Rama iu rrit rrogën ambasadorëve dhe i bën “për një lekë” live: Pse jeni kaq të leshtë?

24 Gusht 2017, 11:22Politika TEMA

Në takimin që ka pasur me ambasadorët, kryeministri Edi Rama tha se atyre do t’iu rritet rroga.

Duhet qartësi, përkushtim, disiplinë dhe një nivel tjetër organizimi mes shërbimit të jashtëm, kësaj ministrie dhe ministrive të tjera të zhvillimit në vend.

Duhet të jeni të gjithë të bindur që unë e njoh volumin e madh të punës që ka shërbimi i jashtëm.

Ka ende shumë për të bërë deri kur kjo pjesë kaq sensitive të kalojë tërësisht online.

Nuk ka diskutim se rruga është e duhura, rezultatet janë inkurajuese.

As nuk diskutohet që ne do të bëjmë më shumë për të garantuar mundësi dhe kushte dinjitoze në punën dhe jetesën tuaj.

U kam kërkuar ekspertëve tanë që të paraqesin disa skenarë të rritjes së kontributit financiar për ju.

Diferenca e madhe e pagave mes nesh dhe vendeve të rajonit ka ardhur koha të ngushtohet dhe brenda këtij mandati të zerohet”, tha Rama.

Por në të njëtën kohë, ai kritikoi ashëpr ambasadorët, se nuk kanë sjellë asnjë ide apo projekt për përmirësimin e situatës.

E kam shumë të vështirë të gjej rastin e fundit kur kam takuar në zyrën time operatorë ekonomikë të huaj që i keni sjellë ju.

Si ka mundësi që kemi qenë kaq të avashtë, ose për ta thënë shqip kaq të leshtë, për të gjetur mekanizmat e duhur, për të ndërtuar platformat që realiteti ynë, ky vend që ndryshon me muaj dhe me javë të pasqyrohet me angazhimin e vazhdueshëm jashtë kufijve tanë, ku na njohin pak, s’na njohin fare, ose na njohin keq.

Ne kemi bërë një vrimë në ujë”, tha ai.

Rama ka qenë i ashpër me diplomatët, duke thënë se disa prej tyre janë delenxhinj.

“Ende kemi diplomate delenxhinj, pazarxhinj.

S’po zbres deri te shoferet e ambasadave, ku akoma gjendet ndonje timionier kaçak”, tha Rama.

Ai ka kerkuar plane pune zhvillimi dhe projekte konkrete nga ambasadorët:

Përgjegjësitë e sotme nuk mund të realizohen duke kaluar ditën me një notë verbale, duke justifikuar pagën me një pasqyrë shtypi.

Nuk mund të ketë vend në diplomacinë tonë për burokratë që nuk arrijnë të deportojnë në strukturat relevante në vendet ku shërbejnë, të cilëve nuk u hapen dyert”.

Vendi ynë ka kërkesa që shtohen, çdo ditë e më të mëdha, kërkesa ndaj të gjithëve natyrisht, ndaj qeverisë në radhë të parë, kërkesa kudo.

 S’ka nevojë as të thuhet, është e ditur, që diplomacia jonë do vijojë të bëjë atë pjesë të punës së saj që di ta bëjë më mirë, të mbrojë interesat kombëtare, të respektojë të gjitha protokollet si dhe angazhimet e reja që ne marrim. Por kjo nuk mjafton.

Ne nuk jemi as një shtet i madh dhe as një shtet i vogël me probleme ndërkombëtare. Nuk mund ta justifikojmë ekzistencën e shërbimit të jashtëm, brenda një rutine të përditshme që fillon e mbaron me vijat e trasha të marrëdhënieve ndërkombëtare. Kjo rutinë ngjan ende me kohën kur ky vend ishte i izoluar dhe i jepte mend gjithë botës.

Juve u thërrasin Shkëlqesi. E do profesioni dhe e imponon respekti për përfaqësuesit e një kombi. Është një nder i madh për këdo që arrin të ngjitet në lartësinë tuaj. Po ju e jetoni atë lartësi ku u ka ngritur kjo shoqëri dhe ky shtet? A jeni të vetëdijshëm sesa duhet që të gjithë shqiptarët presin që ju të shkëlqeni në atë që bëni dhe të përballoni me sukses këtë përgjegjësi kaq të madhe?

A e pyesni veten se sa shumë nuk është bërë dhe cfarë mund të bëhej prej jush? Për një vend të vogël si Shqipëria, me ndryshim të pandërprerë, për të rifituar kohën e humbur, diplomacia klasike, kjo jona nuk është as klasike, nuk mund të jetë një opsion me të cilin duhet të pajtohemi”, vijoi Rama.

20 komente në “Rama iu rrit rrogën ambasadorëve dhe i bën “për një lekë” live: Pse jeni kaq të leshtë?”

  1. tfgs1 says:

    Corapekuq,me ambasadore ”hasane” mos shpreso te respektohesh apo njihesh per mire neper evrope,amerike a me gjere………….ata jetojne nen moton ha ”muco” pi ”muco”!

    1. Palicari says:

      Inid Milo ka 10 vite me sherbim dhe 1 vit te plote se ka bere ne shqiperi. Do vetem jashte goca babi Paskalit. Sa jane si kjo ne MPJ qe jetojne jashte realiteti???? Plot..
      Perse??? Se keto plera sduam vendin e tyre por duan qe me parate e vendit te tyre te jetojne.jashte per te gjetur dhe grua (se zonja.Inid eshte si burre)

  2. Cuni i Tirones says:

    Ky flet sikur po behet sot Kryeminister !

  3. zambi says:

    Diplomacia eshte cope cope por ne cdo rast nuk eshte departamenti i marketingut te lali erit qe ti beje reklame arritjeve te rilindjes.
    Plus qe deri tani vete Rama po i pranon qe reformat e rilindjes kane deshtuar. Lind pyetja cfare suksesesh do reklamojne ata

  4. bobi says:

    Zoti kryeminister une te them ty ne radhe te pare te vijn turpe per punen e ambasadave tona. Me ben pershrypje nje gje abasadoret tan e perdorin benxa qe kan nje vlere jo me pake se 50 mije euro. Kurse ambasadoret e luksenburgut qe eshte vendi me te ardhura me te mbedha ne pote perdore volkzvagen qe kushton 20 mij euro. Ambasadoret gores se jugut hondaje 10 mij euro, ambasadoret japones tojota me 20 mij euro, shisni benxat dhe i konvertoni me skoda ekonomike lluksoze dhe cmim 15 mij eueo. Vendi me i varfer ne evrope dhe gjezdisim keta ambasadore qe nuk na hyjn ne pune me benxa tip i fundit

    1. Ding says:

      Skan qka te thone keta te shkretit kur ti o Edi e ke mbushur vendin me droge e kriminel kur ambasadoret tan jane jashte ne zyrat e shteteve europiane rrin me koke ulur se e din kush eshte kryminister i vendit – qka te thojn se edi rama eshte politikan e burre shteti a te tregojn te verteten nje hajdut ordiner e nje drogaxhi i pist – qka me promovue ose me prezentue droge varferi prostucion ..fekale – mut – je kryqelbesira e shtetit pa dyshim !

  5. Haribo says:

    Janë pjellat tuaja..

  6. Everteta says:

    E ke qa fare bobi…ja sa thjesht është me pa ku kanë arrit

  7. Emigranti says:

    Z. Kryeminister, meqe je aty, pyete ate drejtoreshen e finances se cfare maskaralleqesh ben ne emer te postit qe ka, sigursht qe ajo ste thot gje, po ke plot ambasadore qe mund te ti thone ne koinfidence se cfar presionesh u ben ajo. Shikoje se me qe the se ka timonier kacak” ti ka sjell Ministri jot, nga emigrand ne Itali etj vende,direkt shofere ambasade, edhe pa deklaruar dokumenta nga organet kompetente te vendeve nga kane ardhur, sic eshte rregulli tani ne MPJ,mbasi kane mbeshtetjen nga Ministri e sidomos nga drejtoresha qe ben ligjin. bobi komentuesi, ka te drejte, po qe levizin dhe per pune private si ju do bytha, edhe pse karburantin per makinat private e kane lire fare mbasi MPJte e vendeve ku jane ju heqin taksat edhe per makinat e karburantin.

  8. kleptofagos says:

    Para se te kritikosh ambasadoret, duhet ti kerkosh llogari ministrit tend dhe vetes qe i keni emeruar kete lloj diplomatesh pa personalitet dhe sahan lepiresit tuaj. Ne fakt,jeni ju qe prisni e percillni cdo investitor te huaj, duke i kerkuar haracin ose perqindjen para se te sjellin parate ne Shqiperi. C’pune kane bizneset e huaja qe te trokasin ne deren e kryeministrit? Nuk mjaftojne specialistet dhe drejtorite perkatese neper ministrite?

  9. Dauti says:

    Keshtu eshte kur diplomacine e mbush me k**va o Ed Rama. Nuk le vend pa vene femra, qe cdo gje po bejne andej nga kan vajt (edhe orgjira) vetem diplomaci nuk po bejne. Kane lezet ambasadore si Kuko, Qirko, Barbullushi qe jo vetem rriten reputacionin e Shqiperise, punuan per heqjen e vizave, jo si ajo baxhella Sa ke qi, me fal Sakiqi, apo ajo super baxhella Kadare, qe nuk la arab (si ish-i Ilva Tares) pa shke***y.

    1. Dautesha says:

      Sidomos ai qirko ne angli eshte lodh shume! Vetem ben brap i shkreti pas ndonje qoftexhiu dhe sahanleprisi neper londer! O pika ne byth! Atij as emrin nuk ja thone dot!

  10. astrit says:

    Besojme se situata ne deiplomaci do te rregullohet me Fatos Nanon minister te jashtem.

  11. Mendimtari says:

    I ndritem sherbimet dhe lobimet ne memedhe dhe tani presim nga jashte…llum si ne!
    Shiko,ki 1cik kujdes me keto mbledhjet se po degjoj cdo dite e me shume te nevrikosur” me administraten”…nevriku nga revoltimi= nje fije peri.

  12. mirel says:

    Me lesh, pa lesh
    Sido qe ta kesh..
    Gjoksin marinar
    Per ty kam respekt…
    Dhe kjo pune e Ramiut..leshko apo jo, rrogat po jua ngre.
    Ata nuk e dine as vete pse jane ne pune, pervec fakti qe marrin rrogat dhe bejne pislleqe.

  13. Usa says:

    Akoma eshte ambasador Artur Kuko?!
    Sa qeverive i ka rezistuar ky reptil?
    Me te tille do besh diplomaci o Ed?!

  14. ronny says:

    ore lexues te dashur..a e kuptoni cfare thote i gjati apo sju le hunda te lexoni mesazhin…ate qe po qyrepseni ju po kerkon ore bucko……ai po thote qe keta palaco….e ckane me vete spo bejne asgje…..ju prape ….po ky cfare kerkon…..jeni ne vete apo keni pire shume raki ligustre……….

    ai po i gjuan me shpulla e shqelma te veteve sepse e kupton qe nuk mund te bejme rrolin e hipokritit dhe te bejme sikur nuk kuptojme me….ju thoni…ceshte ky… hajde palla hajde…

  15. Leshi says:

    Sherbimi diplomatik ka neoje emergjente per revolucion –

    Si ka mundesi qe e permend vete KM qe Amabsadori nuk ka nje plan vjetor pune – sa takime me kompani te vendit ku eshte akredituar ka bere ne muaj ne vit – sa investitore ka sjelle ne Tirane ? Si matet performance e Ambasades/Ambasadorit ? Cfare treguesish perdoren. Me dukes se nuk ka fare. Eshte nje rrumpalle e vertete. Dyshoj se ne shume ambasada shpenizmet behen kot pa effekt.

    Nuk gjen asnje artikull shqiptar ne Europe e jo me tej ne Amerike e Afrike, Azi. TUUUURP. Kur mund te gjesh mallra nga vendet me te humbura te botes – sic duket jemi super te LESHTE.

  16. KESTRI says:

    O Ed,
    Po pse vetem flet
    Qeroi qelbesinat qe kane 20 vjet sikur bajne diplomaci.
    Ata jane turpi i Shqiperise
    Care shkelqesi jane ata. kur nuk punojne per shqipnine
    Vepro Ed mos fol kot me fjale te bukura e bombastike
    Vepro ED
    baj shtet ndaj je votu. Ec vepro baj shtet…….EDOOO ne do me hy ne histori

  17. Dani says:

    Me perpara drejtoret ankoheshi n ne ministri ose bashki per fondin e pagave,per furnizimin me lende ,dhrmbas nja 3 vjetesh e nderronin drejtorin,ama drejtorit te ri ja rrisnin fondi e pagave,i rrisnin furnizimin dher thonin ” e shikon sa i ecen puna” .Edhe kjo puna e pagave te ambasadoreve eshte aq e vjeter sa dhe qeseja e qoses,tani lum ai Minister qe do te jete se pagat do te rriten,shoferet nuk do varen me Topalli apo Nishani…Te gjitha godinat shteterore te trupit dipllomatik ,presidentet kane marre shtepite e tyre duke u shtetizuar ato.Rames i kane ngelur “celsat e kashtes” me dipllomatet sepse ato varen nga Meta tani ,i cili di ti mjeli shume mire burimet shteterore.Nuk munden dipllomatet te jene me te mire se ekonomia dhe rrushfeti qe ka perfdhire shqiperine.Te gjithe diplomatet do ti sjellin peshqesh ministrit apo presidentit e keshtu me rradhe deri tek shoferi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje