VIDEO+FOTO/ Tërmeti në Itali. Momente prekëse, foshnja 7-muajshe dhe vëllai i tij nxirren nga rrënojat

22 Gusht 2017, 12:42Bota TEMA
VIDEO+FOTO/ Tërmeti në Itali. Momente prekëse, foshnja 7-muajshe

Forcat zjarrfikëse në Itali kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat  një foshnje 7 muajshe edhe vëllain e tij Mattias, pasi banesa e tyre ishte shembur nga  tërmeti që ra në Casamicciola, në ishullin Iskia.

‘Tgcom’ shkruan se forcat e zjarrfikëses janë duke gërmuar ende në këtë banesë pasi poshtë rrënojave ndodhet edhe vëllai tjetër, Ciro.

Nga tërmeti që goditi ishullin e Iskia-s dy gra humbën jetën dhe 39 persona u plagosën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërkohë, 2.600 persona kanë mbetur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre janë shkatërruar.

Tërmeti 3.6 ballë ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie, ndërsa një pjesë e ishullit është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio. Forcat e shpëtimit janë në terren për të dhënë ndihmën e tyre.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje