Të shtunë në Durrës mblidhen kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: Ja çfarë do të diskutohet

24 Gusht 2017, 19:07Politika TEMA

Më 26 gusht 2017, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të presë në Durrës, një takim joformal kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve do të jetë tema e thellimit të integrimit rajonal me fokus në ekonomi dhe tregti.

Kryeministri i Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç si dhe komisioneri Johannes Hahn Dhe Cyril Muller, zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, do marrin pjesë në takim.

Takimi një ditor do të përbëhet nga sesione pune të ndryshme, gjatë së cilës do të diskutohen tema mbi tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale.

Pritet që kryeministrat e Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më tej dhe do të sigurojnë angazhim të lartë në nivel të lartë për  zbatimin e Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale, e cila u ra dakord në Samitin e Triestes.

Për më tepër, pritet që rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor do të jenë një nga temat e diskutimit.

2 komente në “Të shtunë në Durrës mblidhen kryeministrat e Ballkanit Perëndimor: Ja çfarë do të diskutohet”

  1. avdyl says:

    ishalla e pjerdhin nje cik ket trapin tone

  2. Bogonica says:

    Nisma e Ballkanit perendimor,ka perenduar qe ne nisje.Ata qe e kane nisur,nuk njohin ose e injorojne historine dhe realitetin.Performanca e ketyre vendeve karshi Europes dhe Botes ka qene, eshte dhe do te jete e ndryshme.Arsyet perse kane performance te ndrysheme,jane te ndryshme,historike,kulturore,ekonomike etnike,por edhe per shkak se Europa ka gjetur menyren per t’i percare keto shtete pergjate Historise,duke futur duart dhe duke mbeshtetur pjese te vecanta te ketij teritori.Nje gje e tille eshte bere se ne kete teritor ka pasur interesa edhe nje fuqi tjeter e madhe si Rusia,madje keto interesa jane prezente edhe sot.Per sa kohe Europa dhe Rusia do te jene fuqi rivale ne kte rajon asnjehere keto vende nuk do kene performance te njejte,per pasoje edhe rruget e integrimit europian nuk do te njellojta.Kjo diference midis ketyre shteteve ju intereson edhe europianeve..Une mendoj se ky grupim shtetesh,eshte bere me qellim nga Europa per te mos i pranuar kurre ne BE,e cila ka qindra menyra dhe forma per te shtyre pafund integrimin ne Bllok te ketyre vendeve.Vini re !Edhe emertimi “Ballkan Perendimor” eshte nje emertim artificial,qe nuk ka lidhje me gjeografine.I vetmi faktor qe i bashkon keto shtete te ashtuquajtura “Ballkan Perndimor” eshte prezenca e faktorit musliman,diku ne minorance e diku ne shumice.Nuk pres ndonje gje kushedi nga takimi takimi i Durresit,vetm bla.bla.bla.Persa i takon politikes ne Shqiperi mendoj se ajo duhet te jete e bashkuar per ate qe quhet diplomacia ekonomike.Ne kete aspekt pala shqiptare duhet e bashkuar politikisht,pa paragjykim per asnje alternative.Pala shqiptare ka nevoje per investime te medha,dhe duhet te jete e hapur ndaj atij qe investon me shume,pavaresisht se kush i ofron keto investime,Amerika,Kina,Rusia,Arabia Sudite,Izraeli,Brazili,Kanadaja,Japonija etj.Vetem me kete politike mund te perballet Europa,ndryshe ajo te shtyp sic na ka shtypur kur na katandisi “kokoshi nje thele” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje