Vitet e para të Edi Ramës si kryetari i ri i Partisë Socialiste u shoqëruan dhe me një valë spastrimi të asaj që quhej kasta e vjetër e PS-së, ose socialistët e zyrave. Shumë nga emrat që në atë kohë përbënin kupolën e partisë, si pjesë e Kryesisë, grupit Parlamentar apo dhe zyrave organizative nuk janë më në këtë parti.
Një frymë e re që nisi që nga muret e ish-godinës së Komitetit të Partisë Tiranë në kohën e diktaturës, nga ngjyra gri që i ngjante ideologjisë marksiste, nga e cila kjo parti donte t’i lante duart një herë e mirë, në një ngjyrë vjollcë që sillte mesazhin e “Rilindjes”.
Bashkë me ngjyrën e re vërshuan dhe të rinjtë e Mjaft-it dhe të Bashkisë Tiranë që pushtuan zyrat e zymta të dikurshme me një frymë të re, me fytyra të reja dhe me energjinë me të cilën Rama ishte mësuar të rrethohej në punën e tij si kryebashkiak.
Shumë emra me të cilët ishte identifikuar kjo parti ikën pak nga pak, në çdo zgjedhje brenda partish apo zgjedhje parlamentare. Të fundmit e mbetur në fortesë u larguan në listat e 25 qershorit me Arta Daden, Namik Doklen, etj., por për kundërpeshë në të njëjtën kohë Rama nisi rikthimin ose forcimin e disa prej atyre që i kishte gjetur në zyrat e kësja partie, siç bëri me Gramoz Ruçin, Pandeli Majkon dhe Fatmir Xhafën këtë verë.
Në të njëjtën kohë Rama riktheu nga harresa kryetarin historik të kësaj partie, Fatos Nanon duke i dhënë vlerësime publik 12 vjet pasi ia kishte marrë partinë pa bekimin e tij.
Ruçi do të drejtojë Kuvendin, e para karrige e tij në shtet pas 26 vitesh, që kur kishte shërbyer si ministri i fundit i qeverisë së Ramiz Alisë. Ndërsa Xhafën dhe Majkon i bëri ministra në kabinetin e tij, të dy për herë të parë të vlerësuar me poste shtetërore nga Rama pas një karriere politike si ministra (Majko edhe kryeministër) në kohën e Nanos.
Por në kabinetin e Ramës janë dhe të tjerë njerëz që i ka trashëguar nga koha e Nanos, e që sot shihen si besnikë të tij, si Blendi Klosi, Arben Ahmetaj dhe Lindita Nikolla.
Po pse Rama e ruajti lidhjen me kastën e vjetër?!
Tentativa për “Rilindje” të partisë së vjetër përkoi me një kabinet qeveritar me emra të rinj, të gjithë prurje të Ramës në politikë, si Saimir Tahiri, Erjon Veliaj, Mimi Kodheli, Niko Peleshi, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, etj. Ky ishte kabineti i mandatit të parë qeverisës së Ramës, por në këtë mandat të dytë ai ka vendosur t’i besojë eksperiencës së Fatmir Xhafës e Pandeli Majkos dhe të ketë një dorë të fortë në krye të Kuvendit, në një sallë ku ka shumicën parlamentare.
Rikthimi tek “kasta e vjetër” e mbetur në PS përkon dhe thinjat në kokën e Ramës, por dhe me një moment kritik politik kur një triumf elektoral në zgjedhje e ka vendosur para një përgjegjësie, ku i bie alibia e “fajin e kanë aleatët” për keqqeverisjen.
Kjo lidhje e ndihmon Ramën të ruajë kohezionin elektoral të partisë, e cila është një nga më të votuara në vend.
Energjia e rinisë është e mirë, por eksperienca është edhe më e mirë kur vjen fjala për qeverisje dhe kjo aksiomë mund të ketë ndikuar në rikthimin e Xhafajt në ministrinë e Brendshme, ku ai punoi vetëm pak javë para marrëveshjes së madhe me PD-në.
Edhe pse sa herë bëhet personazh publik i del nga arkivat një foto me diktatorin Hoxha, Xhafaj i kishte dhënë provat për Ramën me drejtimin e reformës në drejtësi, ku më shumë nën rogoz se sa në sytë e publikut luajti një rol të rëndësishëm në hartimin e draftit dhe mbrojtjen e tij para opozitës.
Mesa duket ato pak javë të qëndrimit të tij në ish-zyrën e Tahirit nuk ishin në vetvete një “spektakël” siç vetëm Saimiri dinte t’i bënte si ministër, por do të kenë qenë shumë rezultative për Ramën dhe partnerët ndërkombëtarë në një moment kur vendi u fut në hartën e zezë të drogës.
Nga ana tjetër, Rama nuk kishte ku të gjente nga partia e tij një figurë më të dashur për shqiptarët jashtë kufinjve se sa Pandeli Majkon për ministër të diasporës. Rastësia e gjeti kryeministër në një moment kritik të historisë së shqiptarëve kur mijëra shqiptarë të Kosovës po shpërnguleshin nga shtëpitë e tyre prej luftës. Ata gjetën një strehë në Shqipëri jo vetëm nga mikëpritja e njerëzve, por edhe nga kreu i qeverisë, duke e gdhendur imazhin e buzëqeshur të kryeministrit të ri Majko në mirënjohjen e tyre.
Majko ishte ndër të paktët e kastës së vjetër që pranoi dhe respektoi lidershipin e ri duke punuar me të pa hile dhe pa i bërë oponencë. Shpërblimi i erdhi. Ai do të ketë mundësinë tani që të rikthejë lavdinë e ’99-ës duke u bërë një “ambasador” për shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë për të vendosur një urë komunikimi mes tyre dhe vendit amë.
Pas një përvoje 8-vjeçare në opozitë dhe pas 4 vitesh në pushtet, Edi Rama duket se ka kuptuar se e reja jo gjithmonë e fshin të vjetrën, dhe me rikthimin e fortë të palcës së vjetër të partisë ai pohoi se ngjyrat mund të ndryshojnë fasadën, por jo themelet e partisë. Ndaj sot vendosi që të ketë në krye të Parlamentit Gramoz Ruçin, njeriun që drejtoi kongresin e ’91 të PPSH-së ku u bë ndarja e komunistëve të vjetër nga pasardhësit e rinj “socialistë”.(Tesheshi.com)
Leximi tjeter eshte edhe ky:
deshtimi i edi Rames me mjaftistat e tij edhe me njerezet e ri qe zgedhi…Deshtim ne cdo aspekt qe tash e bene te detyrueshme rikthimin te kasta e vjeter qe bile man frenat ne dore si ne kohen e Enverit ,sipas tij.
Problemi eshte se nuk jemi me ne kohen e enverit…
Edhe se shqiptaret nuk jane me ato te kohes se Enverit!
Majko e lidhjet me diasporen jane inexistante, per mos me thane ma shume per harxhimet e tij pa asnje resultat, pos nje sympati ndoshta per gjetjen e vellahut te tij dhender kosove! Nuk e njeh problemin e diaspores , nuk eshte i diaspores edhe nuk na ka treguar ndonje kujdes deri tash per diasporen(kosova nuk eshte diaspore, sa per dijeni).
Te tjeret eshte mozomakeq , edhe qe ne start nderprejne lidjhjet me diasporen…
TI GEZONI O BEU YNE.
kjo nuk eshte pune enveri, saliu,rama….puna qendron te te kenit Shkiptar.
Po Taulant Balla a nuk ishte ogic i Nanos, qe i mbante canten, sic do bente dhe sot me Ramen po te mos lehte ne parlament e kudo kunder Berishes e te tjerve ne mbrojtje apo lepirje te afendikoit te ti. Po “ekonomisti botror” Arben Ahmeti nul ishte zavendesminister i Nanos?
.
Më erdhi të qesh me hartimin për Mjafristët që ndriçuan skutat e errëta të bashkisë por kur arrita te paragrafi: “Riktheu nga harresa Fatos Nanon dhe i dha vlerësim pas 12 vitesh”…. përfundova leximin, nuk shkova më tej se do ishte budallëk e humbje kohe. Tërë populli e di çfarë hajduti është Nano, nëse e vlerëson do të thotë që je hajdut vetë.
Personalisht me pelqen shume levizja e Rames per kete qeveri Rama 2; ai ka bere nje perfaqesim te plote te Partise ne qeveri: ka marre nga te vjetrit; ka vendosur femra; ka vendosur emra te rinj dhe padyshim dhe ata me te cielo perfaqesoi Rilindjen. Kjo duhet te ndodhi ne te gjitha partite… dhe JO te kete gjithmone te njejtet nierez apo te behet sikur ja u kane trasheguar prinderit postin…
GJeja e vetme qe nuk me pelqeu eshte mbajtja e dy posteve qofte e deputetit dhe e ministrit nga i njejti person… Qeveria jep llogari para parlamentit per punen e bere kur parlamenti e therret: si i behet tani ata do i japin llogari vetes se tyre…. e dyta: nuk ka kuptim qe keta ministra te marrin edhe rrogen e deputetit nderkohe qe puna ne Ministri i pengon te marrin pjese ne gjithe seancat parlamentare…. hmhmhm
Nuk besoj se Rama bën dallime me të vjetër e të rinj, thjesht i zgjedh njerëzit që mendon se i përshtaten kohës dhe nevojave. Majko është më shumë Post nderi.