Rrëfimi i dhimbshëm i të mbijetuarës së fundit të Popajve: Jetoj duke mbledhur kanaçe, dua një televizor

1 Shtator 2017, 11:25Politika TEMA

E vetmja gjë me vlerë e asaj biruce, diku në periferi të Durrësit, hapësirë që mund edhe ta quaje apartament, ishte porta e blinduar, dhuratë nga kushërinj të largët, që dukej se e mbronte bujtësen nga hajdutët “që donin t’i vidhnin kanoçet e mbledhura në kazanët e plehrave”, burimi kryesor ekonomik i Maria-Ermioni Popas, të mbijetuarës së fundit të familjes së famshme Popa, e cila duket se krahas humbjes së anëtarëve të tjerë të familjes së saj, kish humbur dhe paqen me veten. Më parë, kur nuk e kishte portën e blinduar, hajdutët i kishin vjedhur televizorin, dhuratë nga një parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë.

Apartamenti kishte dhe një ballkon mbuluar me copëra kartoni e katramaje në mënyrë që të mos e shikonin nga jashtë, (jam femër, kupton…). Thënë ndryshe, ishte nga ato apartamente që të ngjallnin trishtim, ku mjerimi dhe zymtësia tejkalonte çdo lloj përfytyrimi. E papërfytyrueshme gjithashtu ishte indiferenca, harrimi dhe mospërfillja ndaj kësaj familjeje, që me gjestin kurajoz tronditi regjimin komunist. Në kushte të tejskajshme varfërie, aty ku ndër vite, që nga kthimi apo përzënia nga Italia (2001), ajo i kishte përcjellë për në banesën e fundit anëtarët e tjerë të familjes (me paratë e komunës).

Brenda atyre mureve veshur me rrjeta të shumta merimangash, për Konin (nofkë përkëdhelie, që nga fëmijëria, kur babai e krahasonte me konen e vogël, të shtëpisë) dukej sikur koha kishte mbetur në vend. E fundit, që “i kishte prerë krahët” ishte Irena Popa, vdekur ca muaj më parë. Vëllai i madh Nikolla kish vdekur në Itali, i cili sipas Konit “kish pëlcitur nga mërzia”. Fundi i palavdishëm ky i gjashtë heronjve, të cilët atë vit të vdekjes së Enver Hoxhës (1985), teksa i paraprinë pavetëdijshëm “pasojave të ardhshme” të shembjes së murit të Berlinit, hynë në Ambasadën italiane, duke kërkuar azil politik, ngjarje e pa precedent për krejt bllokun e ish-vendeve komuniste të Europës Lindore, që ngriti në këmbë diplomacinë ndërkombëtare, deri tek Organizata e Kombeve të Bashkuara. Biseda me Konin ishte më e lehtë seç e kisha parashikuar. Ajo e kishte kohën me tepri.

Fliste më shumë me gjeste, dhe herë pas here, si të desh të më tërhiqte vëmendjen më prekte në krah a më kapte dorën, dhe aty për aty e tërhiqte dorën, fundja si çdo femër e përkorë, dhe me ndrojtje më kërkonte ndjesë për gjestin e tepruar. Kuptova se ajo dinte ta fshihte ndrojtjen me dinjitet. Tek ajo tregonte herë qante, herë qeshte si fëmijë. Ishte 75 vjeçe, pëlqente më shumë jetën e vetmuar mbyllur në kthinën e saj, sesa jashtë “ku njerëzit nuk mendojnë veçse për të bërë keq”. Merrte një pension 6500 lekë në muaj dhe duket se kishte një mall të pashuar për të folur.

Çfarë bën gjithë ditën?

Rri, ulem te ky stoli, mbush shishet me ujë, se ikën uji…, fle, por fle pak se më ka ikur gjumi… E kam gjumin e lehtë, se po të fle thellë, kjo më ndodh rrallë, bie nga divani, se njeriu lëviz natën, pastaj divani siç e sheh, është i ngushtë dhe kur bie vras kokën në dysheme (më tregon shenjën e vrarë të kokës…).Prandaj kam vënë kartonët këtu poshtë. Po kam kohë që s’bie më, se siç të thashë, kam gjumë të lehtë, ose s’fle fare. Zgjohem dhe rri si kukuth, se s’kam çar shof, derisa të dalë dita. Është vërtet mrekulli që ikën nata dhe vjen dita, pastaj ikën prapë. Bah, si nuk harrohet një herë! Kur kisha televizor s’mërzitesha fare dhe kur s’flija. Me televizor njeriu nuk mërzitet kurrë.

Po çfarë do të shohësh në televizor?

Gjithçka, po veçanërisht më pëlqenin dy seriale, ai turk “Ertogryl”, dhe seriali indian “Kjo është dashuria”. Janë shumë prekës ata filma!!! Kurse tani…Lum ti që s’e ke provuar të rrish pa televizor. Tani zgjohem dhe mërzitem, ose mendoj.

Çfarë mendon?

Si çfarë mendoj, pak gjëra kam për të menduar… çfarë kam bërë, çfarë kemi bërë që na lanë kështu.

Kështu kush?

Të dyja palët, më së pari komunistët, sigurimi, ne s’kishim bërë asgjë, na persekutonin kot, s’mund ta imagjinoni sa kemi vuajtur…po fare kot…po dhe italianët, janë të poshtër, na kanë tërhequr zvarrë, duke na keqtrajtuar, sidomos komandanti i Digos, Rafaele. Në fakt ai bënte çar i thoshte administratorja e komunës, Zonja De Gasperis, një shtrigë e vërtetë. Ata nuk kishin asnjë të drejtë juridike, ne kishim statusin e azilantit politik nga Kombet e Bashkuara që na i kishte dhënë vetë Sekretari i Përgjithshëm De Kuelar…Veç për inat.

Pse ju kishte inat?

Nuk e di, pse ishim shqiptarë, pse nuk hanim ushqimet e tyre, veç pastave napolitane, ata janë mjeshtër për pasta….Por Digos, Digos ishin kriminelë, madje them se Digos italiane ka bërë binjakëzim me Shërbimin Sekret shqiptar vetëm e vetëm për të përdhosur shqiptarët…e kam fjalën ata pa faj. Unë di shumë për Italinë, por s’dua të flas, se po fola unë…

Çfarë ndodh?

Më mirë mos ta them..Kaq them, ata janë racistë, të pabesë, le që nuk dinë të flasin mirë italisht.

Si ka mundësi?

Ne mor zotëri, kemi mësuar italishten e civilizuar.. aty në Romë i hanin fjalët veç lëshonin ca si mo, çar t’ju them unë.., kështu janë, hipokritë, pa kulturë.

Po, më falni, diku kam lexuar se ju apo njëra prej motrave ra në dashuri, apo të themi krijoi një lloj simpatie me një polic italian, aty brenda ambasadës.

Jo, absolutisht jo, më duket se ashtu ka shkruar një libër një ish-ambasador, dhe ia ka futur kot, pse nuk na pyeti një herë neve ai, para se të shkruante libër…ne kishim moralin tonë, ishim me vëllezër, pse hymë ne, për dashuriçka…ne hymë për t’i shpëtuar persekutimit komunist…

Dakord, po pesë vjet me dëshirat, botën dhe ndjenjat tuaja…

Jo pra, jo, le që policët aty ishin çuna të rinj, ne hymë në një farë moshe. Me kalamaj do bija unë në dashuri.

Po në Itali, patët ndonjë lidhje…desha të them u shoqëruat me dikë?

Bah, ku na linin vëllezërit…pastaj, ishim shqiptarë, italianët nuk i duan shqiptarët…po dhe mosha jonë, ne ishim një farë moshe, italianët duan vajza të reja.

Kuptova…Me një fjalë, si mund ta përmblidhnit jetën aty brenda në ambasadë?

Më keq se ç‘e prisnim a shpresuar. N’atë fillim diçka na u duk sikur kapëm lumturinë, më pas jo… dhe na u bë si burg, u lodhëm së prituri lumturinë…erdhi një pikë kur na trajtuan si të çmendur, na sollën dhe një doktor psikiatër, zotni burrë. Ah, të kisha mundësi t’i dërgoja të falat e mia atij zotërie m’u sikur të kishte qenë napolitan.

Pse si janë napolitanët?

Napolitanët, janë ndryshe.

Si ndryshe?

Ata janë njerëz të mirë…

Se ashtu i ka bërë perëndia, si pse? Unë besoj te të gjitha fetë, vetë jam ortodokse, por më pëlqejnë të gjitha fetë me Zot. Një herë që vëllain e madh Nikollën e përplasi motoçikleta, asnjë italian s’e ndihmoi për besë, ju gjend vetëm një napolitan…Edhe ambasadori italian, Kutillo, është burrë i mirë. E di pse?

Se është napolitan.

Çfarë bënit 12 vjet në Itali?

Rrinim në shtëpi, shikonim televizor, vizitonim Romën, hanim akullore, po s’kishim dhe shumë para për të lëvizur…Një herë vizituam Napolin… Napolitanët janë galantuomini.

Kur u kthyet në Shqipëri?

Kur ju shporrën thuaj? Më 2001-n.

Çfarë morët me vete kur u kthyet?

Asgjë, veç rrobat e trupit, na lëshuan në Rinas si…si thes me patate.

Kush ju priti?

Askush,këtu nisën peripecitë e tjera më të mëdha, duhet të siguronim vetë ushqimin, atje të paktën na jepnin për të ngrënë, sado që njeriu nuk jeton për një kafshatë bukë, apo jo? Ne kemi shumë prona, se kemi qenë familje e njohur me ambasadorë, ministra…s’kemi marrë asgjë.

Me çfarë jetoni?

Me kanoçet, kur kisha dhe Irenën, mblidhnim më shumë, asaj s’ia hante qeni shkopin, kurse tani, më zënë kazanët, më shohin të moshuar, edhe fuqi s’kam më. Ka dhe një qendër sociale ku më japin për të ngrënë një vakt. Jo se e bëj veten për një kafshatë bukë, por dhe ata, ja ku po ta them, më duket se ata na hanë ushqimin…as për një fëmijë nuk mjafton…po unë nuk ha shumë…më ka mbytë mërzia dhe njeriu prej trishtimit i ikën dhe uria, apo jo? E kam gabim?

Jo, këtë mendim kam dhe unë… Shkon te fqinjët për të parë televizor?

Nuk më duan, nuk më do më njeri, ose bëhen dhe xhelozë me mua.

S’më afrojnë, mbase kanë inat se mua më ka ardhur vetura e Ambasadës Amerikane te dera kur më ftoi ambasadori amerikan, Donald Lu, për një kafe, zotni burrë ambasadori Lu. Edhe ambasadori Kutiljo është zotni, por ambasadori Lu më dha dhe ca lekë, dhe ato kohë nuk dola as të mbledh kanoçe. Po lekët mbarojnë…apo jo? Kur u kujtova unë prapë për kanoçe, m’i kishin zënë gjithë kazanët. Nuk është si më parë, kur secili kishte kazanët e vet, tashti s’e merr më vesh dreqi të birin, s’do t’ia dijë njeri, kush mundet t’i kapë i pari… Unë jam e moshuar dhe me zor kap ndonjë…Ja ku i kam thasët me kanoçe. Po derën e shtëpisë, portën e kam të fortë dhe s’guxon kush të m’i vjedhë kanoçet..

Po si rri brenda fare vetëm?

Ku të shkoj?! Që kur më la dhe Irena, flas me macet, a me qentë, veçse më ngordhin shpejt, po mbase ngaqë dhe s’kam me çfarë t’i ushqej. Sapo më ngordh ndonjëra unë e zëvendësoj me një të re, ka plot rrugëve. Kjo më ngushëllon dhe rri pres kot.

Kë pret…?

Si kë pres?

Desha të them çfarë pret më në këtë jetë?

Koni (zë e qan): Nuk e di, të kisha mundësi të vizitoj dhe një herë varrin e Nikollës, në Romë, e varrosëm me paratë e komunës, kurrkush s’na erdhi në varrim, dhe…dhe të kem një televizor, edhe i vogël të jetë, të shikoj serialet në televizor, kanë shumë dashuri dhe ngrohtësi…

Mediat e huaja për familjen Popa

1985, Gazeta “La Republica”: “Shqipëria e vogël i bie fort me grusht tavolinës së bisedimeve propozuar nga Farnezina… Italia e madhe nuk duhet absolutisht të tolerojë fudullëkun e komunistëve shqiptarë kundrejt lirimit të familjes Popa. Duket se Italia është e gatshme ta shndërrojë flamurin e të drejtave të njeriut në një pecetë për të pastruar duart nga kjo çështje”.

1986, Mirko Tremalia, Senator i Parlamentit italian: “Pse qeveria italiane nuk po reagon përballë terrorit barbar të autoriteteve komuniste? Çdo vonesë e juaja në lidhje me lirimin e familjes Popa është një fyerje ndaj të drejtave të njeriut”.

1986, Giuglio Andreoti, Presidenti i Parlamentit italian: “Por në fund të fundit nuk po na kërkon azil Sollxhenicini, apo Sakarovi…”

1986, Betino Kraksi, Presidenti i Këshillit të ministrave: “Ne jemi për një zgjidhje paqësore për krizën e krijuar nga familja Popa”.

1989, Gianni de Michelis, ministri i Jashtëm italian, diskutim në Kombet e Bashkuara: “Duke liruar familjen Popa, Shqipëria mund të na japë një sinjal që ajo është vërtet një vend demokratik që respekton të drejtat e njeriut”.

1990, Peres de Quelar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, aeroporti i Romës: “Lirimi i familjes Popa është çështje orësh…”

2001, Gazeta “Corriere della sera”: “Një familje refugjatësh shqiptarë në kushte të rënda shëndetësore u nxor jashtë me forcë nga forcat e rendit nga një apartament i ndihmës sociale në rrugën “1 Giustiniana”, në periferi të Romës. Ky fakt u denoncua nga shoqata kulturore “Giuseppe Dossetti-i valori”.

Familja jetonte në atë apartament që prej vitit 1989, pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme ndaj Komunës së Romës, e cila u njohu atyre statusin e refugjatit politik nga regjimi i mëparshëm diktatorial shqiptar. Në veçanti ndaj disa anëtarëve të familjes Popa policia ka ushtruar një sjellje tepër brutale duke përdorur deri dhe injeksione qetësuese për të fashitur çdo lloj rezistence gjatë nxjerrjes së tyre jashtë apartamentit, madje pa arritur që ata të merrnin me vete dhe sendet e tyre personale”.

Gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve askush nuk ka menduar për t’i dhënë familjes Popa ndonjë zgjidhje të përshtatshme: asnjë banesë alternative, asnjë ndërmjetësim ndërkulturor, asnjë mbështetje nga shërbimet sociale-territoriale”. Ajo pra që në fundin e viteve ‘80 ishte “një problematikë e karakterit politik e social papritmas u shndërrua në një problem të rëndomtë të rendit publik”. Shoqata i ka kërkuar kryebashkiakut Walter Veltronit “të hapë një hetim të brendshëm për të verifikuar nëse gjatë kësaj historie janë kryer shkelje eventuale të të drejtave të njeriut”.(Panorama)

26 komente në “Rrëfimi i dhimbshëm i të mbijetuarës së fundit të Popajve: Jetoj duke mbledhur kanaçe, dua një televizor”

  1. Messerschmidt says:

    Tragjedia shqiptare !

    1. mateo says:

      Ah,moj Kone,tani e more vesh se agjenturat e huaja armiqesore me Shqiperine ju perdoren si lecka bythe per te destabilizuar vendin derisa ju hodhen se thase me patate si njerez pa vlere?
      Shani socializmin qe ju jepte shtepi,pune,ndersa tani nuk keni as shtepi e as pune,por edhe njerezit nuk ju duan!
      Ky eshte perfundimi i misioniut tuaj anti shqiptar!

      1. spartaku says:

        Mateo! Bravo.Ishte socializmi ai qe i jepte shtetasit te tij pune te garantuar dhe shtepi falas,duke paguar nje qera simbolike 9 leke ne muaj.Nuk ka sistem me te mire e aq human sa socializmi.Por sote disave,mashtrues,hajdute,te fortet,u kane zene syt paraja e madhe,qe i kane fituar me pislleqe,dhe nuk pyet njeri per shtresat e varfera, QE KRIJOI VET SISTEMI KAPITALIST.Edhe pushtetaret,deputetet,jane hajdute.

  2. Abc says:

    Varferia ben te sajen…por edhe keta me duken njecik dembela” si familje”.E kishin mundesine, 10vite plot ne itali e asnje prokopi?!

  3. Kavaja says:

    Iken katunare analfabete e injorante ne Itali dhe u sistemuan me se miri ndonese mberriten pas ketyre, pa status refugjati politik pa njohur gjuhen. Keta deshen qyl gjithe jeten nga italianet e nuk bene as perpjekjen me te vogel te perballonin jeten aty. E çfare kulture kishte kjo qe shan romanet se nuk na dikan te flasin italishten e civilizuar si puna e vellezerve Pipa!. Le te kerkonin t u jepnin mesim italishtje romaneve atehere. Ej pike e zeze. Italia nuk Po perze as kriminelet ne burgje jo te kishte kthyer me zor keta ne 2001. Po te kishin kerkuar ndihme ke Karitasi apo ke nje kishe çfaredo do i kishin ndihmuar.
    Por nga ana tjeter me vjen keq qe nje e moshuar e mbyll jeten ne keto kushte. Megjithe qejf do ia kisha dhuruar nje televizor e nje divan te mire.

  4. .......... says:

    NE kohen e komunizmit shisnin pordh kto kurvat me gjyslyke dielli me shpi e katandi dhe te kapardisura sot mbelidhin plerat , kan mar çfar kerkuan e çfar meritojn , sistemit i rruanin bythen kto por sistemi ishte ne ikje , kanoçe te mbledhi le te rri si shkerdhat te vjen keq per njerez qe kan par punen e vet dhe jan ber viktima te shoqeris , por per kto , kto moren çfar kerkuan , ky esht kapitalizmi çfar kujtonin kto plakat se ishte si reklamat itaiane te karozelos dynjalliku , as me vjen keq hiç me vjen keq per te ter fshataret qe vuajn per copen e bukes dhe si kan kerkuj kurrfar fai.

  5. Katerina die Große-Madona prej Sauku says:

    TRAGJEDIA e nje KOMBI eshte e njejte me njiket te Familjens POPA.
    Ata kane humbur njesoj si Shqiperia nga ndryshimi i sistemit dhe kan mbet rrugve.
    Em moj Koni plakushe shpresoj ta ksh kuptue se Kapitalizmi shkelqen,por ky shkelqim te mbyt ke keq se komunismi me driten e tij te kuqe .

  6. Irena says:

    Cfare dhimbjesh

  7. arben says:

    Ndjej keqardhje per gazetarine shqiptare qe le pas dore hallet dhe problemet e verteta te shqiptareve e meret me njerez te tille qe me vetdijen e tyre te plote u sherbyen qellimeve te caktuara qe kishin sherbimet e huaja per destabilizimin e vendit.Ishin po keta njerez qe kur hyne brenda ne ambasade e deklaronin veten si italiane e kur edhe italianet i flaken tutje si limona te shtrydhur filluan te shajne edhe ata.Ne fund te fundit si kujtonin keta se duhet ti mbanin italianet me tere te mirat e keta vecse te rinin pa punuar.Haruan se ne kapitalizem as uje nuk te jep njeri falas.Jane me qindra mijera shqiptaret qe jetojne e punojne ne Itali e jane zoter te vetes e nuk u thote njeri tutje vendit.Fakti qe keta i debuan nga Italia e i sollen ne Shqiperi si thes me patate tregon me se miri se kane qene e jane njerez pa piken e vleres per cdo shtet e cdo sistem e eshte humbje kohe te meresh me ta.Sa per ti konsideruar” heronj ” do te thosha zoti na ruajte nga te tille heronj.

  8. fevzo allati says:

    Tragjedi budallenjsh si puna jote

  9. Daja says:

    Po ç’priten keta ne maj te 1990? Qe qeveria Italiane tu vinte ne dispozicion nje pension te posatshem? Keta paten shansin per tu integruar me thjeshte se te tjeret, se e njihnin gjuhen dhe kulturen italiane, shkuan atje para se te kishte shqiptare te tjere ( perveç ndonje te arratisuri).
    E c’bene keta? Shkuan te vizitonin Romen dhe te hanin akullore. Njerez dembela, dhe injorante. Injorante sepse kane kujtuar se Italia do ishte palle ariu pa punuar. E kuptoj qe ai qe hyri ne ambasade 60 vjec dhe shkoi ne Itali 65 nuk mund te punonte me, por keto qe hyne 35 dhe shkuan atje 40 mund te ishin integruar shume mire, te ishin martuar dhe krijuar familje. Te vjen keq kur lexon qe jeton ne mjerim, por nga ana tjeter kjo eshte zgjedhja qe kane bere.

  10. student says:

    Po heroizmi i tyre ku eshte more njerez??? Ufaaaaaa dhe mitrajtoni si heronj keta qylaxhinj.

  11. Zgalem says:

    Gjithsesi familja Popa ka bere nje heroizem , ne revolucionin shqiptar , per rrezimin e diktatures enveriste . Me kujtohet buja , kur keta hyne ne ambasaden italiane , ku nuk mund te hynte as nje zog . Hyne , si familje pasanikesh , qe refuzonin regjimin . Me keta u mor shteti , duke vendosur ambasaden ne rrethim 24 ore, per vite me radhe . Shembull unikal ne Europe . U mor OKB ja . Vete sekretari Perez De kuelar , nderhyri per t’i derguar ne Itali . Per cudi dhe atje , qenkan trajtuar me ashpersi sigurimse . Sidoqofte xhesti i tyre eshte simbol , qe lidhet me fillimin e revolucionit demokratik . Kjo perfaqesusja e vetme e kesaj familje , nuk meriton kete trajtim . T’i jepen te tera pronat dhe te jetoi fundin e saj tragjik , duke permiresuar deri diku imazhin e Qeverrive , per ata , qe kontribuan pozitivisht dhe u flijuan , per historine demokratike te shtetit . Mundimet e tyre i pervetesuan dallkauket , qe moren flamurin e demokracise , pa as nje merite dhe pa asnje sakrifice . Perfaqesusi i kesaj shtrese , qe perfitoi nga Popaj , eshte Saliu me shoket e afert , qe perbejne sot oligarkine financiare te shtetit . Zgalem

  12. mirel says:

    Po blijini nje televizor dhe lerini diskutimet.
    Te pakten e pranon qe kapitalizmi eshte dhe me i poshter. Tani eshte plake dhe duhet meshire.
    Dhe me keq se kjo po e peson Shqiperia me kete kapitalizem.
    Doli dhe fjala e Hiles qe nuk na duan pse jemi shqiptare.

  13. filip z says:

    e dashur Koni .hakmarrja e komunistave vazhdon ndaj jush personalisht pasi ti je simboli i njeriut qe do te jetoje i lire. ti i hoqe tullen e themelit sistemit me qelbesire te europes qe ne nje forme tjeter bijte e komunistave me llapaqenet e temes po e mbajne serish ne kembe. ti mbledh kanace dhe jeton me dinjitet ndersa ata vazhdojne te pijne te uritur gjakun tone. ne krye te vendit eshte nipi i spiros ndersa opoziten e drejtojne kopili i ilirit te enverit dhe nipi i manushit… ky populli jone moj Koni eshte mesuar te jete kone dhe si qen do ngordhi. fatkeqsisht :(((

  14. durresi says:

    Me vjen pak keq, por sinqerisht njk arrij ti kuptoj keta njerez. Pa oike dinjiteti dhe karakteri dhe per me shume i shan italianet e kedo me mungese respekti e mirnjohje. Keta njerez i kupton direkt cfare soji jane vetem kur lexon pergjigjen e nje pyetjeje qe i ben gazetari :
    Gazetari: Cfare bete 12 vjet ne Itali?
    “Plaka”: Rrinim ne shtepi, shikonim televizor, hanim akullore, vizitonim Romen … (etj).
    Te rrish 11 vjet ne Itali, KOT, PO KOT FARE, do me vinte zor edhe nga vetja, jo me nga shoqeria. Fundi i fundit le te beje cfare te doje me jeten e saj, por e shoh te pa drejte qe ti shaje e ti mallkoje Italianet. Keta italiane qe jo vetem e nxorren shendoshe e mire nga Shqiperia, por edhe e mbajten per 11 vjet me te ngrene, me te pire dhe me shtepi.

  15. Ioannis says:

    Jeta e families Popa duhet te filmohet si një shembull të dritshëm ndaj gjithë njerëzve, treguar nga këto njerëzit në Tiranë të Komunizmit stalinist të asaj kohës. Cili mund ta kishte treguar një shpirt të tillë dhe të pafrikshëm si ky i përfytyruar nga gjashtë anëtarët ë families Popa? S’ kishte njerëz të tillë në botë. Akoma edhe këta që e bënin përpjekje për të arratisur nepërmjet kufijve e kishin një detyrë pak më të lehtë. Po e vinte suksesi mirë, por s’ vinte, puna perfundonte shumë shpejtë. Per Popat, ndërhyrja brenda ambasadës u çonte në një peripeci që asnjë s’ dinte si do të avancohej, as Alia, as ambasada, as familia. Ishte një proces kohe. Zonia Maria-Ermioni është Plakë tani dhe nuk kujtohet mirë sa kanë vuajtur anëtarët e ambasadës Italiane të asaj kohe për një vit. Jeta e tyre në Tiranë e gjeti e zeza. Sigurimi shqiptar ka shenuar ditë të lavdisë duke i ngjitur diplomatëve në qafë. Italia ka ofruar shumë families Popa. Ata kanë hyrë në një moshë të madhe dhe në Itali si asylantë politike s’ kishin
    të drejta për punë, sipas ligjit ndërkombetar. Unë mendoj që ata kërkuan për t ‘ u kthyer në vendin e tyre, ku nuk gjetën si plakë që ishin shumë ndihmë.
    duke shtypur diplomatët italianë në distancë të një metri.

    1. shefi says:

      E kush te tha qe azilantet politike nuk kane te drejte te punojne?

  16. emigrant says:

    Nuk kam fjale per kete plake te shkrete edhe pse cdo njerit nga ne mund te kete nje fund te tille. Fajin nuk e ka kapitalizmi por e ka shteti Shqiptar. Kapitalizem ka dhe ne Finlande,Norvegji,Suedi etj etj por po te kishte qene atje do te meritonte respktin qe i takon qenies njerzore.
    Shqiptaret e kane pak te veshtire te kuptojne konceptin Respekt Njerzor. Ja veshin te gjitha kapitalizmit te cilin e kerkuan vete Shqiptaret. Mos ndoshta Shqiptaret pane te tjeret qe kaluan ne kapitalizem dhe thane po kalojme dhe ne , gjithmone detyrat e klases me kopje, hajde milet hajde

