Rama bën për "ujë të ftohtë" ambasadorët, reagon PD: Pasi i poshtëroi, u tha se do t’u rriste rogat

24 Gusht 2017, 15:09Politika TEMA

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me ambasadorët e Shqipërisë ku shprehu një sërë kritikash për punën e tyre të dobët, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu, ish ministër i Jashtëm, u shpreh se Rama i poshtëroi ambasadorët dhe pastaj, njësoj si një Sulltan, i njoftoi për rritjen e pagave.

Deklarata e Shehut

ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET.

Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire.

Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasadoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere.

KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET.

Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori!

Dhe te gjithe qendrojne te “gjunjezuar”!!

U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE “NOVITET”.

E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi.

Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti.

DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK

8 komente në “Rama bën për “ujë të ftohtë” ambasadorët, reagon PD: Pasi i poshtëroi, u tha se do t’u rriste rogat”

  1. albaniafirst says:

    Rama ka plotesisht te drejte. Ne qe jetojme jasht vendit duhet te ndjejme kujdesin e qeverise sone dhe kjo eshte detyra e pare e ambasadoreve tane ne cdo vend te huaj. Une jetoj prej vitesh ne Kanada dhe s’kam pare kurre ndonje punonjes te ambasades tone qe te organizoje ndonje aktivitet me emigrantet. Tritan Shehu apo te tjere para dhe pas tij, jane marre vetem me punet e tyre por jo me ate per te cilen u vendosen ne karriken e ministrit. Nuk ka nje shkolle per femijet shqiptare qe te mesojne gjuhen e tyre amtare. Jemi ketu si jetime; te gjithe per vete, zoti per te gjithe.

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-utt~☆ says:


      – A e dini vallë përse
      Vërvitet ky,
      i pari?
      Se malli e ka marrë
      Për pras,
      por Pras Kashari!

    2. Kujtimi says:

      Keta plera te PD LAPAQENIN bejn gjithmon
      Tritani gati e ka PRESHIN ne Lushnje

    3. Kujtimi says:

      Keta plera te PD LAPAQENIN bejn gjithmon
      Tritani gati e ka PRESHIN ne Lushnje
      Si nuk folet njehere sic duhet nga keto u ndeshkuat ne zgjedhje
      Me keq do ndeshkoi o zagaret e Sali Qenit dhe Luli adoleshent

  2. like says:

    mire e ka km. ne njeren dore buken e ne tjetren hurin. zgjidh e merr.

  3. Alidemsi vjeter says:

    Gjithe problemi eshte se ti duhet te na thuash ne se dikuuuuur keee qeeene minister i jashtem “i sukseseshem”.C era una volta.Shko mer pirdhu,do hala me u bo faktor te Pd-ja.Iku vapa me gushtin or doktoooor……

  4. Eri says:

    Tamom e ka bo menyr e mir per te ndeshkuar te paaftit i rrisin rrogen vec ktu nodhin kto cudira

  5. lili says:

    Jo Rama nuk i poshteroj se ato vete vetin e tyre e kane poshteruar qe moti nga mosveprimi i tyre ne cdo segment te atributeve te tyre:
    Nuk ke nevoje per shume pare per te vepruar, po duhet deshira per te vepruar edhe deshira per t’i sherbye popullit tend, qofte i majte,qofte i djathte qofte i diaspores se re qofte i diaspores se vjeter…. Edhe kur ka vulnett gjinden edhe menyrat me u krye punet ne bashkpunim me shqiptaret..
    Po pse nuk veprojne ambasadoret:sepse nuk jane profesionist po njereze te partise, edhe krye ne veti nuk guxojne me dale nga vija e Partise. Nuk i sherbejne shtetit po Partise keto eshte defekti kryesor i ambasadave tona…e per rrjedhoje te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje