Ky vit ishte një vit zgjedhjesh, si në vendin tim ashtu dhe në tuajin. Tek ne, partia ime dhe unë fituam, në tuajin ishte bota që fitoi. Sa ndryshe do të ishin ndjerë miliona njerëz nëpër botë nëse kjo tokë e madhe e lirisë, vëllazërisë dhe barazisë do t’ia dorëzonte politikën të djathtës ekstreme? Por, kështu populli francez na dha shpresë, ndërsa Presidentit tuaj i dha përgjegjësinë e madhe që të drejtojë vendin në këto kohë të vështira, ashtu sikurse shqiptarët më dhanë të njëjtën përgjegjësi mua.
Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:
– A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?
– A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?
Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese.
Në zemër të gjithë kësaj është gjithmonë ekonomia dhe u ndjeva shumë i nderuar kur dhe Jacques Attali më kërkoi që të ndaja me ju sot vizionin tim mbi ekonominë pozitive.
Në fund të fundit, çfarë nënkuptojmë me “ekonomi”?
Nënkuptojmë njerëz. Nënkuptojmë njerëz që veprojnë, blejnë dhe shesin mallra e shërbime.
Nënkuptojmë sipërmarrës që kanë ide dhe i realizojnë ato, që krijojnë vende pune dhe plotësojnë nevojat e të tjerëve.
Nënkuptojmë qeveritë që hedhin themelet për zhvillim dhe krijojnë vende pune dhe pasuri me sisteme tatimore, të cilat më pas bëjnë të mundur investimin e duhur në të mirën publike, në shkolla, në spitale, në rrugë, në financimin e policisë dhe të ushtrisë që luftojnë kundër krimit dhe terrorizmit dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt.
Pra, e shikoni çfarë dua të them me të qenit “në zemër të gjithçkaje”? Gjithçka prekim. Gjithçka që na prek. Gjithçka që dëshirojmë për të ardhmen. Është e komplikuar, sigurisht. Vërini bashkë në një dhomë dy ekonomistë dhe pa kaluar shumë kohë ata do jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin.
Por, në pozicionin tim, në majën e qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishëm të ekonomisë moderne? – Është dija.
Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes.
E kjo, në një botë të përcaktuar nga ritmi i ndryshimit, jo vetëm me atë që ne dimë tani, ose mendojmë se dimë, por në një botë të përcaktuar nga mënyra sesi ne parashikojmë botën të ndryshojë në të ardhmen dhe sesi ne përshtatemi me gjithë këtë. Është e vështirë për fëmijët tanë që të imagjinojnë një botë pa telefon, pa celular e internet, ashtu siç ishte e vështirë për brezin tim që të imagjinonim një botë pa automjete, edhe pse në Shqipërinë komuniste ishte e thjeshtë ta imagjinoje, por të paktën e dinim që ekzistonin.
Pra, me valën e ardhshme të automatizimit, të robotikës, inteligjencës artificiale që na pret, si mund t’i kapim ne mundësitë që na ofrojnë dhe të menaxhojmë të gjitha kërcënimet që na kanosen?
Sepse, teksa teknologjia përparon dhe dija bëhet më komplekse, është e mundur të imagjinojmë atë që deri tani ishte e paimagjinueshme, për ta bërë atë reale dhe për ta vënë në dobi të njerëzve.
Ashtu si e ka thënë dhe i madhi Nelson Mandela në një kontekst shumë të ndryshëm, i cili ishte ai i luftës së gjatë të vendit të tij për liri kundër Aparteidit, “duket e pamundur gjithnjë, derisa realizohet.”
Fluturimi mbi oqean ishte i pamundur deri në momentin që u realizua; të telefonoje në anën tjetër të botës; të shkëmbeje miliarda dollarë në një të mijtën e sekondës; ulja në hënë. Ka shumë gjëra të pamundura, shumë gjëra të paimagjinueshme. Historia jonë ka plot nga këto dhe po ashtu do të ketë dhe e ardhmja do të jetë kështu. Na takon ne që të dimë se si ta formësojmë atë.
Në shoqëritë e pasura në dije, çdo njeri përfaqëson vetëm një qelizë të dijes së madhe kolektive, e të rinjtë punojnë në mënyrë produktive, me dhunti të fokusuara në projekte ambicioze, që vihen në shërbim të arritjeve shoqërore komplekse. Në shoqëritë e varfra kjo nuk ndodh.
Në këtë rrugë të pandalshme të zhvillimit, Shqipëria ka njohur më shumë pengesa se shumica e të tjerëve. Të shkëputur nga pjesa tjetër e botës për gati gjysmë shekulli, u desh shumë kohë të bënim për vete idetë që në vendet e tjera u përhapën natyrshëm.
Kur muret e regjimit komunist izolues ranë, një në tre shqiptarë u largua nga vendi. Të privuar që më parë nga kontaktet me pjesën tjetër të botës, papritmas e gjendëm veten edhe të privuar nga fuqia punëtore, për të cilën kishim nevojë që ta çonim vendin tonë në epokën moderne. Ndaj dhe ky i yni ishte një udhëtim i vështirë.
Në momentin që të gjithë ikën, ky ishte një problem, por sot diaspora është një prej pikave tona të forta, jemi shumë krenarë për bashkëkombësit që janë dalluar në dhe të huaj për artet, shkencën e teknologji, e ata janë lidhja më e mirë që kemi me botën. Shumë prej tyre janë rikthyer në shtëpi dhe na mundësojnë të mësojnë nga ajo që ata kishin mësuar.
Më lejoni t’ju jap një shembull:
Ju të gjithë e njihni krizën e madhe financiare në Greqi. Shumë shqiptarë kishin shkuar të punonin atje. Ndërsa puna e tyre pakësohej si rezultat i krizës, shumë prej tyre u kthyen në vendlindje. Në vetëm katër vjet, forca jonë e punës u rrit me 5%.
Tani, për t’u kthyer në historinë e atyre dy ekonomistëve që nuk bien dakord me njëri-tjetrin, unë mund t’ju siguroj se të paktën njëri prej tyre do të thoshte se kjo do të çonte në mënyrë të pashmangshme në një rënie pagash dhe një shkallë më të lartë të papunësisë, sepse do të kishim më shumë njerëz që konkurrojnë për të njëjtin lloj pune që kërkon një nivel të ulët aftësish.
Por, e dini se çfarë ndodhi? Shqiptarët që kishin punuar në bujqësi në Greqi dhe dinin se si të shfrytëzonin serat, kur u kthyen zhvilluan tokat e tyre. Ne nuk kishim sera deri përpara pak kohësh. Këta sipërmarrës të rinj bujqësorë kultivuan tokat e tyre dhe më pas filluan të eksportojnë produktet e tyre.
Shumë shqiptarë të tjerë, që jetuan në Greqi punuan në turizëm dhe janë të pasur me dije për këtë sektor e me një goditje të vetme, befas kemi parë të hapen gjithmonë e më shumë hotele dhe restorante tek ne. Shkurtimisht, në vend të depresionit që kishim frikë se do të na prekte pas krizës greke, pamë një përshpejtim të rritjes, investimeve dhe një hov punësimi. Ja pra, ekonomia pozitive dhe ky akumulim pozitiv i dijeve njerëzore, ishte në gjendje të krijonte begati dhe mirëqenie, falë ndryshimit e transferimit të dijeve.
Përtej debatit politik mbi ekonominë e konsumit dhe kërkesës, nisma, individi dhe sipërmarrësi, duhet të jetë në qendër të ekonomisë pozitive dhe kjo është gjithmonë e pamundur deri në momentin që nuk e bëjmë. Shqipëria nuk duhet të përfaqësojë më korrupsionin e kriminalitetin, por kreativitetin dhe inovacionin.
E pamundur?
Atëherë le ta bëjmë!
E di që mund ta bëjmë sepse ndryshimet po ndodhin që tani!
Është e qartë për të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, por edhe për të tjerët, se ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni të orientohemi në pikat tona të forta, në mënyrë që imazhi i vjetër të zëvendësohet nga një imazh i ri dhe njerëzit të na shohin për atë që jemi dhe atë që ne e dimë që mund të bëhemi.
Shqipëria në BE, e pamundur… ju jeni të sigurt?! Atëherë le ta bëmë realitet! Dhe më lejoni t’iu them se përse shpresoj që kjo të ndodhë, përse mendoj që kjo do të jetë një e mirë për Shqipërinë dhe gjithashtu për Europën.
Historikisht, ne jemi organizuar mbi formën e tribuve dhe fiseve, e më pas, natyrisht të shtetit komb. Konsolidimi i shteteve kombe shpesh ka tejkaluar të gjitha normat dhe ka krijuar sfida të panumërta në Ballkan, pasi shpesh ky territor ishte i përbërë nga njerëz me identitet dhe etni, me gjuhë e fe të ndryshme.
Kush e njeh historinë e Ballkanit e di që në rajonin tonë kemi përjetuar një histori veçanërisht të vështirë. Se në çfarë pike kjo sfidë ishte e vërtetë, e kemi parë në luftërat, që s’ka shumë kohë që ndodhën në Jugosllavi, në vitet 1990.
Vendet post-jugosllave që e pasuan janë shndërruar në vende stabël dhe paqësore. Më lejoni t’ju them se sot, Shqipëria e Serbia kanë shumë më tepër gjëra që na bashkojnë se gjëra që na ndajnë, edhe pse kjo dukej e pamundur deri vetën pak kohë më parë, në momentin kur unë u bëra Kryeministër përpara pak vitesh.
Një prej gjërave që kemi të përbashkët është besimi në vlerat e BE-së dhe dëshira për të qenë pjesë e saj. Edhe një herë, siç e kam thënë me admirim dhe përulje, nuk besoj se njerëzimi ka njohur ndonjëherë në historinë e tij një program ekonomik e politik më ambicioz se BE-ja.
Procesi për të arritur deri këtu ka qenë i trazuar, ka tejkaluar kriza të mëdha, ka njohur shumë ulje e ngritje, si Brexit në këtë moment. Në këtë çast jemi në një pikë të ulët, por projekti europian nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ndonjëherë, besoj unë.
Ekzistojnë shumë zona të botës që janë shumë më pak diverse nga pikëpamja linguistike, fetare apo etnike se vendet europiane, e që pavarësisht kësaj nuk kanë ditur të arrijnë nivelin e integrimit që Europa ka mundur të ketë.
Në Amerikën e Jugut janë 19 vende që flasin të njëjtën gjuhë, 27 vende që flasin arabisht në Botën Arabe, por niveli i integrimit, bashkimi politik e paqësor që kemi realizuar në Europë është shumë më i mirë se në të gjithë këto vende, ndonëse ato janë shumë më homogjene në pikëpamjen kulturore.
Ne e duam Europën, ne duam t’i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Brexit apo jo e di që jemi ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, që jemi takuar në këtë orë me marshimin e historisë, jemi të rrethuar nga vendet e BE, Kroacia, Hungari, Bullgari, Rumania, Greqia e Italia. Jemi 6 vende në zemër të Europës, të lidhur kulturalisht me botën që na rrethon, vende që aspirojmë për një shkëmbim më intensiv dhe besojmë në një union më të madh e më të fortë me të cilin të mund të ndërveprojmë, nga i cili mund të mësojmë dhe tek i cili mund të kontribuojmë.
Për ta mbyllur, do të doja të thoja që nëse ka një revolucion pozitiv që mund të ndodhë, ai është revolucioni që duhet të lejojë të gjithë fëmijët e këtij kontinenti, qoftë ai që lind në Francë apo në Ballkan apo diku tjetër, që të jetë një tjegull më shumë në çatinë e BE-së. Nëse për vendet tona mund të ketë një Europë që ecën me shpejtësi të ndryshme, për fëmijët tanë duhet të ketë një Europë e vetme, me një shpejtësi të vetme, për të gjithë ata!
*Fjala e mbajtur në forumin “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”, organizuar nga presidenti francez, Macron.
Edo, me ha nje mut se as ti asnje nuk e rruni per economie. E kent mendjen me rrujt 10% e 20% per kompanit e huaja qe vijne dhe skam pare asnjehere jo ty jo e jo qe se merr mundimin me i prit se kan fríke te shkojn ne duart e 20% por edhe cdo mut tjeter me i vogel se ti nuk te pjerdh.
KESHTUQE MOS ME HA MUTIN ME KTO TRAPLLIQE QE TI SHKRUAN POR THYFSH QAFEN SA ME SHPEJT PA FILLU AKOMA.
2 KOMPANI AMERIKANE ME NGA 150 M$ SECILA JA QIT KURVEN I KTHEYT MRAPSH PA JA FUT FARE NE PORDHE.
Endri! Je njeri paedukate.Kafshe. Nuk do kete fjalim me te mire ne ate mbledhje,se sa fjalimi i Edi Rames.Fjalimi,dhe renditja e problemeve,per te ardhemen e shqiperise,Ballkanit dhe europes,tregon se Edi Rama eshte ne nji nivel te larte te pergatitjes se tij,me nje inteligjence e sjellje njerzore.Te gjithe e kane miratuar kete fjalim,vetem ti injorant e bythelepires i Saliut nuk arrin dote t’a kuptosh.Edhe kaq sa thashe,bera gabim,se me ty nuk duhet te merresh fare.Pershendetje.
Mi rrofsh bolet Edi Sigurisht ka pas nje qik droge me veti ne gjep ky e mban koken ulur se ska qka flet se e ka mbushur vendin me droge e korrupcion e varferi ky rrot kari – sa me heret qe te largohet ky me mire do te jete per ne popullin e rendomt- e
Sigurt Mero baze do te fillon te bej bythlepirje te dikush tjeter
Mire e le thene: ti je populli i rendomte!
Fjalimi mund te jete i mire, por nuk e ndryshon faktin qe Shqiperia vazhdon vidhet sic eshte vjedhur keto 25 vite. Dhe nuk eshte kjo me e keqja. Me e keqja eshte qe mungon vullneti i vete Edi Rames per ta shkulur te keqen nga rrenjet.
Dhe packa se vendi dhe konteksti e donte nje lluster per Macron, me fitoren e ketij te fundit nuk fitoi as Europa e as popujt dhe as dokra te tjera si keto, por kapitali i madh, bankat nga ku ai vjen dhe u financua gjate fushates.
Qenke njeri negativ dhe me shpirt te zi. Keshtu do vuash gjithe jeten duke pare deshtimet e tua para sukseseve te te tjereve.
Probibaliteti i te mundures dhe i te pa mundures eshte i njejte
Dija mund te jete dy vija te kryqezuara te pafundme,
ku ne qender te tyre mund te dhjese cdo njeri,
keshtu krijohet nje stermut madheshtor ku mund te jete KM, president, elite apo une.
Shperndahet me pas ne infinit dhe shnderohet ne nje,
dhjeme dynjane ose mbytem boten me dije[ me mut].
Ik mer hajdut skizofren se nuk ke fare ndryshim nga plera Sali.Akoma kujton se i beson njeri keto perralla bajate?
ti qeke me verte koqe kanari…..pavarsisht se disa thone se je alabak e h.ajdut e disa te tjere thone se je zmirzi e psiko pevers…take it easy baby.
Do Zoti,Amerika,Bashkimi Evropian me Gjermanine dhe Francen ne krye si dhe Z.Rama qe ky vend tashme te behet.Amen O Zot.
Dhe pergjigja eshte: Po ben nje mut.
Gjigand! ?
Nje trajtim vertete shkencor I konceptit mbi ekonomine si dhe mundesine pe te patur nje popull me mirqenje dhe ne harmoni me popujt e tjere rreth nesh.
Ato qe kryeministri tractor jane Pilates me kryesor qe ne rast te perpjekjeve per t’i realizuar do te bejne te mundur deshiren tone te madh,per te qene pjese e bashkesise europjane,pra futja ne Bashkimin Europes
Te lumte z.Edi Rama.Ti Po na krenon si shqiptare.FALEMINDERIT.
Zoti KM, ju pergozoj per gjuhen dhe elokuencen me te cilen komunikoni. ve re nga komentet se lexues te tjere kane preferenca te tjera por une pelqej 10000 here me shume fjalen tende sesa piskamat e Sali Berishes fjala vjen. Dashte zoti jane te shkuara me te.
Pamvarsisht qe flet diametralish shume here me lart se paraardhesi, nuk mendoj se ne gjithçka qe shkruan duhet te ta veme veshin. Eshte problematike kur keput broçkulla si ajo qe thua per puntoret e serave ne greqi. po nuk ke dhe shume faj se mbase si çun qyteti mund te mos ta kesh ditur punen e fshatarit shqiptar ne sera gjate kohes se monizmit. pushimet e veres ishin fillimi i punes per 75% te popullates shqiptare duke filluar qe nga klasa e 5. pyet shokun ted Ilir Meta se ai te tregon detaje me siguri si çun fshati qe ka qene.
Analizat e tua kane te bejne shume kur duhet te ndahet shapi nga sheqeri. uroj te kesh stafin e njerezit e duhur rreth vetes kur te keshnevoje te gjykosh per punet e shtetit per te zgjedhur vendimin me te favorshem per popullin qe i sherben.
respekte.
Endri,me siguri nje kafshe me fytyre te Saliut qe cdo gje qe ben
Edi ,jo Edo,zoti Endro,e shikon me gjyzlyqet e Sali Vicidolit ,baj-
raktarit me primitiv, hajnit e kryekriminelit me damke i Shqiperi-
se i te gjitha kohrave.
Nje hollesi : jo me kot i PS te Botes , e majta boterore e ka zgjedhur
zv. President . Pse nuk zgjidhe “qoftelargun” tuaj ne ndonje forum
nderkometar ??? Pergjigja eshte e thjeshte : Si mundet bota te zgjidh-
te ne forumet e saj nje primitiv,nje hajn,nje kryekriminel !!!??
Nje leter Edi Rames …nga nje njeri i zakoneshem
Te ftuan ,vajte ,fole mire …Tani te lutem mjaft …Komedia ….ose me qarte zgjedhjet kane mbaruar …Tani fillon drama….ku siç thote Shekspiri i madh ,shqiperuar nga mjeshtri Noli,sh
irti i mbretit kapet si laraska …pra puna…puna….. Dhe cila eshte puna kryesore e KM te Shqiperise ….Te beje
punen e kryeministrit …
Koha dhe realiteti po deshmon se vendet e zhvilluara perendimore ,pas miliardave qe hodhen ne vitet 90…drejt Europes Lindore kryesisht per aresye gjeostrategjike, tashme e kane shternguar ,praktikisht nuk japin me para ,nuk bejne me investime transformese ,strukturore ..Atehere Rama te marre valixhen ,nja grup ekonomistesh mundesisht me njohje nderkombetare dhe tu zere deren vendeve qe per aesye nga me te ndryshmet ,jane te gateshem per investime …Dhe ne radhe te pare duhet te shkoje ne Kine,ne Shenxhen ,Shangai ,Pekin…tu ofroje gjigandeve kineze te teknologjise se larte te gjitha garancite per te bere te mundur investime ne industrine moderne bashekohore..Natyrisht edhe Seuli ,Tokio apo vendet e pasura arabe duhet te jene ne objektiv…Vende si Portugalia ,Serbia ,Greqia,Hungaria me mencuri ,pa zhurme,po terheqin miliarda dhe po dalin me sukses nga kriza ekonomike…Eshte absurde qe Pireu te shndrrohet ne portin kryesor te projektit gjigand te rruges detare te mendafshit ,kur kete rol mund ta merrte Durresi ,qofte si rruge me e shkurter drejt Europes ,por edhe per hir te miqesise historike per te cilen kinezet jane shume te ndjeshem..Rama te mos beje leksione per Ballkanin por te siguroje ringritjen e industrise…Shembulli i emigranteve qe mesuan te prodhojne ne sera ne Greqi eshte i mjeruar ,servil ,i shemtuar ,i turpeshem per nje kryeminister …Dija dhe industria ishte ne Shqiperi por ato u shkaterruan ne menyren me kriminale …Servilizmindaj francezeve dhe perendimit nuk do te sjelle asnje euro ,mblidhe mendjen ,,,tani eshte drama ,,,jo komedia…
Vetem thithja e investimeve ne industri ,sidomos ne ato qe i permend edhe Rama mund te krijojne mijra vende pune per rinine ,do te vinin ne levizje ingranazhin ekonomik,financiar ,edukimin profesional ,do tu mesonin shqiptareve qe ne mengjez nuk vrapohet per ne kafene ,llotosport ,arat e kanabisit por per ne aktivitet prodhuese reale ,,,,Keto inevestime mos i prit nga BE …i cili ne menyre qesharake dha disa dhjetra milione euro per gjashte vende,,nderkohe qe Kina jep miliarda per parkun industrial te Beogradit ,per hekurudhen e shpejtesise sez larte Budapest Beograd,per autoveturat elektrike ne Serbi ,per portin e Pireut dhe projektin e lidhjes ujore Danub… Egje…pra Serbi Greqi…
Rama …ktheu ne boten pragmatike reale ,mos shpik por kopjo te mencurit ,,mos u bej lutje boshe ..Ne se BE nkuk ka plan konkrette shpejte per anetaresim …mos humb kohe ,,,be ate qe bejne te gjithe ,,,,merr
Para investime ku te mundesh ,,,,Per shqiptaret ,,,sic thua edhe vete ,mendo ti ,,,te tjeret mendojne interesat e tyre…pavaresisht nga buzeqeshjet ,shfaqjet dhe dekoratat qe shperndajne..Leri strategjite e medha ..edhe ne se je i kulturuar bota nuk pyet shume…pesha jote ne fund te fundit matet me peshen e vendit qe perfaqeson
Nji fjalim qe duhet ta pervetesojne/mesojne profesorat analiste te ekonomise shqiptare per leksionet e tyre ne auditor dhe TV!. Nuk i heq nji germe! U degjua me vemendje nga pjesemarresit ne kete aktivitet te rendesishem!
Z. Edi Rama eshte dhurata me e madhe e demokracise qe zoti i beri Shqiperise dhe shqiptareve. Vetem injorantete, plenat, maskarenjte dhe ziliqaret vlasin te kunderten. Rrnofte E. Rama Mallkum te tana ata qe shajne dhe ofendojne zotnin e tij Edi Rama.
PYETJA E PARE ESHTE,,,A E KA HENGER MILETI…..MILETI TE DHA VOTAT SE NUK DESH SALIUN…
PYETJA E DYTE ESHTE…TANI TI DHE LALI ERI PO BENI SI QAZIM MULLETI ME MAN KUKALESHIN…LALI PO PUNON PO PO SHTON ADMINISTRATOR TE PAPUNEVE..TI SHTO 200 LEKE PENCIONE LALI SHTON TATIMET PER 2000LEKE…SE BESOJ SE DO TE FITOJE LALI ERI..SA PARA U HARXHUAN PER PEDERASTIN NE TIRANE SA HERE U BE,KTHESA E ZOGUT TE ZI,,,,KUSH I PAGUAN PARATE…U DENUA NJERI PER KETO PUNE TE KEQIJA…..ZGJEDHJET E TIRANES PO TE RRSHQASIN PER SHALESH
Po prokurorët,gjykatësit,korrupsioni, mafja, vjedhja e pronës me gjykatë, droga, prostitucioni, mjeksia, administrata hajdute, degjenerimi moral dhe familiare etj,etj ku janë ne fillozofinë tënde ???
Je hajdut o zoti rama. Ti vendose gjithe hajdutet ne dogana e tatime tashti na ben pordhe. Ik pirdhu e mos na çai veshet me mengjes se ti ne rregull je sa kohe qe ky milet turko-komunisto-kafshe te voton. Zoti te vrafte.
Do zoti kan qene 81 parti kur ka folur gjigandi !!! ?
OOO ma ne fund ju paska ra ndermend se dija duhet: atehere cka keni bere gjate katervjecarit tuaj per me afruar dijen, e sa shqiptare dije plot jane larguar prej shqiperise, pikerisht sepse dija e tyre po perbuzet nga pushtetaret?
Statistikat nuk i doni, edhe duhet te paguani tek indianet per te ditur sa shqiptare jane larguar?
Pse largohen kur ju aq shume po kerkoni dijen?
keni nje ide ?
Keqardhje te madhe per te gjithe ata SYLESHE komentues ( thjesht copa mishi me sy dhe veshe ) , te cilet, besojne tek brockullat dhe budallalleqet e Edvin Mavise.
Aq shume e rruan ky per ekonomine sa boll te shohesh ke ka perreth nga bota e biznesit dhe gjobat per njerezit e keputur.
Hartim jo fjalim ku mesuam edhe se kur kryeministri zbuloi serat per heren e pare te jetes se tij.