Botuesi i gazetës “55” dhe ish -gazetari i diktaturës, Fahri Balliu, është fotografuar sot në mesditë në një nga rrugët e ish-Bllokut (foto 2 dhe 3). Ai në dorë mban një libër me titull “Kur lindi Partia”, vepër e ish-diktatorit Enver Hoxha.
Fahriu ka qenë një nga shërbëtorët e sistemit dhe gjithmonë ka ëndërruar të bëhej komunist. Ai nuk u bë kurrë sepse nuk e pranonin në parti, pasi dega e Punëve të Brendshme nuk i sillte konfirmimin.
Pra, diku kishte gëlltitur një lugë çorbe të prishur ose kishte spiunuar. Në qarqet mediatike thonë se Fahriu e ka pasur pseudonimin “Këndezi”, por kjo tani ka pak rëndësi.
Ai veçse ish-shërbëtor i diktaturës është edhe sharlatani i Lulit. Ky i fundit e shpërbleu duke i vënë djalin deputet. Pritet që në Parlament ai “të shkëlqejë” si Fahriu në kohën e diktaturës me palaçollëqet e tij. /CityNews