Të paktën mos duartrokisni

24 Gusht 2017, 12:34Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

U duk sikur përballë tij ishin ulur kundërshtarë dhe jo bashkëpunëtorë të paktën të një katërvjeçari. I gjithëpushtetshëm, Edi Rama u shfaq sot si një kryeministër tjetër, i një kohe tjetër, i një sistemi tjetër. Në pjesën dërrmuese të fjalës së tij me ambasadorët dhe Ministrin e Jashtëm ai ishte i saktë, por jo korrekt. Është e vërtetë që ambasadat shqiptare janë disa zyra të lodhura, me disa makina të lodhura, me rroga të lodhura, dieta gjithashtu.

Kur kam qenë reportere në Vizion Plus, isha në një shërbim pune në Bruksel ku për ters u anuluan të gjitha fluturimet dhe mbetëm në aeroport. Më kujtohet se si një nga punonjësit e ambasadës atje më dërgonte vetëm zile, sepse nuk kishte para në telefon dhe për të gjitha sqarimet duhet të përdorja roaming nga telefoni im.

Por nuk është vetëm ky rast, si gazetare më ka qëlluar të shoh ambasada dhe të takoj diplomatë të ndryshëm. Si ata për shembull që vijnë në Tiranë dhe jetojnë në kushte përrallore, në vila apartamente të shtrenjtë, me pagesa më shumë se sa dinjitoze, luksoze, përfshi këtu që Shqipëria futet te vendet të konsideruara të vështira.

Që të bësh diplomaci nuk të duhet vetëm të jesh diplomat, por të duhet që për të gjitha negociatat me investitorë, lobe të kesh mbështetje financiare nga shteti yt. Të gjithë e dimë se si punohet në ambasada. Ndoshta edhe se si vegjetohet në ambasada.

Kryeministri ka të drejtë kur thotë se ky sistem ka dështuar, por nuk ka të drejtë të merret me njeriun. Dhe sot atë bëri. U mor personalisht me të gjithë ata që nga shoferi, deri te ministri i Jashtëm. I etiketoi, pa e rrotulluar gjuhën, i kryqëzoi duke mos u lënë asgjë pa thënë.

Në tentacionin për të bërë histori në këtë qeverisje, kryeministri Edi Rama po shfaqet i pakursyer me bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama është kryeministri i vetëm, pas Sali Berishës në ’92, që ka një shumicë të tillë parlamentare. Ai është plot pushtet, plot bashkëpunëtorë, me pak opozitë dhe duket sikur po i kërkon armiqtë brenda llojit. Por këta të fundit, ndryshe nga ata që të vrasin, sot në fund të fjalës së tij, duartrokitën. A mos duhet të shqetësohemi pak për këtë?  /Tiranapost.al/

24 komente në “Të paktën mos duartrokisni”

  1. alo says:

    Mira!
    Shume mire i foli!
    Ti i ke njohur si gazetare dhe jo si emigrante e vendeve ku shebejne. Shume prej tyre, te emeruar ne menyre jotrasparente, i denigrojne shqiptaret emigrante, sikur te mos u mungoje racizmi dhe keqtrajtimi nga vendasit.
    Vetem per nje gje jam i sigurte: kemi qene dhe do te mbetemi vendi i tarafeve, miqesive, shokut, mikut etj etj

    1. fieraku4u says:

      @ALO

      I KE THENE TE GJITHA “ALO” MIRA I NJEF SI GAZETARE DHE JO SI EMIGRANTE.

  2. Muharrem says:

    Populli thote: “PAK DHE SAKTE”

    Shume ambasada dhe pa lek, s’duhet te kete. Ndoshta seshte nevoja sok komunikohet ndryshe.

  3. Silvana says:

    Zonja gazetare. E cke thene? Asgje. Kryeministri foli me fjale te pergjitheshme. Asnje shembull konkret. A ka me emra ambasadore e diplomate parazite. Asnje emer. Te emeruar te iksit e zetes qe qe mbeten nga nje vend te tjetri, ka nga ata pasunare me gjera te pista qe kane komprometuar dhe ministrin e jashtem dhe te tjere qe marrin vendime. Diplomaci ne dite te hallit. Perse duhen shkrime si ky, qe nuk thone asgje, asnje mendim. Rumpalle.

  4. taraboshi says:

    O Mira une nuk e di per dipllomatet por tuj pa rrogat e deputeteve qe keto24vjete nuk kan bère asnje pune por nje here ne jave mbledhje edhe ate dite nuk ka shku se i dine ligjet qe duhet me mungu 3 muaj rresht qe me tu ndal rroga hajde qejf hajde qe nuk ndodhe ne asnje shtet me te pasur te botes .Vetem Edi Rama ka fillu me i angazhu me pune ne elektorat . Duhet qe me u shkurtu rroģat deputeteve dhe me ju shtu diplomateve ose te shikohet me nga afer si e shpenzojne lekun ata.

  5. diplomati ne pesion says:

    Artikull shume siperfaqesor dhe pa asnje argument te vlefshem. Artikulli nuk permend faktorin kryesor mbi te cilin bazohet fuqia e diplomacise se nje shteti: DIPLOMACIA E NJE SHTETI ESHTE PERKTHIM I FUQISE POLITIKE, EKONOMIKE DHE USHTARAKE TE NJE SHTETI. Kjo shpjegon faktin se perse 2 diplomate medioker dhe “te lodhur” sic jane LU dhe Vlahutin kane aq shume pushtet ne vendimmarrjen e instancave Shqiptare, sepse LU perfaqeson SHBA (shtetin me te forte ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht te botes) dhe Vlahutin perfaqeson BE (Organizaten Rajonale me te fuqishme ekonomike, politike dhe ushtarake te Botes).
    Nga ana tjeter, nje vendi “te lodhur” ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht sic eshte Shqiperia dhe me nje kryeminister delirant dhe sharlatan sic eshte Rama, (kujtojme gafen e tij ne CNN per Trump dhe shume te tjera), as diplomatet me te mire qe ka pasur bota (Kissinger, etj) nuk do ti benin pune.

    1. alo says:

      Do te te pelqente me shume baca…

      S’na the gje as ti.

      Medioker! Vlejne edhe per ty fjalet e Rames

    2. usa says:

      Nuk e di se kush ish diplomat jeni ju. A I lexoni lajmet more ish diplomat se si dhe se cfare po ben Trampi tani ne SHBA Ai eshte nje disaster per SHBA. Besoj se ai do te terhiqet nga Shtepia e bardhe me vendim. Kryeministri kishte te Drejte kur foli kunder tij.

  6. lato says:

    E lyer,e zgjyer,e make-ypur,paska qene katunarja ne BrukselKatunarja ne Burrel,paska qene ne Bruksel!!!!.Fole o Faik bej fole!Fole qe atje pertej,se ka qene katunarja ne Bruksel.Kete tha katunsja Burrelit!Cfare kemi patur e cfare kemi.Ulu male ngrihu hale.

  7. Zini says:

    Gazetare shume e zgjuar prandaj ven punet per mut kete se dalin si puna e kesaj fyckes dhe japin mend

  8. Don says:

    Mira e shtrydhi mendjen dhe beri kete shkrim dhe tha te dale ku te dale. Kete jave nuk kishte cfare te shkruante dhe shtrydhi fantazine dhe e gjeti. Kryeministri merret me emra. Mira nuk e do ujin as te ngrohte dhe as te ftohte madje dhe as te vaket.
    Problemi qe ngre kryeministri eshte real dhe ne se ka folur me emra ka bere gjene me te mire sepse ketu ndryshe nuk behet. Po nuk i dogji sejcilit per veprimet e tij nuk ndreqet gje. Tek sejcili person dhe tek i gjithe populli eshte mbjelle per 27 vite kultura e te fortit , batakciut dhe atij qe jep dhe merr rryshfet nen dore. Dikush do thote po dale se i perlyeve te gjithe. Po, po ketu jane te gjithe te perlyer dhe te gjithe fajtore. Edhe ata qe nuk jane direkt jane indirekt me indiferentizmin e tyre. Kryeministri po i thote ketij populli qe kjo eshte alternativa me e gabuar dhe keshtu shteti nuk funksionon kurse Mira e rrezon komplet kete qellim madhor sepse mund te jete merzitur dikush qe eshte permendur me emer. K/Ministri flet ne emer te interesit kombetar moj zonje dhe nuk merret me qejfmbetje individesh te korruptuar. Mos u bej dhe ti gazetare kafenesh qe ke marre lupen te kritikosh per qimen dhe ne emer te saj te injorosh shqetesimin e k/ministrit sepse keshtu dashke ta gjykosh ti. Ne kete rast i ke hequr piket vetes sepse lexuesit te gjykojne ty se pari perpara se te besojne. Njerezit nuk besojne ate cka thua ti sepse ata jetojne ketu dhe e shikojne realitetin vete. Ti sherbeji vetes dhe bej analize te besueshme.

  9. Nita says:

    Mira je femra me yll ne bote
    Jam e marre pas teje zemer.
    Ahhh te te kisha ne krahe do shkrihesha nga emocioni.
    Se kam ditur se pelqej femrat deri sa te njoha ty

  10. lili says:

    kryeministri tha nje te vertete qe eshte ende nen réalitetin qe ne njohim per ambasadoret e ambasadat tona neper bote, more zoje, e nuk eshte faji vetem i rroges apo i roamingut po edhe faji i pas aftesise, apo edhe ma keq i jo deshires nga keta fonksionare te ambasadave me i sherbye popullit te tyre!
    Shume femije te lasdruar kemi neper ambasadat tona e shume pak profesioniste… Nenpunese qe jane aty jo per profesionalizmin e tyre po per lidhjet fare fisnore me njerezet ne pushtet, qe as gjuhen e vendit ku sherbejne nuk e dine!
    Kemi nje ketu , qe askkush nuk e kupton kur flet, po i duket vetja se flet gjuhen ma mire se te gjithe edhe nuk kupton pse telefonuesit i kerkojne dikend tjeter, edhe kjo va mbyll telefonin si ‘represaille’ per mosvleresimin e tyre per elokuencen e saj!..Po eshte bija e nen kryetares se parlamentin apo dicka ashtu…
    Duro népotizmin e paaftesine e tyre,o popull, mbasi nuk revoltohesh.

  11. Meti says:

    o gazetaruce, amon mu befsh kurban ma thuaj pak ku e gjete fjalen TENTACION. o ju rafte pika ju fshatareve qe zbritet ne qytet po fshatin e moret me vete. shkruaj shqip moj gazetaruce se shqipja eshte krenari.

  12. Gjitoni i Nolit says:

    Z.Mira me analizen tende prej idiofe te me falesh per cilesimin sepse ke rene vet brrenda po te them vetem nje gje:A sme thua sistemin e bejne njerezit apo e kunderta sistemi pjell njerezait?????

  13. artan says:

    Ndoshta sipas mendimit tend Mira, kryeministri duhej t’u ferkonte koken.

  14. LORA says:

    Je intelektualisht tejet e limituar Kazhani per t’a kuptuar fjalen e sotme te Kryemi istrit Rama para diplomateve shqiptare;;;;fjalim i sakte,korrekt dhe frymezues per rilindjen e njemente te punes se diplomateve;te verifikushme dhe matshme ne cdo tre-mujor.
    S’ke ci ben,kaq t’e ka dhene i gjithpushtetshmi.

  15. Alqi says:

    Kjo Mira ka qene dhe punonjese e Ministrise se Jashtme ne kohen e Edmond Haxhinastos. Mund ta sqaronte dhe nga ajo pikepamje, si i eshte dukur nga brenda diplomacia dhe diplomatet. Flet vetem si gazetare me sa shihet ne shkrimin me lart.

  16. Viroi says:

    Duhet pakesuar numri I ambasadave. Perse duhet ambasada ne Maqedoni kur ne kemi atje shume lidhje dhe jemi vende ne kufi? Po ambasada ne Prishtine, ne Slloveni dhe ne Kroaci, perse duhen? Si keto raste ka shume. Nuk duhet te sillemi si vendet me interesa dhe fuqi te medha.

  17. Qazim says:

    Gazetare,te keshilloj te lexosh komentin e Sami Balortase-Ambasadorit tone ne Kine e te mos rrembehesh nga emocionet negative “si pushka e jevgut”.

  18. vera e nxehte says:

    Mira, mos us shqeteso fare. Sa i dime ne problemet e ambasadave dhe konsullatave nuk i di as ti qe paske ngele ne aeroport dhe as ndonje tjeter. Kur te shkruash here tjeter, kujto se nga kush varej qeverisja e Edi Rames ne 4 vjeçarin e kaluar dhe kush ishin ambasadoret, aq sa Berisha i Londres as nuk dilte ta priste kryeministrin e Shqiperise te zgjedhur nga populli shqiptar, ndersa presidenti asaj kohe, me dhe pa mustaqe, nuk begeniste te bente asnje veprim veçse me çdo kusht te sabotonte qeverine shqiptare. E mban mend Mira. Prandaj shqetesohu per ato qe kane ngjare ne kurriz te popullit dhe emigranteve e jo tu qashe hallin atyre palaço ambasadoreve apo konsujve qe e perdornin ambasaden si shtepine e tyre private, bile merrnin rrogen dhe fusnin dhe grate e femijet ne pune ne shtetin qe qendronin. Me çudit edhe qendrimi juaj. Dhe theme me vete: çfare dreq gazetaresh jeni ju dhe kujt i sherbeni!

  19. paemer says:

    C’do te thote “i sakte por jo korrekt” Kjo eshte pa kuptim ne shqip. Njeriu eshte i sakte dhe korrekt ose i pasakte dhe jo korrekt. Korrekt ne te vertete do te thote ne shqip i sakte. Eshte fjale a huazuar nga gjuhet me baze latine.

  20. Klo says:

    Ah moj Mira…. Gazetari qesharake…. KM do bente mire qe t’i fliste dhe me ashper e jo vetem aq…. A e di moj e dashur Mira, se keta ambasadore dhe ish ambasadore nuk bejne 1 leke pune per ate qe paguhen, perkundrazi te gjithe kane ne Tr., vila dhe aparmente nga me luksozet?! Nese je vertete gazetare, (gje qe e dyshoj me thene te drejten), bej nje investigim dhe do vertetosh sa me siper…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje