Donald Lu letër falenderimi Eglantina Gjermenit: Ja çfarë i shkruan

29 Gusht 2017, 19:39Politika TEMA

Ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i dërgon një letër falenderimi Eglantina Gjermenit që mban postin e ministres së Zhvillimit Urban deri sa të betohet kabineti qeveritar “Rama 2”, pjesë e të cilit nuk do të jetë më. Po ashtu edhe ministria që ajo drejtonte nuk do të ekzistojë më.

 

 

Në letrën e tij Donald Lu shprehet shpresëplotë se “Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit” të ministres Gjermeni. “E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri”,- shton ai.

Në letrën e tij Donald Lu shprehet shpresëplotë se “Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit” të ministres Gjermeni. “E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri”,- shton ai.

E dashur Tina,

Në emër të kolegëve në Washington dhe të Ambasadës Amerikane në Tiranë dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 vitet e shërbimit shembullor si Ministre e zhvillimit urban. Ju jeni një nga njerëzit e parapëlqyer në qeveri për arsye të kujdesit dhe qasjes njerezore në punën tuaj. E di që kalimi nga shoqëria civile në politikë ka qenë një sfidë për ju, por kam besimin e plotë se Shqipëria është më e mirë për shkak të shërbimit tuaj në qeveri. E di gjithashtu që ju jeni një nga zërat më të fuqishëm në mbështetje të barazisë dhe çështjeve gjinore në Shqipëri. Jam i sigurt që puna juaj drejtuese në këtë fushë do të vazhdojë. Ka qenë kënaqësi të punonim me ju në cilësinë e Ministres dhe mirëpresim çdo bashkëpunim me ju në të ardhmen. Ne vlerësojmë atë që ju keni bërë për Shqipërinë dhe për marrëdhëniet Shqipëri SHBA.

Sërish përgëzimet më të përzemërta.

Sinqerisht

Donald Lu

1 komente në “Donald Lu letër falenderimi Eglantina Gjermenit: Ja çfarë i shkruan”

  1. Ana says:

    Eglantina e vetmja Zonje e vertete…hyri ne qeveri Zonje dhe doli nga qeveria superZonje. Bravo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje