FOTOT/ “The Hall of Mosses”, pylli përrallor në SHBA

29 Gusht 2017, 14:54Lifestyle TEMA
FOTOT/ “The Hall of Mosses”, pylli përrallor në SHBA

Hall of Mosses (Holli i myshkut) është një rrugë e shkurtër këmbësorësh, që gjendet në pyllin Hoh, në perëndim të shtëtit Washington, në SHBA.

Ky pyll është plot me drurë të vjetër të panjës dhe bredhit degët e të cilëve janë të mbuluara me shtresë të trashë myshku.

Në pyllin Hoh, çdo vit, gjatë sezonit dimëror, shënohen reshje të dëndura të shiu.

Për shkak të lagështrisë dhe ushqimit të bollshëm në tokë  shumica e bimëve kanë rrenjë të cekëta, dhe shpeshherë ndodhë që ato të rrëzohen gjatë periudhës së shirave.

Myshku dhe fieri mbulojnë pjesën më të madhe të këtij pylli, duke krijuar kështu një peizazh përrallor dhe të pabesueshëm.

Krahas vegjitacionit të bujshëm, pylli Hoh është i pasur edhe me specie të llojllojshme të botës shtazore.

Se si duket ky pyll mbresëlënës mund të shihni në fotogalerinë që ua sjellim në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje