Në kryeveprën e Kadaresë “Viti i mbrapshtë” ka një pasazh të bukur për një nga çetat e shumta të atyre kohëve që vinin vërdalllë në Shqipëri, pa e ditur mirë nga shkojnë e nga vijnë. Një nga më interesantet prej tyre ka gjetur një hartë austriake të cilën nuk e kuptonin gjëkundi, edhe çfarë thotë për shkak të gjuhës; në skenë janë vërdallë dhe nja shtatë a tetë ushtri pushtuese e jo përfaqësues të BE-së së sotme…
Megjithatë çeta e gjorë e kapedanit që e udhëheq sheh shumë shigjeta të bëra në hartë dhe vendos të ndjekë pa ndonjë qëllim këtë drejtim që shigjetat përcaktojnë…
Këtë përshtypje të çuditshme ndien kur sheh se çfarë është bërë me rrugët tona nga viti 1990 e këtej. Të duket se ata që kanë udhëhequr Shqipërinë e 26 viteve të tranzicionit e kanë rigjetur këtë hartë dhe vijnë vërdallë po ashtu si çetat e vitit 1913 që shkruan Kadareja.
I pari e gjeti Berisha me Nanon, që fill pas 92 –shit i ngarkuan një firme që kishte një pronar, më duket, apo ashtu e quanin firmën që përfaqësonte ai, me emrin Sarandopulis. Ai u vërvit ca kohë andej-këndej deri nga viti i tmerrshëm ’97 dhe pastaj i la të gjitha në mëshirë të fatit. Kërkoi, si të mos mjaftonte batërdia e bërë, pasi ndërtoi dhe ca ura më të dobëta se ato që bënin vullnetarët e Enverit në aksione, shumë para për dëmin që u kishim shkaktuar makinerive të tij në kohën e rrëmujës së atij viti.
Grekët, që ishin në të drejtën e tyre dhe kishin harta të rregullta, e dinin më mirë se ne se ku duheshin vendosur shigjetat e kësaj harte.
Korridori i tetë, që normalisht do të kalonte nga Shqipëria pasi të nisej nga portet e Durrësit dhe të Vlorës, vazhdonte në rrugën e njohur Egnatia dhe pastaj nëpërmjet Shkupit të mbaronte në Stamboll. Ndërtimi e linte Greqinë keq në hartën e përgjithshme të rajonit, ndaj me të drejtë ajo kërkonte të ndërtonte rrugë vertikale që ta lidhnin me Shqipërinë, e cila kishte një pozicion më të mirë gjeografik. E gjitha kjo me qëllimin për të shfrytëzuar edhe ajo dobitë e këtij korridori.
Për interesa të saj, apo se e kuptoi që në këto kohë “çetat e pushtetit” që sundonin në Shqipëri ndiqnin atë “hartën austriake” që përmend Kadareja, Greqia e ndërtoi vetë rrugën analoge që ne e quajmë Korridori i tetë dhe ata “Egnatian e re” të tyren.
Natyrisht, brenda të drejtës së tyre të shenjtë, duke pasur edhe lobe të fuqishme në Bruksel, ata e bënë rrugën analoge shpejt, por pa ndonjë ndikim të madh. Arsyeja ndoshta lidhej me vogëlsinë e Portit të Igumenicës, që nuk e ka fuqinë të mbajë të mbushur këtë rrugë ashtu si yni që kemi në Durrës. Grekët sidoqoftë kanë rifilluar t’i vinë vërdallë prapë këtyre “vertikaleve” duke tentuar edhe në kohën që po flasim ardhjen në Kapshticë…
Në periudhën e qeverisjes së Metës, interesi për Korridorin 8 u rishfaq. Ai që kalonte në Bari të Italisë, qoftë edhe për vizitë të thjeshtë, shikonte shumë harta në rrugën kryesore që tregonin hartën e këtij korridori, e që niste prej tyre. Po italianët, në analogji me grekët, edhe ata për interesa të tyret, shihnin zhvillimin vetëm të Portit të Durrësit dhe ndërtimin e rrugës që sot e quajmë Rrugë të Kombit. Kjo si rruga më e shkurtër që i fuste në zemër të Ballkanit. Ata u interesuan për lobim të përbaskët me qeverinë shqiptare në Bruksel. Ne duhej të përkrahnim interesat e tyre për portet e Barit dhe Brindizit dhe ata vetëm të Durrësit. Për Vlorën, jo. Interesi i tyre ishte logjik. Durrësi mund të shihej si zgjatim i Barit, apo Brindizit dhe kështu, edhe Italisë së Jugut; Vlora, natyrisht jo, sepse ndërtimi saj bënte të kundërtën. Ajo zvogëlonte rëndësinë e këtyre porteve ashtu si dhe të një pjese të Greqisë.
Për Korridorin e tetë tanimë nuk flitet më, jo vetëm prej fqinjëve, por edhe në Shqipëri, të shohin me njëfarë zgurdullimi sysh apo me nënqeshje nëse jua përmend.
Ai që sheh hartën e Shqipërisë së gjati e së gjeri, e kupton menjëherë se rruga e saj themelore, por edhe më e shkurtra është ajo që quhet Korridori i 8- të. E nisur nga portet e Durrësit dhe Vlorës, ajo bashkohet diku afër Elbasanit si në kohërat e vjetra dhe vazhdon për në Shkup e Stamboll.
Në një logjikë të thjeshtë apo banale, edhe sikur Shqipëria të mos kishte fare porte në ndërtimin e rrugëve të saj, ajo do të kërkonte atë lidhje me botën që do të kishte distancën më të vogë për t’u ndërtuar.
Për shkakun se eksportet e saj janë më së shumti të natyrës minerare, kjo shkurtësi bëhet domosdoshmëri, dhe në mungesë të porteve do të kërkonte hekurudha, së pakti.
Le të kthehemi te qëllimi i shkrimit.
Qeveria e re e Ramës nuk ka ministrinë normale të transportit dhe funksionin e saj e ka të lidhur me atë të infrastrukturës. Në qëllimin për të bërë rrugë ajo do të ndërtojë Rrugën e Arbërit që në njëfarë mënyre zëvëndëson Korridorin e tetë. Megjithëse jam partizan që kjo rrugë do të ishte më e mirë duke zgjeruar pjesën Elbasan –Qafë Thanë edhe me shpenzime më të vogla, edhe Rruga e Arbërit do të mund të luante të njëjtin rol ndoshta.
Po cila është specifika që na imponon të heqim dorë nga grandomania për të ndërtuar rrugë të mëdha, pa iu kthyer vështrimit të hartës?
Pse Rama nuk duhet të përsëritë gabimet e pararardhësve?
Rrugët e mëdha janë produkt i perandorive apo diktaturave. Në të dyja rastet shfrytëzohet puna e skllevërve, apo thjesht puna e papaguar. Vendet e zhvilluara i realizojnë këto me koncensione me kompani vendëse apo të huaja. Ne nuk i kemi këto mundësi. Mungesa e porteve dhe hekurudhave nuk lejon që të realizojmë koncesione me sukses.
Harta e Shqipërisë imponon vënien në lojë të porteve. Në mungesë të tyre, natyrisht, nuk ka vlerë dhe mundësi ndërtimi i rrugëve të mëdha.
Por pa rrugë nuk shkohet asgjëkundi dhe këtu është drama.
Mbetet të ndërtojmë ato rrugët e vogla dhe efektive që zhvillojnë së pari bujqësinë dhe modernizojnë fshatin. Duket se kjo mundësi, duke pasur gjithnjë në vëmendje Korridorin e 8-të, që duket asnjë nuk e do, apo që fqinjët e shohin me zili, ta kërkojmë ta bëjmë thuajse pa lekë apo me rrugë koncesionare të favorshme, kur në sfond të kemi portin e Vlorës.
Në të kundërt, nuk do të bëjmë tjetër, veçse do t’i ngjajmë asaj çetës së Kadaresë që ka hartën austriake në çantën e komandantit dhe ndjek kuturu ku e çon ajo.
Kritikë të ndryshëm që qëndrojnë djathtas, mendojnë se gabohet në këto lloj vështrimesh duke e konsideruar si gjykim majtist veçanërisht atë që është kritik mbi Rrugën e Kombit. Aq më shumë se këtë e ka bërë Berisha. Natyrisht që një vështrim i tillë është i pakuptimtë apo karakteristikë e militantit qorr.
Në tërësinë e rrugëve që bëri Berisha, duhen vlerësuar veçanërisht rrugët e fshatrave që natyrisht do të ishin akoma më efektive nëse do të kishin një bashkërendim më të madh me shpejtësinë e lëvizjes, apo ndryshe me modernizimin e bujqësisë në zonat përkatëse.
Berisha zgjodhi Rrugën e Kombit. Kritika e bërë ndaj tij në këtë lëvizje është e thjeshtë. Nëse dy prej korsive të saj do të ishin hekurudhë, rëndësia e saj do të ishte njëqindfish më e madhe. Kjo për mineralet dhe qymyrin që do të lidhnin dy vendet me veten dhe të tjerët. Po ashtu, për të stimuluar turizmin, që do të lejonte sasi të mëdha njerëzish me kosto më të vogël, të vinin në plazhet tona apo për të lehtësuar koston e madhe të ndërtimit të hekurudhës që do të shfrytëzonte eksportin e mineraleve. Një mungesë e hekurudhës për shkak të pozicionit gjeografik të Kosovës, bën që sot kjo e fundit të shfrytëzojë rrugë më efektive për të shkuar në Evropën qëndrore dhe jo Rrugën e Kombit.
Shkrimi, si dhe të tjerë në vargun e kësaj serie, është përpjekje për kujtesë jo aq shumë ndaj qeverisë sesa ndaj ekspertëve që e njohin më mirë se unë gjeografinë e Atdheut dhe mundësitë për ta zhvilluar atë në mënyrë harmonike.
Tani që ministria e transportit mungon fare dhe është shkrirë si ministri me atë të energjitikës, kjo kujtesë mund të ketë më shumë vlerë.
Në të gjitha rastet, ashtu siç edhe u theksua në fillim të këtij shkrimi, ne duhet të kthejmë vështrimin mbi hartën e Shqipërisë. Komunisti i vjetër Ramiz Alia, kur e pyeta dikur pse nuk e bënin korridorin e 8-të, qoftë edhe për t’u lidhur shpejt me të tjerët, që pavarësisht se i kishin armiq, bënin tregtinë më të madhe – u përgjigj.
U përpoqëm të bëjmë hekurudhën me Maqedoninë dhe nuk na eci. Për Vlorën nuk ëndërronim apo kuptonim shumë. Ndoshta për shkak të Luftës së Ftohtë, apo se nuk e kuptonim rëndësinë e atij porti, nuk e di. Thjesht kaq vinte gjykimi ynë i lidhur gjthnjë me konjukturat e kohës.
Ndoshta kishte të drejtë në arsyetim politik. Sot ky gjykim është thjesht i gabuar. Ne duhet të mbajmë hartën përpara në një botë të hapur. Përndryshe, ashtu si personazhet e çetës së Kadaresë, do vijmë vërdallë pa shkuar asgjëkundi.(Konica.al)
*Titulli origjinal: Çeta e famshme e Kadaresë dhe harta e Shqipërisë!
Çeta e famshme e Kadaresë dhe harta e Shqipërisë!
i nderuar Nazarko !
Kam patur nje fare respekti per ju dhe me sa lexova me siper jam zhgenjyer..
.
Jam zhgenjyer se keni sindromin “aleksander arvizu” qe paturpesisht barazonte kilogramet e gabimeve te edi rames me tonelatat e krimeve te sali elez biberishes.
.
Serbi & greku kane qene gjithmone me te llastuar qufte nga europa qofte nga amerika thjesht per aresye gjeostrategjike..dhe kjo nuk varet fare se ne “e duam shqiperine si gjithe europa” apo pse jemi “kombi me proamerikan ne europe..pra me nje fjale:
eshte tallje me shqiptaret
nga be&usa..nga ky kadareja juaj dhe nga analistet qe tregoni keto dengla:
.
E perseris:
.
Nka ka zog kurvet ne bote perfshi dhe ty te amnistoje sali perbindeshin nga krimet e meposhtemme…dhe nese edi rama do kishte bere vetem 1 perqind te krimeve te berishorrit ai do ishte kryqzuar me kohe nga dashi washingtonit apo delja e brukselit..
.
Ju lutem njihuni ne nje pjese te krimeve berishiane qe dukshem mbrohet nga usa-be-ja dhe kadareja….
Kabllogramet, Shkëlzeni presion Luan Hoxhës
Kabllogramet e ambasadës amerikane në Tiranës, dërguar DASH, dëshmuan qartësisht se çfarë mendonte Uashingtoni për pushtetin e Sali Berishës. Në kabllogramet e publikuara nga Uikiliks, përmendej Luan Hoxha për një bisedë në të cilën ai kishte informuar ambasadorin amerikan Uidhers në lidhje me Gërdecin. Hoxha kishte dënuar tek Uidhers edhe kërcënimet e djalit të Berishës, nëpërmjet telefonit. “Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një djalë i ri, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë”, shkruhet në kabllogramin e ambasadës së SHBA.
Uikiliks, SHBA: Berisha strehon të akuzuarit e Gërdecit
Në një kabllogram të dërguar më 17 prill 2009 nga ambasada amerikane drejt Departamentit të Shtetit, thuhet se: “Të akuzuarit e skandalit të Gërdecit mbajnë postet qeverisëse në Shqipëri dhe madje, atyre po u kërkohet ndihma-ekspertizë për hetimin më të madh në vend”. Sipas amerikanëve, të pandehurit e Gërdecit hetuan veten për tragjedinë. Në kabllogram theksohet se kjo është një shaka e Ministrisë së Mbrojtjes pasi Prokurorja e përgjithshme ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Mbrojtjes për ndihmë me ekspertizë ushtarake në hetimin për Gërdecin, dhe kështu drejtori e gjen veten duke dhënë ekspertizë dhe këshilla për hetimin. Pasi edhe pse akuzohen për shpërdorim detyre, drejtorët nuk janë lëvizur nga postet.
Kabllogrami, Fahri Balliu u përfshi në Gërdec
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë Xhon Uidhers, informoi Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi përfshirjen e një klani të ri të familjes Berisha në Gërdec, për mbrojtjen e përgjegjësve të tragjedisë si dhe për presionet mbi Ina Ramën për të mbyllur skandalin. Në kabllogramin që mban datën 17 prill 2009, thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit, por ai çuditërisht nuk u hetua nga drejtësia.
Kabllogrami, Shqipëria theu embargon e armëve
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, në një kabllogram drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit, trajton trafikuan e armëve dhe rolin e MEICO-s. Në kabllogram thuhet se Shqipëria ka shkelur embargon e armëve me Kongon, i ka shituar Sudanit helikopterë si dhe ka trafikuar armë sistematikisht drejt Afganistanit.
Kabllogrami, Berisha afera me armët
Një tjetër kabllogram që zëvendësambasadorja amerikane në Tiranë Deborah Jones i ka dërguar Departamentit Amerikan të Shtetit, flet mbi përfshirjen e kryeministrit Berisha dhe kreut të shtetit në një skandal me pronat e ushtrisë shqiptare. Në kabllogramin e saj, shpreh shqetësimin e thellë për spastrimin e të gjithë drejtuesve të lartë të ushtrisë, të cilët nuk pranuan t’u shesin pronat e ushtrisë miqve të Berishës.
Agjent i UDB
Sali Berisha akuzohet se është rekrutuar nga UDB, shërbimi sekret jugosllav. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, ka deklaruar Taulant Balla. Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit.
Bombardimi i Vlorës
Sali Berisha deshi të mbante pushtetin me dhunë në ’97. Ai urdhëroi bombardimin e Vlorës me avionë ushtarakë, por fatmirësisht asnjë nuk ia zbatoi urdhrin. Më tej, ai tentoi të shtypte revoltat me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes.
SHIK-u famëkeq
Emri i Sali Berishës lidhet me SHIK-un famëkeq. Ai ishte pjesë e një mekanizmi represiv të qeverisjes 1992-1997, me shpërndarjen e dhunshme të protestave të opozitës, me burgosjet pa shkak të kundërshtarëve, si dhe me antiamerikanizmin drithërues, që kaploi në ditët e saj të fundit, qeverisjen e parë të demokratëve.
Zhdukja e Remzi Hoxhës
Emri i tij lidhet me ngjarje ende të pazbardhura si rrahja për vdekje e një mitomani që e morën për gazetar, Bardhok Lalës, dhe zhdukjes së një biznesmeni kosovar, Remzi Hoxhës. Familja e të nderit Hoxha akuzon edhe sot Berishën dhe Gazideden për vrasjen dhe zhdukjen e njeriut të tyre. Thuhet se Hoxha u zhduk se ishte dëshmitar i lidhjeve të Berishës me Millosheviçin.
Trafiku i armëve
Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm Arben Imami kanë thyer embargon e vendosur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke trafikuar armë drejt Libisë në bashkëpunim me sekserë serbë të kërkuar ndërkombëtarisht. Ky është konstatimi i raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për trafikun e armëve.
Vrasjet e 21 Janarit
21 Janari është ngjarja më e rëndë dhe njolla më e zezë e kësaj qeveri pas Gërdecit. Më 21 Janar qeveria vrau katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosi me dhjetëra të tjerë. Në fillim Berisha tha se protestuesit kishin vrarë njeri-tjetrin, më pas pranoi vrasjet, por tha se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit. Kur u vërtetua se protestuesit ishin vrarë jashtë rrethimit, Berisha sajoi puçin e shtetit dhe ngriti një komision hetimor. Po ashtu, Berisha nuk lejoi as zbatimin e urdhrit të Prokurorisë për arrestimin e komandës së Gardës. Refuzimi i Berishës për të dorëzuar komandantët, shokoi ndërkombëtarët. Zhdukja e pamjeve filmike u vërtetua edhe nga FBI. Më pas Berisha hodhi në koshin e plehrave ekspertizën e FBI për vrasjet. Sot nuk ka asnjë të dënuar për këtë çështje.
Vrasjet e Gërdecit
Gërdeci është krijimi më i madh njerëzor dhe ekonomik i familjes Berisha. Tragjedia e Gërdecit është orkestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga familja Berisha. Një biznes fitimprurës për kompaninë Albademil dhe SAC, por që nga shpërthimi i Gërdecit, humbën jetën 26 persona (mes tyre dhe baxhanaku i kryeministrit), u plagosën mbi 300 vetë dhe u dëmtuan mbi 4000 prona. Tre ditë më vonë jep dorëheqjen Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, ndërkohë që prangoset Ylli Pinari, drejtor i MEICO, Mihal Delijorgji pronar i Albademil dhe Dritan Minxolli drejtor i fabrikës. Hetimet një vjeçare vunë nën akuzë 29 persona dhe çështja shqyrtohet në gjykatën e Lartë. Korrupsioni i Gërdecit, dhe dosja hetimore nxorën në pah shumë elementë. Një ndër njerëzit që kishte influencuar në bërjen e akteve nënligjore dhe ligjore që çuan në tragjedi ishte djali i kryeministrit, Shkëlzen Berisha.
Shitja e detit Greqisë
Mbetet historia më e zezë e qeverisë së Sali Berishës. Është konsideruar tradhtia më e madhe kombëtare pas shitjes së Shën Naumit nga Ahmet Zogu dhe shitjes së Shkodrës nga Esat Pashë Toptani. Ky skandal identifikohet me emrin e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit asokohe mbante postin e Ministrit të Jashtëm dhe ka negociuar në fshehtësi marrëveshjen për shitjen e detit. Në takimin midis Dora Bakojanis dhe Lulzim Bashës më 20 mars 2008 një nga temat kryesore të bisedimeve ka qenë pikërisht marrëveshja për përcaktimin e kufirit detar.
Skandali me rrugën Durrës-Kukës
19. 9 Tetor 2007: Durrës-Kukës, plas skandali më i madh financiar i kësaj qeverie. Protagonist është sërish Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Prokuroria filloi hetimet. Dikasteri i Transporteve u vu akuzë. Procedurat për tenderin në Shqipëri, bazoheshin mbi ligjin anglez. Hetimet e prokurorisë çuan deri në heqjen e imunitetit të Lulzim Bashës. Sipas KLSH, në raportin e janarit 2008, abuzimi shkon deri në 232 milionë euro.
Grabitja e SHQUP-it
Sali Berisha po tenton të largohet nga pushteti, duke marrë me vendet edhe pasuritë shtetërore. Me një vendim të fshehtë dhe në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes dhe Presidentit, Berisha tjetërsoi Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, duke e kthyer në seli për PD. Po ashtu ai mori edhe Shtëpitë e Oficerëve në Fier dhe Shkodër.
Zhdukja e Kosta Trebickës
13 Shtator 2008: Humb jetën në rrethana misterioze aksidenti ish biznesmeni Kosta Trebicka, i pari biznesmen që denoncoi aferën korruptive të Gërdecit dhe trafikut të Armëve nga Shqipëria drejt Afganistanit. Hetimet e prokurorisë dhe konkluzionet e një eksperti amerikan nxorrën se vdekja e tij në një fshat të Korçës ishte aksidentale, edhe pse në opinion ky mendim nuk gjeti vend. Më pas emri i tij u përdor për luftë politike nga të dy palët.
Damir Fazlliç, skandali me pronat dhe Argita
5 Tetor 2008: Prangoset në Sarajevë Damir Fazlliç. Në Shqipëri kishte krijuar firmën SRF Developments, me administrator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Basha. Pas zgjedhjeve 2005, regjistroi në QKR tre firma. Ndërkohë që te Kompania Rompetrol kishte punësuar mbesën e Sali Berishës, shpresa Breçani. U verifikua blerja e tokave në Porto Romano, para se kryeministri Berisha ta deklaronte këtë si një park industrial. U akuzua edhe për ndërhyrje në blerjen e energjisë për llogari të Shqipërisë nga Rudnap. Ortakja e Argita Berishës, Flutura Kola i bleu Fazllicit një kompani në vlerën e 1.7 milionë eurove për firmën Croën Acquisitions.
Zhdukja e 1.3 miliard USD
1.3 miliard USD janë zhdukur nga Shqipëria. Organizata “Global Financial Integrity” deklaroi se elita e korruptuar ka nxjerrë më shumë se 1.3 miliard dollarë nga Shqipëria. Ministri i Financave Ridvan Bode tha se ishte krenar për këtë shifër.
Përplasja me SHBA për SHISH
Korrik 2010. Shërbimi Informativ Shtetëror kthehet në një mollë sherri mes amerikanëve dhe qeverisë Berisha. Partia në pushtet tentoi të miratonte një ligj në Kuvend, i cili e kthente SHISH në një vegël në duart e Berishës. Beteja përfundoi me përçarjen e mazhorancës dhe më tërheqjen e Berishës para se të humbte pushtetin.
Shkarkimi i kreut të SHISH
Duke sfiduar hapur amerikanët, kryeministri Sali Berisha, ia arriti më në fund që të shkarkonte kreun e SHISH, Bahri Shaqiri, duke e zëvendësuar më një kamikaz politik, me të shkuar të zezë në SHIK-un famëkeq.
Shkarkimi i Ina Ramës
Sali Berisha detyroi Bujar Nishanin të largonte nga detyra kryeprokuroren Ina Rama gjashtë muaj para se t’i mbaronte mandati. Skandali bëri bujë ndërkombëtare. Zonja Rama u zëvendësua me një njeri të besuar.
Spastrimet në Ushtri
Pas kapjes së Presidencës, Berisha iu turr Ushtrisë. Disa gjeneralë u liruan nga detyra në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë bazë ligjore. Në vend të tyre u katapultuan ushtarë të oborrit të pushtetit.
Masakra në drejtësi
Pas bllokimit dhe rrëzimit të dekreteve të Topit, Berisha arriti ta shtrinte kontrollin e tij në piramidën e drejtësisë. Ai diktoi disa emërimeve nepotike në KLD, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese dhe gjykatat e shkallëve më të ulta.
52 hidrocentrale në duart e klanit familjar
Gjatë tetë viteve në pushtet, mazhoranca e djathtë, ka dhënë 100 leje për ndërtimin e rreth 400 hidrocentraleve të përmasave të ndryshe. Licencat për ndërtimin e hidrocentraleve i kanë marrë kryesisht kunetërit e ministrave, burrat e deputetëve, njerëz pranë familjes kryeministrore dhe sekserë anonimë. Njerëzit e pushtetit kanë marrë 52 hidrocentrale.
20 ligje klienteliste
Kuvendi i Shqipërisë, gjatë tetë viteve të fundit, përpos shkeljes në mënyrë sistematike të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, është kthyer në një zyrë noteria e qeverisë, ku noterizon dhe vulos dhunën e kartonëve ligjet klienteliste. Qeveria dhe Kuvendi kanë miratuar plot 20 ligje klienteliste.
Shitja e Albtelekomit
1. Shtator 2005: Menjëherë pas krijimit të kabinetit qeveritar, Berisha anulon shitjen e Albtelekomit. “Nuk mund të lejojmë privatizimin e Albtelekom më shifra tepër të ulëta”, tha ai për Calik. Por vetëm pak muaj më vonë, kreu i qeverisë sërish ua dha Albtelekomin turqve.
Fshesa në administratë
Shkurt 2007: Për shkak të ndryshimeve në administratë dhe “fshesës Berisha”, buxheti i shtetit u detyrua të paguajë 1 milionë euro për të gjithë ata që u hoqën padrejtësisht nga puna. Ishte vetë Komisioni i Shërbimit Civil që zbuloi abuzimet e bëra në administratë nga ministrat kryesorë të qeverisë.
Fahri Balliu
15 Shkurt 2007. Skandali, rruga Levan-Vlorë i jepet firmës “Alpine”. Firma menaxhohet nga kunata e Fahri Balliut, anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe botues i gazetës “55”. Ndërkohë që menaxherja e “Alpine” ishte njëkohësisht sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Ndërkohë që austriakët e Alpine ishin të implikuar në një proces korrupsioni në Gjermani.
Minierat
29 Gusht 2007: vdes punëtori i katërt në minierën e kromit në Bulqizë. Menjëherë ministria ndërpret punën në minierë derisa të plotësoheshin kushtet. Por duke filluar që nga viti 2007 e deri më sot, fabrika nuk është mbyllur dhe në Bulqizë kanë humbur jetën nën shkëmbinjtë e galerive rreth 30 punëtorë.
Presioni ndaj Financial Times
2 Prill 2008. Qeveria shqiptare i bën presion gazetës prestigjioze Financial Times që të shihte edicionin special në këmbim të reklamave shtetërore që duhet të merrte nga ministritë. Por gazeta nuk pranoi këtë akord. Specialja botohet pa reklamën shtetërore, ndërkohë që menaxheri i gazetës Financial Times deklaroi se Berisha prishi kontratën me këtë gazetë.
Spotet turistike
8 Prill 2008: Qeveria nëpërmjet ministrisë së Kulturës paguan 300 mijë euro për spot turistik në CNN. Dokumentet zbuluan që Pango e bleu spotin katër herë më shtrenjtë sesa normalja.
Arben Sefgjini
5 Maj 2008: Gjykata shkarkon nga puna Arben Sefgjinin, drejtorin e përgjithshem të tatimeve në administratën e Sali Berishës. Akuzohet për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Drejtori vendoset në arrest shtëpie. Gjyqi vazhdon edhe aktualisht.
Largimi i FMN
23 Shtator 2008: Qeveria largon FMN nga Shqipëria. Në vitin 1996, ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar ai që tërhoqi në mënyrë demonstrative, përfaqësinë e tij nga Shqipëria. Ishte pragu i kolapsit të piramidave, president i plotfuqishëm i Republikës ishte Sali Berisha dhe ministër Financash, Ridvan Bode.
Lejet e ndërtimit
26 Tetor 2008: Qeveria ndërmerr hapin e miratimit të një ligji të ri për lejet e ndërtimit “Për territorin”. Projekti shkaktoi skandal në zyrat e Bankës Botërore dhe Këshillit të Evropës: Qeveria po cenon autonominë e pushtetit vendor. Jemi kundër.
Ligji i dosjeve
16 Dhjetor 2008: Ligji i “Spiunëve”, Berisha akuzon Zamir Shtyllën drejtorin e hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme si hetues komunist. “ky është një ligj që prek shtyllën dhe gjithë shtyllat e tjera” deklaroi Berisha. Zamir Shtylla jep dorëheqjen nga prokuroria, ndërkohë që hetonte çështje të rëndësishme si Gërdeci, Fazlliç e Durrës-Kukës.
Skandali me “Plazhin e Gjeneralëve”
29 Janar 2009: Skandali me pronat për herë të parë emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD Astrit Patozi në skandalin e “Plazhit të Gjeneralëve”. Arrestohet Fatos Gjuzi, i cili ishte edhe kryeregjistruesi i Kavajës, njëkohësisht kushëri me kryetarin e grupit parlamentar të PD.
Vjedhja e pronave
Shkurt 2009: Shpërthen skandali i “Jalës”, i implikuar dhëndëri i kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Bëhet fjalë për prishjen e shtëpive të banorëve në Jalë nën argumentin se do të zbatohej një projekt i Bankës Botërore. Por BB sapo mori ankesat e banorëve nisi një panel inspektimi në terren për të parë të gjitha shkeljet, dhe nxori me përgjegjësi një pjesë të zyrtarëve të vet lokalë dhe po ashtu edhe drejtorin e projektit të menaxhimit të bregdetit të Jugut, dhëndrin e kryeministrit. Çështja hapi debate të forta në Parlament.
vazhdon saga e krimeve qe disa nazarkomane..e paska “harruar” ..me dashje
turp nazarkoman !
E drejte.Hekurudhat jane te dodmosdoshme,sepse ato i sjellin vendit zhvillin ekonomik.Enver Hoxha (qe ne shajme sot),e çoi trenin ne çdo skaj te vendit,sidomos atje ku kishte vende te rendesishme ekonomike.Ne ato vende ku kishte miniera,dhe vendburime nafte e perpunuese,si ne veri dhe ne juge ku ishin keto.Gjithashtu zgjidhi problemin e levizjes se njerzeve.Por bandat e Sali Berishes,shkatrruan trena,hekurudha,uzina,kombinaate,fabrika,te cilat jo vetem prodhonin,por punesonin me qindra e mijra vende pune.Iku djersa dhe mundi i popullit si pagje te keq nga nje njeri i mbrapesht e armik i madh i kombit shqipetare,Sali Berisha.
Injorant. Qymyri thote
Nuk duhet te lodhet qeveria duke kerkuar ndertim rrugesh me koncesion. Nese vertete ka interesa ekonomike per hekurudhen, qe une personalisht i dyshoj shume, atehere le te behet vetem e vetem me koncesion, jo me parate e pasurine e shqiptareve, jo me vendime “te zgjuarish, apo ekspertesh” te cdo ministrie shqiptare fote. Pra, ketu jam i djathte.
Shqiperia synon Evropen, e Evropa nga pertoke, eshte nga veriu, nga autostrada e Kroacise, jo nga Koridori Tete. Pra, mos te harrojme lidhjen e Shqiperise me autostraden ne Kroaci: kushdo qe shkon me makine per ne Itali, Gjermani etj., e sheh tmerrin nga Shqiperia deri ne Ploce ( nja 95 km ne veri te Dubrovnikut), sa te futet ne autostrade. Nga Durresi e Tirana, deri ne Autostrade, jane nja 400 km gjithsej, e qe duhen “8 ore” per t’i kaluar, e pastaj nga tmerri rrugor, kalohet ne parajsen qe fillon me hyrjen ne autostraden A1, kroaten, dhe vazhdon deri ne cdo kryeqytet evropian, Londer, Paris, Berlin, Bruksel, Viene, Prage, etj., te gjitha arrihen edhe brenda nje dite (ne to behen 1000 km per “8 ore”). Lidhja e kesaj autostrade me Shqiperine, ishte teme ne fillimet e qeverisjes Rama 1, por sikur ka filluar te harrohet?! Kjo autostrade ka te interesuar direkt si kroatet, si malazezet, si ne shqiptaret, sepse kalon direkt ne teritoret tona, por per kete autostrade jane te interesuar se paku dhe Kosova, Serbia, Maqedonia e Greqia. Pra, nuk do harruar edhe kjo autostrade. Aq eshte harruar, sa dhe z. Nazarko nuk e permendi fare?!