    1. arben says:

      Edhe në vendin më të pasur të botës që pa diskutim është Amerika krahas miliona njerëzve që bëjnë jetë normale ka dhe një pjesë tjetër jo të vogël në numur që jeton në varfëri.Kapitalizmi është sistemi i konkurencës së lirë dhe të egër.Pra mos kujtoni se çdo gjë është e ndërtuar në mënyrë perfekte.Por në rastin konkret bëhet fjalë për njerëz dembelë e të çekulibruar që megjithse patën shansin të ishin të privilegjuar në Itali për të ndërtuar një jetë dinjitoze të bazuar në punë të ndershme u përpoqën ti binin qylit e të ronin në kuriz të taksapagusit italian.Kur e mbushën kupën i flakën si limona të shtrydhur e mirë ua bënë.Njerëz pa karakter se kur ishin brenda në ambasadë deklaronin se ishin italianë e jo shqiptare kurse sot të kundërtën.Për të tjerat çdo njeri e nxjer vetë konkluzionin për këtë familje.

  17. rob i zotit says:

    fatkeqesisht nje e semure rende psiqikisht. Dhe per me teper nuk e di nese kjo situtate erdhi si pasoje e qendrimit ne ambasade 5 vjet, apo ishin ata vete aq te semure psiqikisht qe morren guximin e u futen ne ambasade ne kohen e diktatures.

  18. Genci says:

    Keto ishin heronj,ne ate kohe sfiduan sistemin panvarsisht moshes qe kishin,pas 5 viteve qe jetuan ne ambasade ku jeta tyre varej nga nje fije peri,mes presioneve per ti dorezuar o per ti vrare,besoj se kane arritur te budallepsur ne Itali.Sot njerezit e kan te kollajt me gjyku se llogjikojn me kohen e tanishme e jo te atehershme

  19. Nik says:

    Me vjen shume keq per Znj. Koni. Njerez tregohuni humane! Si guxoni te kritikoni ate zonje te vertete perse tradhetoi komunizmin kur tash aq e moshuar dhe e vetmuar po sfidon mjerimin duke u munduar te punoje.
    I sygjeroj “Gazetes Tema”, ne se e gjen te arsyeshme, te hape nje numer llogarie per te pranuar ndihma per at zonje.

  20. Alex says:

    Familja popa u qa nga komunizmi dhe kapitalisted italiane i derguan ne shqiperi prape po pse ca prisnit ju do ju mbanin si familje mbreterore.azil politik kur persekutohesh nga regjimi ne shqiperi ne 90 u kthye sistemi nuk ka me problem per ju azilantet,nga 1989 deri 2001 ca bete shikonit filma nga rai dhe e dini se do paguajne italianet per ju.

  21. Angelina says:

    Respekt s ka as gazetari qe e le Konin te prallise kunder Italise , qe e mbajti Konin ne pellembe te dores. Gazetari do te bej spektakel.pytjet jane pa llogjike.nuk u shkohet sqarimeve deri ne fund
    Ku eshte faji i Italise ne kete mes?

  22. taso kume says:

    FAMILJA POPA sfidoje qeverine e repuplikes popullore SOCIALISTE te SHqiperise,por historija perseritet ,ne SHQIPERI pushtetin e moren renegatet me ne kryje SHPELLARI ,doktori udheheqjes socialiste,enjejta gje ndodhte dhe ne ITALI ne psikollogjine socialiste pro RUSE te majtes ITALIANE(PRANDAJ NUK I DUAN SHQIPTARE), ne itali kur erdhen ITALIANET E ISTRIES E FJUME qe ishin nen TITON SI çAMET TANE NGA çAMERIA,Emajta italiane qe shumicen e kohes ka qene ne pushtet i lane pa ndimuar se kishin TRADHETUAR KOMANDANTI TITO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje