FOTOT/ Operacioni, “lumë” droge në Memaliaj, sekuestrohen 60 thasë me kanabis

31 Gusht 2017, 11:31Kronika TEMA
FOTOT/ Operacioni, “lumë” droge në Memaliaj, sekuestrohen

Një sasi prej 517 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar në Memaliaj.

Në pranga për akuzën e “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ka rënë Neim Bishani, 54 vjeç.

Njoftimi i policisë

Në vijim të Planit Operacional të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për evidentimin dhe goditjen e vendmagazinimit të lëndëve narkotike, si dhe për kapjen dhe arrestimin e  personave që kryejnë këtë veprimtari kriminale, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi N.B dispononte lëndë narkotike në banesën e tij në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, nga seksioni për Hetimin e narkotikëve në D.V.P Gjirokastër dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë u zhvillua operacioni “BISHANAJ”

Si rezultat i operacionit, nga kontrolli i ushtruar në këtë banesë, në afërsi të banesës u gjetën 60 thasë me lëndë narkotike Cannabis Sattiva kërcej e gjethe, si dhe 1440 copë fishekë luftarakë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 517 kg.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u ndalua shtetasi :

N.B, 54 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve” dhe ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 283 dhe  278/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :

Q.R, (Kryeplak i fshatit Zhapokikë) 63 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë,  Memaliaj, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 300 dhe 248 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

1 komente në “FOTOT/ Operacioni, “lumë” droge në Memaliaj, sekuestrohen 60 thasë me kanabis”

  1. Qeleshja says:

    Hajde Qorri , hajde. e ke shit makinen, apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje