VIDEO/ Rama takim me ambasadorët: Duhet një qasje e re, kemi diplomatë delenxhinj. Ja se si do të vlerësohet puna e tyre

24 Gusht 2017, 11:12Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në ambjentet e Ministrisë së Jashtme të gjithë ambasadorët e Shqipërisë të akredituar në vendet e tjera.

Rama i ka ftuar ata për të pasur një qasje të re diplomatike.

Më tëj shefi i qeverisë ka njoftuar se do të matet çdo vit kontributi i gjithësecilit.

“Historia e fjalimit të rradhës nuk duhet të përsëritet më dhe unë do të bëj çmos që të mos ndodhë.

Unë nuk i laj duart këtu përpara jush dhe vetëkuptohet që unë jam i pari si kryeministër që mbaj përgjegjësi.

Nuk mund të jetë më kështu. Duhet të nisë kthesa dhe përgjegjësinë për të do ta mbaj unë dhe ju.

Puna e shefit të diplomacisë do të matet dhe vlerësohet çdo vit duke parë se sa do të përmirësohet roli i Shqipërisë jashtë vendit. Duhet një qasje e re në aspektin e shërbimit të jashtëm që ne po flasim.

Kam bindjen se askush këtu apo jashtë këtyre mureve nuk do të thoshte një fakt apo një shifër sa i përket shërbimit të jashtëm,” tha Rama.

2 komente në “VIDEO/ Rama takim me ambasadorët: Duhet një qasje e re, kemi diplomatë delenxhinj. Ja se si do të vlerësohet puna e tyre”

  1. Cuni i Tirones says:

    LLafe, LLafe, LLafe, LLafe, LLaf, LLa, LL, LL .a….f…eee…

  2. gimi says:

    Zoti km, vetem femrat çajne bllokaden. Zgjidh femra dhe gra per ne ambasada dhe ke per ta pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje