Shembulli kroat dhe ai rumun, shumë shpejt do të zbatohen dhe në Shqipëri. Vjeshta përveçse do sjellë zbatimin e vetingut, do shkaktojë tërmet dhe në politikën e korruptuar shqiptare.
Edhe pse të gjithë tani ndodhen me pushime, SHBA ka nisur punën për të dërguar pas hekurave politikanë, gjyqtarë e prokurorë të korruptuar.
Sipas burimeve të sigurta, SHBA ka kërkuar nga disa prej institucioneve shqiptare që të nisin punën për të identifikuar ata politikanë dhe zyrtarë që dyshohet se janë të korruptuar. Burimet thanë se në shtator do të vijë në Tiranë një grup i posaçëm me ekspertë e prokurorë amerikanë, të cilët do jetë kokat e luftës ndaj korrupsionit.
Por që puna të nisë menjëherë, ata kanë kërkuar nga institucionet shqiptare që të jenë gati. Për këtë arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, kanë hartuar nga një listë me të gjithë zyrtarët e nivelit të lartë që dyshohet se kanë fshehur pasuritë, kanë pastruar para dhe që dyshohet se janë të korruptuar.
Nga ana tjetër, po hartohet një listë me të gjithë pasurinë e politikanëve. Burime nga Drejtoria e Pastrimit të Parave thanë për gazetën’Sot’ se SHBA ka kërkuar nga institucionet shqiptare të dhëna të përgjithshme për çdo emër zyrtari të lartë.
Burimet sqaruan se ky proces nuk ka lidhje fare me vetingun. Qëllimi ka të bëjë me ngritjen dhe funksionimin e SPAK. Kur të ngrihet ky institucion, SHBA do që të ketë të dhëna mbi secilin politikan dhe zyrtarë të lartë sa i takon pasurisë së tij. Një zyrtar i lartë pranë DPPP i tha gazetës se dosjet për disa individë janë tashmë gati.
Ndërkohë e njëjta gjë është kërkuar dhe nga prokuroria dhe nga policia, por ILDKP dhe DPPPP janë më kryesoret, pasi ato kanë mundësinë të identifikojnë pasuritë.
Burimet thanë se SHBA ka ngritur një grup ekspertësh dhe ata në shtator do të vijnë në Tiranë ku do takohen me krerët e të gjitha institucioneve kryesore në vend. Secili prej emrave në atë takim do dorëzojë të dhënat për zyrtarët e lartë në bazë të fushave të caktuar.
Po ashtu, SHBA ka kërkuar verifikim të veçantë për disa emra të caktuar dhe DPPP i ka gati dosjet e pasurive që rezultojnë të paligjshme dhe do të duhet të sekuestrohen.
Dosja do dorëzohet në takimin e shtatorit bashkë me të dhënat e tjera. SHBA duket se po ndjek të njëjta taktika si në Kroaci e Rumani, pasi dhe aty fillimisht u mblodhën të dhëna mbi pasuritë e të gjithë pushtetarëve.
Shqipëria pritet të ketë fatin e të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit, përveç Kosovës.
Rumania dhe Kroacia arritën të hyjnë në Bashkimin Evropian vetëm duke dërguar pas hekurave pushtetarët e korruptuar.
Në të dyja vendet janë me mijëra personat e arritur. Po ashtu, e njëjta gjë po ndodh edhe në Mal të Zi, në Serbi dhe së fundmi në Maqedoni. Pra nëse shihen vendet e rajonit, vetëm Shqipëria është shteti ku nuk është ngritur SPAK.
Por sinjalet janë se kur të ngrihet, do të kemi të njëjtën situatë, pasi gjyqtarë, prokurorë, ministra, deputetë, ish-ministra. Byroja Kombëtare e Hetimit shihet si organi më i rëndësishëm në pastrimin e politikës nga të korruptuarit.
SPAK do ketë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta, por BKH do jetë organi që do zbulojë i pari ata pushtetarë që kanë vjedhur qytetarët.
Për këtë arsye, amerikanët po këmbëngulin te ngritja e tij. Që në 2015, amerikanët tentuan që të ngrinin një organ të tillë, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi dhe më pas u vendos që të bëhej bashkë me reformën në drejtësi. Në shtator pritet që të hidhen themelet e këtij organi, i cili parashikohet që të shkaktojë tërmet ndaj atyre që janë të korruptuar.
ka per te qene ndonje shoku i Kseres, VK.
Na lodhe topet me keto mprehrje e be e rrufe! Lesh me qime sic eshte ka per tu bere. Ata qe vodhen parate e pasurite do jen e do ngelen te paurit e shqiperise.
Prisni tu ndreqi amerika… pika ne bythe u rente, se i plasi derri amerikes se po vdesin shqiptaret nga skamja.
A nuk ishin amerikanet ata qe ua hoqen qafe komunistet dhe ua bene te gjithe demokrate e socialista e lsi-sta e punonjes te ambasades se shba.
Na rrufshi trapin me gjitge amerike ju debile muti.