VIDEO/ Luante kukafshehtas me motrën, 7-vjeçari fshihet në lavatriçe dhe nuk di si të dalë

1 Shtator 2017, 11:12Lifestyle TEMA

Ishte duke luajtur kukafshehtas dhe mendoi se vendi më i mirë për të fituar lojën me motrën e tij, ishte lavatriçja.

E motra nuk e gjeti dot, por e gjetën shërbimet e emergjencës.

Një 7-vjeçar në Kharkov të Ukrainës përfundoi në faqet e para të mediave vendase me ndodhinë e tij të pazakontë.

Ai ngeci në makinerinë larëse për disa orë dhe u desh mbërritja e grupeve të emergjencës për nxjerrjen e djalit prej andej.

Ata lyen trupin e tij me vaj për të lehtësuar nxjerrjen nga koshi i lavatriçes dhe pas disa minutave përpjekje, ja arritën qëllimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje