Gazeta holandeze reagon ashpër ndaj ambasadores shqiptare: Mohon raportin që sugjeron rikthimin e vizave

24 Gusht 2017, 13:11Politika TEMA

De Telegraaf’, gazeta me madhë në Holandë, ka botuar sot një shkrim për intervisten e Ambasadores se Shqipërise në Holandë, ku ajo mohoi ekzistencen e raportit që sugjeron rikthimin e vizave për Shqiptarët, shkruan gazetari shqiptar ne Holande, Vincent Triest.

Shkrimi i plotë:

MOHOHET RAPORTI PËR KRIMINELË SHQIPTARË; AMBASADORJA FSHEH PROBLEMET NË PROGRAMIN TELEVIZIV

Ambasadorja e Shqipërisë në Hagë ka gjetur një menyrë kreative për të fshehur problemet që krijohen nga krimi i organizuar nga vendi i saj në Holandë. Në një program televiziv shumë të shikuar ajo mohoi ekzistencën e një raporti tejet të fortë nga Policia dhe Prokuroria e Amsterdamit dhe Roterdamit.

Për shkak të konkluzioneve në raport, policia dhe prokuroria holandezë kërkuan të rivendoset regjimi i vizave për shqiptarët. Kjo do të parandalonte vendosjen e kollajshme të krimit shqiptar në Holandë.

Në një edicion informativ, ambasadorja Adia Sakiqi u shpreh: “Ky është një shkrim në një gazetë sensacionale, për të cilën gazetari ka patur një bisedë të shkurtër me një njeri që punon tek policia.”

Por, në të vertetë, dy gazetarë të ‘Telegraaf’ komunikuan me një oficer të lartë të Policisë si dhe një prokuror. Kjo bisedë ndodhi pasi rrodhën 40 faqe të raportit për krimin e organizuar shqiptar. Ambasadorja foli për ketë çështje dy herë gjatë ditëve të fundit me gazetarët e ‘Telegraaf’.

Sakiqi gjithashtu pretendon se ka zhvilluar një bisedë me koordinatoren për zgjerim në BE, tek Ministria e Jashtme Holandeze. Sipas Sakiqit, ajo i kishte thënë që mos t’a merrte aq seriozisht lajmin për raportin. Por, Ministria e Jashtme Holandeze nuk e përfshin veten në ketë pretendim. “Këto janë fjalë që nuk i kemi thënë”, reagoi një zëdhënës i ministrisë së Jashtme.

Adia Sakiqi tha edhe më shumë marrëzira. Ajo deklaroi se Policia dha thjesht një përshkrim për punën e tyre, pas arrestimit të një vrasësi shqiptar, para dy javësh. Por, raporti për shqiptarët është botuar para arrestimit.

Ambasadorja provoi në edicionin informativ që të hiqte vëmendjen nga problemi i krimit shqiptar, duke thënë që Amsterdami është një qytet ku turistët vijnë vetëm për drogën dhe për prostitutat.

Konkluzionet e forta që u morën në ketë raport të Policisë: në tregun holandez të drogës dhe të prostitucionit, kriminelët shqiptarë luajnë një rol parësor.

Shqipëria tenton të luftojë fort krimin, pasi kërkon të behët pjesë e Bashkimit Europian; dhe tani është kandidat-anëtare. Kjo ishte arsyeja pse raporti i Policisë dhe Prokurorisë për krimin në Holandë ra si bombë nga qielli. Deri tani, qeveria shqiptare nuk kishte reaguar. Sakiqi ishte e para që reagoi në media. Ajo tentoi të siguronte shikuesit që nuk do të rikthehen vizat. “Kam një lajm te mirë: Holanda nuk mund ta bej vetëm, këtë mund t’a bëjë vetëm Bashkimi Europian.”

Por, kjo nuk është e vërtetë. Sipas regullave të reja të Bashkimit Europian, një shtet anëtar mund të kërkojë vetë për një pezullim të lëvizjes së lirë në qoftë se personat e një nacionaliteti të caktuar kthehen në rrezik të shtuar për rendin publik, falë krimeve që kryejnë.

“Kjo është pikërisht çfarë po ndodh në Holandë”, tha deputetja Mona Keijzer. Ajo ka kërkuar bashkë me kolegët e saj një sqarim nga ministri i Jashtëm, si dhe nga ai për Siguri dhe Drejtësi. Ajo kërkoi nga qeveria që të lobojë tek Komisioni Europian, në mënyrë që Holanda të mund t’i rikthejë vizat për shqiptarët.

Holanda nuk është vetëm në këtë pikë. Edhe vende të tjera të BE-së, si Gjermania, Franca dhe Italia, kanë vënë re se kriminelët nga Shqipëria po fuqizohen në trafikimin e drogës dhe atë të qënieve njerzore.

Gazeta kërkoi një koment nga Sakiqi, por ajo reagoi nervoze. “Në qoftë se unë nuk e marr raportin, atëherë raporti nuk ekziston për mua. Unë nuk merrem me thashethemet.”

32 komente në “Gazeta holandeze reagon ashpër ndaj ambasadores shqiptare: Mohon raportin që sugjeron rikthimin e vizave”

  1. Apo jo? says:

    Ore te flasesh me nje polic te larte e nje prokuror nuk do te thote qe ky sugjerim per rivendosjen e vizave te jete zyrtar.
    Me kete gazete mund fare mire te fshijme ….

    1. toni says:

      Vetem qeveria Hollandeze mund ta beje raportin jo policia apo ndonje istitucion tjeter! Ambasadoria nuk ka genjyer, por me sa duket Lyli dhe Sala i paskan i paskan dhene ndonje shuk te mire gazetes hollandeze.

      1. spartaku says:

        toni! Bravo.Edhe une jame me mendimin tend,Basha dhe Saliu, i kane dhen ca dengje me para asaj gazete,(parat nuk i mungojne,i kane me maune), dhe ka turbulluar mendjet e disave.Prite ne shtator,kur te mblidhet parlamenti i ri,te shperthejne keta te pd-ke,se ” neve i hoqem vizat Edi Rama po i vendos”.Gjuajne larg keta myteber te çmendur,qe jane vetem per shpifje e trillime.

    2. Dori says:

      Perderisa nuk ka nje raport per qeverine shqiptare atehere te gjitha sa thuhen ne gazeten Telegraf jane per te shitur gazeten ne Hollande dhe per te bere sensacione ketu ne Shqiperi. Vetem atehere kur qeveria Hollandeze do te sjelle njoftime te sakta mbi numrin e krimineleve shqiptare, mbi veprimtarite qe bejne, mbi kooperimin midis dy vendeve per te luftuar kriminelet, vetem atehere mund te jene te besueshme. Perndryshe jane vetem sensacione. Vetem Bujar Nishani qe ishte dhe ka qene i politizuar reagon ndaj sensacioneve gazetareske.

    3. u dhim tu qesh says:

      Uhahahaaa e tha gazeta e degjuat! Saliut ju hoq pashaporta shqiptare,sepse ka bere kerkese te marre ate te vjerres (serbe) ? ? ?

  2. DIngo says:

    Ministria e Propagandes se Gebelsit do ta kishte zili kete Ambasadore te Politizuar,Pas saj qendron Ai qe hiqet sikur eshte Evropian,edhe pse i Ati dhe e Ema ishin elita e Diktatures Komuniste.Eshte Mashtrues dhe Drogaxhi ai qe nuk ngopet me makarona,Psikopati EDI RAMA.

    1. llakallaka says:

      Dingo,ai i gjati ta beri BINGOOOOOO.

      1. adeci says:

        Diego me sa di është edhe një rracë qeni.

    2. Abc says:

      O figure.
      Ne shqiptaret i bejme pislliqet. Ata ne pjesen me te madhe jane te mneshtetesit e babe Saliut tend.
      Ti je me keq se komunistat.

    3. Bab Sal says:

      Kriminelet shqiptare ne Holande jane ne mbi 90% maloke qe te futin thiken po ju shave bab saliun

  3. Devolliu says:

    Skeme e njohur e mediatizimit te nje personazhi per ti marre vendin e punes. Zonja ambasadore shkarkohet ne Shtator me ardhjen e ministrit te ri.

    1. joel shkodra says:

      Ambasadoret vihen e shkarkohen nga presidenti. Pra, i bie qe Ilir Meta ta shkarkoje ose jo.

  4. taraboshi says:

    Z.gazetare gazeta eshte gazete qeverite jane ato qe vendosin ne gazete shkruhet mare e mbrapshte vetem per me shit gazeþen .Ju bani mire te shikoni ato terrorista dhe jo te jepni kujen per 10 shqiptare qe merren me droge ju jeni shtet i konsoliduar dhe jeni ne gjendje ti kapni ato e tju tregoni vendin e jo te qaheni e te dorzoheni e te kerkoni te denohen 3 milion shqiptare per 10 tjere.Por kujdes me ato terrorista se po ju hedhin ne ere se po thojne qe keto qekan te mbaruar e po i hedhim ne ere.

  5. Emigranti says:

    Ka të drejtë KM kur thotë KAZAN ???
    Në Europë nuk vendos as policia e as prokuroria
    ËSHTË KËSHILLI EUROPIAN

  6. Xen deledashi says:

    Është botërisht e njohur që Amsterdami ka turizëm vetëm për droge dhe prostituta.
    Pyesni njehere një nga Honolulu se ku i vete mendja me pare kur i thone emrin Hollandë !

  7. taraboshi says:

    Nxirrni komentin e þaraboshit se nuk ka perseritje mor te…….se e keni gjet ka perseritje nxjerr pra perseritjen ose komentin.

  8. like says:

    ambasadore paçavure. ne vend qe ti tregoje shtetit hollandez se pergjegjsite ndaj qytetareve, lirite themelore dhe te drejtat humane nuk shkelen sipas paaftesise se ca zyrtarve qe nuk kane as turp te deklarojne qe jane pjese e sistemit ligjor ku dhe buron respekti per kto de drejta, shkon e flet sikur po tregon histori me komshijet.

    pse nuk ka nje qeveritar shqiptar qe te deklaroje e kerkoje bashkpunim me hollandezet – fjalavjen per rastin konkret nepermjet institucioneve? mos valle eshte vete Hollanda qe do edukuar institucionalisht se si veprohet ndaj nje shteti tjeter ? i eshte refuzuar ndonjehere ndihme per kto probleme etj…

    sa per punen e kriminalitetit, hollanda ka experience me te gjate se shqipria ne kte fushe. jo me shume se 20 vjet me pare p.sh bandat hollandeze benin kerdine ne gjermani. aq te ulet e te ndyre kane qene saqe masakronin edhe emigrantet duke u marre parate e djersen e ballit neper fjetoret kur flinin. nje ne 6 hollandeze ne gjermani ka pasur arme zjarri. ne vend te turprohen qe beshtyjne mbi pasqyre fillojne e shesin dengla sikur jane ajka e lirive themelore. komplet degjenerata.

  9. lexuesi i irrituar says:

    Faljani deputetes holandeze Mona , sepse kishte tymosur vetem gjysmen… mendoj se pergjigja e ambasadores eshte e sakte : “Ne qofte se nuk marr raportin ,ai nuk ekziston…” Qeveria hollandeze duhet tia paraqese raportin ( ne se ka nje te tille ) Komunitetit evropian dhe besoj nje kopje ambasadores sone . Athere kerkesa eshte zyrtare .Nuk mund te jete nje shkrim gazete. Po duket se luli po zgjohet nga gjumi letargjik…

  10. shqip says:

    Eshte e thjeshte . Ti albanezi po fut duart ne bakllava . Ne hollandezet kemi 250 vjet qe nerremi me kontrabande . Qe nga koha e kolonive ku malli vidhej e kalonte kontrabande ne drejtim te vendeve te ulta . Ti loku , katunari , nuk je me i zgjuar se mafja ruse , kineze , etj . Prostitucionin ne Hollande , si dhe drogerat sintetike , me te rrezikshmet ne bote , i kemi aktivitete fitimprurese per vete . Prandaj ju shqipot po hyni ne tregun europian pa lejen tone . Kjo eshte fabula . Te tjerat Jane sebepe .

  11. mirel says:

    E di qe jeni shume te mencem ju Ramistet. Por me sa duket bita ecen me rregulla dhe ligje.
    Sipas rregullave te reja te Komunitetit Europian nje vend mund te kerkohet te perjashtohet nga levizja e lire nese shtetasit e tij perbejne rrezik publik.
    Ky eshte thelbi i Raportit te policise qe eshte pjese dhe hallke institucionale e shtetit pikerisht per kete pune, . ai i paraprin propozimit te deputeyes dhe vendosja e vizave eshte ceshtje e diskutimeve te metejshme.
    Konkluzioni: Procesi ka nisur. Dhe nis nga raporti i rrezikut publik.
    E moret vesh tani o injorante dallkauke te politikes shqiptare. Ju nuk dini si funksionon shteti se nuk respektoni asnje ligj.
    Atje ndryshon puna. Nuk eshte vend per krim dhe prostitucion..si thote pa pike turpi ambasadorja, qe vetem per kaq duhet te shpallet non grata. Atje vendos ligji. Dhe nese ligji parashikon ushtrim prostitucioni si burim jetese, kjo nuk do te thote se parashikon vrasjet dhe krimet e shqiptareve si metode civilizimi per te shkuar ne Evrope.
    Dava kafshesh, qe nga Ramuti dhe deri te ambasadorja. Per te tjeret qe mundohen te justifikohen qe nuk ka raport nga qeveria nuk kam cthem. Nuk ka mase vleresimi per nje lloj specie kaq te ulet dhe idiote sa shqiptaret koketrashe.

  12. Tin says:

    Le ti vene , kemi Turqine…

  13. uskania says:

    Mafia serbe lobon kundër Shqipërisë.

  14. lexuesi i irrituar says:

    Mirel : Kur ke nje vetvleresim te tille per veten , me mire mos shkruaj me shqip…

    1. mirel says:

      Nuk kam si e nxjerr ne menyre tjeter irritimin tim me kafshet. Shqipen e kuptojne shqip. Pa shume elegance.
      Shteti kriminel qe prodhon krime dhe kriminele ordinere.
      Dhe avdalle injorante si kjo ambasadorja..

  15. Hollandezet= krynazist says:

    Tani qe e shkruajti nje gazete hollandeze,duhet te tmerrohemi.
    Po qe sdo shkojme dot me hollande te ndjeme madheshtine e zotit per kohen vetem me shi…si tja bejme? Alarmante.
    Robte ku ti kene…era myshk mbajne.

  16. hans weber says:

    Shqelmat e fundit te Lulit e Saliut.
    Holanda e prire üper fashizem e racizem,eshte here e dyte qe Sulmon Shqipetaret,edhe per mes kesaj Gazete..
    Amnbasadorja nuk meret me Gazeta por me Qeverine.
    Ngordhi Lulushi ne Shqiperi,ngordhi edhe Saliu,,qe tani duhet te futete ne burge,e bene perpjekjen e fundit,per ti ngritur gjoja Shqipetaret,ne nje revolte,,..
    Heshtni skile fashiste se ju erdhi fundi.

  17. fati says:

    Vallaj, me thene te drejten, aq me ka pelqy ambasadorja, sa s’ka. Dha nje pasqyre te shkurter te problemit te shkreses (memos) se policise holandeze, si memot qe pergatiten si njoftime ditore, javore te policise per ngjarjet e dites, javes, sic ben cdo polici e shteteve te tjera, dhe sqaroi se perderisa nuk ka nje qendrim zyrtar qeveritar, nuk mund te flitet per asnje lloj qendrimi apo vendimi te Holandes ndaj Shqiperise. Per kete, si ambasadore e vendit tone, kishte kontaktuar menjehere autoritetet me te larta te dy ministrive holandeze, te cilat u shprehen pikerisht se nuk ka nje raport, por nje artikull te nje gazetari qe pat kontaktuar nje perfaqesues policie. Kjo u shpreh qart gjate intervistes se saj ne Top Channel dhe te gazeta Panorama. Lexojeni dhe vini gishtin kokes. Boll hodhet balte mbi veten dhe te tjeret.

  18. lori2 says:

    Sado qe te mundohet gazetari holandez, dihet qe gazeta e tij De Telegraaf eshte nje gazete e ndertuar vetem mbi sensacionet dhe kronikat e zeza, dhe sidomos gjate edicioneve te fund javes. Pyesni holandezet se ta thone vete. Dhe pikerisht kete gazete ka gjet Sala me Lulin per “bomben” e radhes, pas asaj te nxitjes se shqiptareve te lejne vendin e tyre dhe organizimin e largimit te tyre ne mase. Ai qe nuk e di se autore te nxitjes jane keta te dy, “qe e duan vendin e tyre kaq shume”, sa nuk kane lene gje pa bere kunder interesit te Shqiperise, thjesht per te luftuar kundershtarin e tyre politik, le ta mesojne te verteten.

  19. Tom Vendecasteele says:

    Jam kurioz si do reagoje geisha ambasadore Adi, kur te vije keto dite per vizite ne Tirane kryebashkiaku (burgmajsteri) maroken i Roterdamit, Ahmed Aboutaleb-i? Sa per njohuri ROtterdami eshte portit me i madh dhe qytetit me me shume banore i Holandes. Ky Ahmedi do takoje nder te tjera edhe Erjonken edhe Edvinin dhe kryefjale e vizites do jene azilkerkuesit, klandestinet dhe kriminelet shqiptare ne Holande. Le te shpresojme se geisha me burre portugez, qe perfaqeson Shqiperine ne Holande, me rastin e vizites se Ahmedi-t do te na tregoje brockulla edhe me te lezetshme se keto me raportin e policise holandeze dhe me rrezikun e rikthimit te vizave.

  20. alphade says:

    Bravo kozmike perzotin Hans weber ! Koment i sakte !

  21. paemer says:

    Artikulli eshte perkthyer shume keq. A mund te keni nje perktheyrs me te mire? Eshte i palexueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje