Sali Berisha është mjaft i shqetësuar për zjarrin që ka rënë sot në Bushat të Shkodrës ku flakët shkuan deri tek një repart ushtarak.
Nga kjo ngjarje u dëgjuan edhe shpërthime municionesh ku për fat të mirë Forcat e Armatosura penguan shpërhapjen më tej të flakëve.
Ish-kryeministri shkruan në Facebook se Bushati ndodhet në rrezik. Kjo vjen për shkak se u dëgjua shpërthimi edhe i disa armëve luftarake.
“Bushati ne flake, digjet dhe reparti i Ushtrise. Banoret ne rrezik!
Po keshtu edhe Zogajt ne Shiroke jane ne flake!
Shikoni fotot e qytetareve dixhital. Sb” shkruan Berisha.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëmet e shkaktuara nga zjarri janë shumë të mëdha.
Flaket i kane vene zuzaret e tu per ta bere qeverine te duket keq. Per fat te keq Edi Rama dhe sherbimet inteligjente po flene gjume.