Politikanë më idiotë se këta tanët, nuk më kanë zënë sytë të them të vertetën, jo për nga shkollimi, por… nga mendimi. U bënë vite që dëgjoj prej tyre, se shqiptarët nuk kanë këllqe, janë frikacakë, nuk dalin të protestojnë, nuk dalin të kërkojnë të drejtat e tyre, e në fakt është krejtë e kundërta.
Ne jemi ndoshta i vetmi popull në botë, që nuk duam trazira dhe me heshtje, me vuajtie mbi shpatulla, jemi munduar t’i tregojmë botës, se na ka zënë “rrota bishtin”, deri sa të drejtohemi nga një tufë injorantësh, që nuk dinë gjë tjetër, vetëm të shajnë e hedhin vrerë pa adresë, e që më shumë po na fyejnë ne, se sa ata të cilët gjoja u drejtohen.
Ne të “heshturit”, me heshtjen tonë, që e paguajmë me çmimin e rëndë të sofrës bosh, kërkojmë t’i tregojmë botës se tek ne konflikte nuk ka, por konfliktet i prodhojnë ata, të përkëdhelurit e sistemit pa ekuale…!
Të dashur injorantë, bijë të k**vës politikë, shqiptarët po protestojnë, madje kanë vite që e bëjnë me heshtje, e jo sepse janë frikacakë, as sepse janë të trullosur nga fjalimet tuaja si vajtime kukuvajkash, por sepse janë të urtë e të matur, që budallait t’i hapin rrugë, në mënyrën më diplomatike, derisa të përfundoi me “zinxhira në këmbë”, në dhomat e çmendisë.
Aty ku kërkohet konflikt, konflikt nuk ka, e aty ku prodhohet problem, problemi është i zgjidhur për qytetarin, por për langarin që leh pa pushim dhe pa drejtim, si gjithmonë, konflikt ka edhe aty ku nuk ekziston, e zgjidhja bëhet pasi të jetë bërë nyje… lidhja.
Kapërdiset injoranti, u thotë qytetarit se në NATO të çova unë, kur vendin e mbushi me armë dhe e ktheu një shekull mbrapa, kapërdiset makut hajduti, se në BE i’u çova unë, me milionat e vjedhura ende të pa gjetura, kapardisen të gjithë orangutangët e podiumeve, duke u mburrur paturpësisht me ish shtetin e tyre pa shtet, ku i forti nuk paguante dhe i dobti lotonte nga dhimbja… duke paguar edhe për atë.
Fatkeqësi e madhe, që këta shushunja kënetash, nuk e kuptojnë se nuk kanë bërë asgjë më shumë, e asgjë më pak, por se kanë tentuar me të gjitha mënyrat dhe mjetet, që të na pengojnë në gjithçka, që të jenë të qetë nga mos pasja shtet, e që të parët për të vjedhur të jenë vetë!
Hesht shqiptari, bërtet idioti, i lutet shqiptari të mos grindet marrokut, por as që e dëgjon i shurdhuar… nga daullet e kënaqësisë dhe mendjemadhësisë!
Protestat e vërteta e 21 Janarit, apo ajo e armëve kimike, ku njëra prodhoi krimin shtetëror dhe tjetra mos bindjen paqësore për atë që “durimmëdhenjëve” u duket e padrejtë, ndoshta nuk u paska treguar as gjënë më elementare… se edhe durimi ka kufi.
Portat e derës europiane u hapën pa protesta, me durim, duke pritur që Europa të na jepte atë që na takonte… rrugën e lirë, që na e kishin zënë, e që akoma poshtërsisht dhe brutalisht e kanë mbyllur për gjysmën e kombit.
Ata që flasin me tam tame dhe thurin lajme me ditirambe, për të na hutuar me “misticizmin” e tyre, por edhe këta mostra, që tek ne jetojnë me injorancën dhe mediokritetin e të qenurit politikan shqiptarë, e dinë mirë se ne nuk jemi as afrikan, as aziatik, as amerikan dhe as australian, por… europian. Ndaj rrugët tona të shtëpisë, brenda oborrit tonë, askush nuk mund të na i mbylli.
Rrugët do mbyllen shumë shpejt për gjithë ata, që frikën e tyre duan ta ndajnë me ne, por në fakt vetëm sa na egërsojnë, duke menduar se mund të na përdorin në intrigat e tyre. Janë pak të ndaluarit për të udhëtuar drejtë Amerikës, duke i krahasuar me ato, që do u ndalohet dalja nga Shqipëria, ndaj vizat dhe kryqet do vendosen për ata që nuk janë as shqiptarë, as europian… por çiban, të rritur për fatin tonë të keq në këtë vend.
Ne dimë të protestojmë, por durojmë, për të qenë fisnik dhe të kuptueshëm, se duhet të presim deri sa të kemi durim. Lus Zotin, që durimi të mos na soset, sepse gjithë orteku i zemërimit do të rrafshoj gjithçka, që është ngritur nga njerëz të gabuar… në “troje të ndaluara”.
Ndaj, kursejeni veten edhe pak kohë! Mjaftë u tallët me inteligjencën tonë, ju që as emrin nuk mund t’i a shqiptoni asaj. Askush nuk do të na e mbylli derën e shtëpisë për krimet tuaja, e të gjithë atyre që janë të ngjashëm me ju… kriminelë! Nuk na frikësoni dot ju të frikësuar, që po shkoni drejt gijotinës, kur ne po presim me “durim”, çastin kur do të jemi “xhelatët” tuaj!
Po kete tufe injorantesh mos na e solli kush? Jo ,kan dale nga populli do te thote qe ky eshte mielli jon. me mire te mbajme kete tufe injorantesh se mbase jan majmur pak. te tjeret duhen majmur nga e para. SHqipetari eshte trim por gjithmon eshte vrare per dhine nga ky mentalitet kane perfituar edhe fqinjet edhe kush e ka qeverisur vendin .vetem KOMANDANT ENVER HOXHA nuk e beri kete gje
Kesaj i thone pirdh te cfryesh!
Ne jemi popull halvengrenur nga cepi ne cep te vendit.
Ne nuk duam te dime per se duhet shteti dhe ne nuk perziemi me politiken kundra politikes por vetem kur na thot mendja se ka dicka per te perfituar prsonalisht.
A mos te ka zene vapa qe mendon se ne i le politikanet te bejne cte duan se mos thote bota se jemi grindavece e nga ana tjeter ikim nga syte kembet per ne burgjet e greqise e italise se duam te pasurohemi shpejt dhe pa pune si budallenj me kartel?
Politikanet jane langaraqe po ne si popull jemi te bere prej leshi e nuk mund ti dalim zot vendit tone.
Vend pa ligh e si rrjedhoje pa arsim, shendetesi e ushtri…. dhe te gjitha keto ngaqe na vjen rende nga bota.
Por ajo, bota, – kush do qe ta dije – e kuptone qe ne jemi popull i tredhur e s’ka nevoje per llustra.
Kojo tufe injorantesh nuk doli nga populi por nga amerika dhe europa. me 91 Xhames Baker premtonte ora Rollex per popullin po te fitonte PD. me 92 gjithe perfaqsite diplomatike te huaja ne Tirane i bene bllokade votes se lire duke deklaruar me te madhe se s´ka ndihma pa fituar PD. vota per PD nuk erdhi si Liri, por si diktat dhe genjeshter. socialistet u terhoqen dhe e lane poullin ne vorbull e te çoroditur. vetem inercia e shpetoi nga votimi antikushtetues i 1994 ku edhe mund te quhet edhe zhgenjimi i madh i demokracise shqiptare.
Paska rene sh niveli. Une nuk do te paguaja kurre per ksi hartimesh
Ne fakt eshte nje “hartim” i shkruar shume mire dhe teper I sakte po te dish ta lexosh si duhet
Liria nuk dhurohet por fitohet. Populli nuk duhet te jape faqen tjeter pasi e kane qelluar tek njera,,,,,si thote zoti,,,,,por te ngre zerin nga padrejtesite,po qe nevoja edhe me force dhe t’u tregoje vendin “kurvave pederaste”.
Nuk e ka thene “zoti” por Xhosua (Jesu- Isa), nje katunar hebre nga Izraeli ?
E lexova deri ne gjys artikullin se kuptova qe nuk po thojshe asgje.A e din ti kur si dhe pse proteston shqiptari .Kur eshte ne pushtet e majta proteston i djathti sepse furnizohet me lek qe vjedh pushtetari popullin kur eshte ne pushtet qendfor ose lokal dhe kur eshte ne pushtet i djathti proteston ne te njejten menyre i majti sepse ketu ne kete vend nuk ka sindikate edhe ato qe i thone vedit sindikata ne vend qe te mbrojne te drejtat e atyre 100 punetoreve qejane te punesuar mbrojne qeverine se paguhen prej qeveritareve dhe tjerat qe vjedhin dhe ato jane ndare ne dy copa sindikata qe njera i sherben te djathtes tjetr te majtes ja keto jane cudirat shqiptare.
Populli ti mari keta politikane gjyqetare prokuror te korruptuar dhe femijet e tyre ti ngarkoje ne nje traget mallrash dhe ti nisi per ne Korene e Veriut ti kete Kimi ushqim per qente e uritur. Vetem keshtu vihet drejtesia ne vend.
Ka qene nje kenge
Un po’ shkoj me gzim n’ ushtri
Moj bukuri
Nga ky shkrimi YT
Mu po m’ vjen me dhi perseri
O andri Bali.
Z.Anri,je nje nder gazetaret qe vlersoheni per problemet qe ngrini dhe rekomandimin qe jepni per zgjidhje,behuni ju organizatori i nje levizje
kunder ketyre politikaneve te korruptuar dhe pa nivel,populli do tju mbeshtese dhe ti qerojme keto pederaste qe kane menduar vetem per vehte !
Nuk ka popull me me pak kulture politike se i shqiperise.As popullit te kosoves nuk i afrohemi!Faktet tregojne!
Po ti cfare je marsian!? Ik o idiot ?
Bravo Anri, shkrim brilant!
Zoti Bala, ke harruar “disa hollësi”: E para, këta politikanë-shkërdhata, janë bij të këtij populli (haxhiqamilas)…. E dyta, në çdo pllakë haleje që të ngresh nëpër Evropë (e më gjerë), qo gjesh patjetër një shqiptar nën të… Dhe e treta, ky popull nuk proteston, jo se është i urtë e i matur (?!), por sepse “është i zënë” me lëpirjen e bythës së çdo të fuqishmi dhe se si të vrasë e të vjedhë më të dobëtin e bamirësin e tij, sepse e ka në DNA-në e tij…!!! Faktet, janë kokëforta dhe nuk pranojnë “hartime të bukura”…!
E po nuk do te mungonte dhe ky balua i rilindjes. Ky leh sa here i kreh bishtin Rama. Eshte qen i bindur jo shqiptar pa kellqe si keta te cileve i qenka versulur. Me kesisoj balosh do te krenohej cdo politikan
futja pordhes o Anri. klasa politike eshte pasqyre e shoqerise, me fjale te tjera cdo popull pak a shume e meriton qeverine qe ka. Neve thjesht nuk jemi aq te mencur si komunitet qe te nxjerrrim nje elite drejtuese te ndritur.