje gjykates nuk mund te martohet me nje pedagoge? Vendet e punes ne universitet supozohet se jane ne baze te kualifikimeve te cdo kandiddati me konkurs dhe nuk duhet te kete te beje me farefisin e tij. Po qe se aplikohet konkursi per te gjitha vendet e siperpermendura, atehere le ta fitoje me i zoti

  9. J says:

    Popull hajdut dhe i degjeneruar. Ndëkohë gazetarët tanë kontrollojnë a janë trashur shalët e Karminës. Ju ka plasur cipa dhe asgjë ju bën përshtypje.

  10. Jevi says:

    Per te gjitha keto denancime eshte mire te na thuhet se cili(a) nga keta te aferm eshte ne konflikt interesi.Cili nga ata(o) eshte i pa afte per detyren qe kaNe rast se jane te afte,bejne mire punen,zbatojne ligjin dhe jane korekt s’kemi pse ti pergojojme.Mos haroni se sejcili ka te drejten e tij.Ne diktature thuhej shume here kur nuk kishe perkrahje:E ke marre nje te drjte studimi,duhet te marrin edhe te tjeret.:Mos te bejme me populizma lufte te re KLLASASH.

  11. Albi says:

    Grate e gjysmet tjeter jane Notere , femijet Noter e Avokate .Pa shikoni si i dekarojne te ardhurat per te pastruar parate e bashkeshorteve gjyqtare e prokurore .Pa shikoni a i kane paguar taksat per keto te ardhura ? Keta te gjithe jane ne konflikt interesi .Po nga na doli kjo rrace kaq e afte per te bere para nderkohe qe pjesa tjetert e intelektualeve te ketij vendi shume here me te mencur e te perkushtuar nuk kane asgje pervec nje shtepie ku fisin koken Kjo lloj ekonomie tregu qenka vetem per gjyqtare prokurore e politikene .I befshi qefin .

  12. uskania says:

    Ka edhe raste që publikimi është i kotë.Janë martuar, ose bashkëjetojnë dy gjykatës…Çfar ka këtu?Por, vëreni më tej:Njerëzit e gjyqtarëve e prokurorëve janë të punësuar me kuç e me maç si rregull. Edhe më tej:Janë të gjithë të punësuar njerëzit e ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të lartë, ish-politikanëve dhe politikanëve të lartë.Dhe, të punësuar në vende të mira pune, me rroga shumë të larta.Zemra e administratës shqiptare, vendet me rroga të larta e shumë të larta janë pothuaj të gjitha punësime NEPOTIKE.Kjo është KATASTROFË! Si do shëndoshet administrata?Le të presim se çfar do të bëjë Edi Rama.

  13. BB says:

    Jo vetem kaq por… shikoni sa “te zgjedhur” ka ne Banken Kombetare te Shqiperise nga familjaret e politikaneve si dhe gjyqtareve e prokuroreve. Elita di ta ruaje status-quo-ne.

    1. mirel says:

      Ashtu di te ruaj dhe Banken. Ta rruaje mire domethene.
      Dhe prape del e nderuar.

  14. Drini says:

    Do tu ruash te gjitheve topet o ed palla te qe salihu po me mend e para 90tes I kishte qire ropt ketyre

  15. ALI ABDULLAI says:

    TE NDERUAR GAZETARE.

    E KUPTOJ QE JU DUHET TE LUFTONI KORUPSIONIN DHE TE PRODHONI DISA LAJME PER TO MBUSHUR GAZETAT.
    KAN NJE PYETJE PER JU: A DUHET TE PUNOJNE TE AFERMIT E PUSHTETAREVE BAZUAR NE EDUKIMIN E TYRE APO DUHET TE RINE NE SHTEPI??
    KU DUHET TE PUNOJNE KETA PERSONA SIPAS MENDIMIT TUAJ? A KANE TE DREJTA TE BARABARTA SI TE TJERET APO DUHET TE DISKRIMINOHEN PER ARESYE SE KANE BABALLARE DHE NENA NE NJE POZICION TE CAKTUAR??
    NESE KENI FAKTE SE ATA NUK E MERITOJNE KETO VENDE PUNE PARAQITINI DHE ATA DUHET TE LARGOHEN SE BASHKU ME ATA QE I KANE FAVORIZUAR, NE TE KUNDERT JU LUTEM LERINI TE PUNOJNE DHE TE NDIHMOJNE NE ZHVILLIMIN E VENDIT.

    1. lili says:

      po,
      une te them se nuk e meritojne e se kemi njereze nje mije here ma te shkolluar, me shkolle te regulte ne Perendim bile, qe nuk munden me punuar se vendet jane te rezervuar: neper ambasadat tona ke femije te lasdruar qe as gjuhen e vendit ku punojne nuk e dine po punojne aty se jane bija e fillanit, kurse ke studente te shkelqyer qe nuk afrohen edhe pse te diplomuar edhe njohes te mire te vendeve ku sherbejne keto ambasada.
      Vetem beheni nje listing te kush eshte neper ambasadat tona….
      Kontributin per vendin munden edhe me dhane ne pune jashte shtetit!
      Po pse vetem tek shteti gjen pune keta? ma kollaj e kane se maffiozet mbajne njeritjetrin e punedhenesi privat do rezultate e nuk pyet per farefisllek!!
      Pra nje ligj qe thot shkurt e shqip: punesim ne shtet kufizohet per anetaret e familjes kur kane nje te punesuar ne shtet,pos raste kur aplikante ka merita te patjetersueshme.

  16. Spartaku says:

    Kjo gje tregon se qeveria Rama 2,do t’a kete te veshtire berjen e nje administrate shteterore aktive dhe te manovrueshme.Keta e keto qe jane njerez me influence, e mbrohen nga njerez te kupoles,do t’a sabotojne reformen ne administrate.Me i rrezikshem eshte armiku i brendshem se sa armiku jashtem.Te shohim se Edi Rama do t’ja dalin dote kesaj lufte te madhe apo jo. Eshte shume e veshtire.

  17. lili says:

    mire e ka Rama qe do shkurtime n’administrate, se keta kane rroga kot.
    Le t’ia filloje me keta,pastaj neper ambasadat tona, etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje