FOTOT emocionuese, të mbijetuarit nga “kthetrat” e ISIS dhe lufta për “liri”

23 Gusht 2017, 15:01Lifestyle TEMA
FOTOT emocionuese, të mbijetuarit nga “kthetrat” e ISIS dhe

Imazhet të cilat të “thyejnë zemër” tregojnë traumën e të pafajshmëve që jetuan nën diktaruarën e ISIS para se t’i mbijetonin betejën brutale për të çliruar qytetin iraken nga xhihadistët.

Për më shumë se tre vjet ata jetuan nën kalifatin brutal të ISIS në Mosul.

Fytyrat e civilëve të fotografuara në qytetin e shkatërruar nga lufta tregojnë tmerret që ata kanë kaluar .

Këtë pamje të realizuara nga fotografja Carol Guzy shërbejnë si një kujtesë kolektive se sa i tmerrshëm ishte regjimi i ISIS dhe lufta që u bë për çlirimin e qytetit nga xhihadistët.

Shumica e civilëve që mbijetuan nga beteja brutale për të çliruar Mosulin, e cila u nis vitin e kaluar, tani përballen me një të ardhme të pasigurt të harruar dhe të lënë në mëshirën e fatit në kampet e refugjatëve.

Fotografja e Washington Post, Guzy, kaloi muaj në Irak për të dokumentuar tmerrin që po përjetonin njerëzit aty, imazhet e të cilës janë përdorur në mbulimin e lajmeve nga e gjithë bota.

ISIS mori kontrollin e qytetit të Mosulit në qershor të 2014 dhe pas ndërhyrjes së forcave Iraniane, kurde, amerikane dhe franceze në tetor të vitit të kaluar qyteti u çlirua nga xhihadistët.

OKB vlerëson se gati një milion njerëz humbën shtëpitë e tyre gjatë betejës për Mosulin dhe autoritetet po përballen me një krizë të madhe humanitare, me kampe të shumta dhe plagë që duken se nuk do të mbyllen kurrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje