Këtë të enjte hasje ngado si titull kryesor të mediave një vendim rutinë të kryeministrit, që ndryshe nga katër vite më parë, nuk do t’u kërkojë anëtarëve të kabinetit të japin dorëheqjen nga detyra e deputetit. Në pamje të parë lajmi nuk ka ndonjë rëndësi. Eshtë thjeshtë punë e kryeministrit se si i bën ai më efiçentë ministrat e tij dhe si i harmonizon ata me grupin parlamentar të shumicës së vet njëngjyrëshe.
Por, ajo që të bënte përshtypje, në intervistën që shefi i qeverisë i ka dhënë gazetës “Panorama”, është një fakt tjetër. I pyetur se pse po hiqte dorë nga vendimi që kish marrë në fillim të mandatit të shkuar dhe a mund të pranonte se ajo që kish bërë atëherë ishte një gabim, Rama pohonte pa i’u dridhur qerpiku se në të dyja rastet ai kishte pasur të drejtë. Pra se edhe vendimi që ministrat duhet të jenë deputetë edhe ai që ata duhet të dorëzojnë mandatin, janë zgjidhje të mira dhe të dyja funksionojnë.
Megjithëse ky pohim është vetëm një pikë në oqean në morinë e deklaratave kontradiktore që bën Rama, ai ka vlerë për një gjë: sepse ai është një rast më shumë ku timonieri ynë tregon se është gjithmonë i pagabueshëm.
Njësoj si me mbajtjen apo zhveshjen nga mandati të ministrave, ai ka reaguar për të gjitha çështjet që është pyetuar dhe ka argumentuar se ai ka pasur gjithmonë të drejtë.
Ai ka pasur të drejtë edhe dy vite më parë, kur megjithëse Shqipëria u përmbyt nga kanabisi, ai këmbëngulte se kjo është një shpikje e opozitës që nxin çdo gjë në bashkëpunim me mediat e kazanit. Ai ka të drejtë edhe sot kur bërtet fitore për reduktimin e ndjeshëm të parcelave të mbjella.
Ai ka pasur të drejtë edhe dje kur thoshte se vendimi i Berishës për të importuar prehra në Shqipëri ishte një kapje e shtetit nga mafia. Ai ka të drejtë edhe sot kur thotë se kjo gjë ndihmon industrinë vendase të pastrimit.
Ai ka pasur të drejtë edhe kur bërtiste për zhdukjen e kazinove nga qendrat e qyteteve. Ai ka të drejtë edhe kur ndryshon kah dhe thotë se një gjë e tillë dëmton punësimin e njerëzve.
Ai ka pasur të drejtë edhe kur i mbushte zyrat e Hipotekave, Tatimeve Doganave me listat e Koços dhe të Monikës. Ai ka të drejtë edhe tani kur tregon me gisht ata që e trajtuan administratën e drejtuar prej tij si tepsi.
Ai ka pasur të drejtë edhe kur i vuri gjoksin konkurseve të rilindjes për pranimet e ndershme në punë. Ai ka të drejtë edhe kur thotë se këtë sistem e çthurrën LSI me PDIU.
Ai ka pasur të drejtë edhe kur propagandonte idenë majtiste të mbrojtjes së 95% të shqiptarëve që kanë aq pasuri sa vetëm 5 % e të privilegjuarve. Ai ka të drejtë edhe tani kur merr vendime vetëm në favor të oligarkëve të mediave dhe të ndërtimit.
Ai ka pasur të drejtë edhe kur e quajti Ilir Metën hajdut, që bashkë më Saliun vidhnin vota për të vjedhur Shqipërinë, sepse e kishte kundërshtar. Ai pati të drejtë edhe kur tha më pas se në sistemin e tij Meta do të bëhej ëngjëll. (Ky është rast i veçantë se këtu Ramës i është dashur të ndryshojë tre herë qëndrim duke e etiketuar së fundi ish aleatin e tij si kreun e partisë së tepsisë).
Natyrisht që kjo listë mund të vazhdonte pafund.
Por, edhe kaq raste mjaftojnë për të demonstruar se katër vite të ushtrimit të pushtetit, Rama është hequr si njeri i pagabueshëm. Askush ende nuk mban mend nga goja e tij, qoftë edhe dilemën minimale për një zgjedhje të diskutueshme, keqardhjen për një vendim të marrë me nxitim, dyshimin për një akt politik që mund të ishte i tjetërllojtë.
Në daljet e tij publike, në intervistat e pafundme që jep dhe pastaj në atoporlanët mediatikë që shumfishojnë propagandën e tij, nuk është shfaqur kurrë as edhe dyshimi më i vogël, nuk është vërejtur as edhe një tentativë për të kthyer kokën pas në mënyrë kritike.
Në një kontekst normal as kjo anomali nuk do të përbënte rrezik. Ne shqiptarët si popull nuk është se shquhemi për ndonjë sens të rrallë vetkritike. Aq më pak liderët tanë. Dhe në pamje të parë as Rama nuk kishte pse të ngjallte frikë.
Por, me të puna është ndryshe. Tani që ai e mori i vetëm timonin. Tani që PS-në e ka mbushur me gardistë të rinj që dinë vetëm të duartrokasin. Tani që opozitën e ka degdisur në duart e një çunaku që qesh me çdo fatkeqësi. Tani që mediat e mëdha i ka fundosur me anë të lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve, deliri i pagabueshmërisë mund të shndërrohet në rrezik.
Historia nuk ka shumë kohë që na ka mësuar se ç‘do të thotë të jetosh nën pushtetin e një udhëheqësi që ka gjithmonë të drejtë. Dhe askush nuk do donte që ajo të përsëritej në formën e saj qesharake, ku timonieri i ri, në delirin e tij, të vendoste edhe vendet se ku duhet kërkuar naftë apo ku duhen ngritur vepra gjigande.
Pikërisht për këtë, miti i pagabueshmërisë së tij duhet të na frikësojë.(Lapsi.al)
Interesant me ju disa medja kazani megjithmend o keni thertu trush o nuk dini cfare thoni e cfare beni .Ja p.sh kur ka qene Sala ne pushtet ka perdor shikun ju ka hy ne hu ju si medja(kush i ka kundershtu) dhe ju s ju ka mbajt b….tha ta kritikonit se edhe ju zhdukte fizikisht dhe Sala i mire tash per ju .Sala bani 97 ten vrau mbi12000(dymbedhjetmije) shqipetare qe duhet denu si kriminel lufte e perseri ju thoni Sala eshte i mire pra edhe ju jeni kriminela.Nuk mund te vazhdoj me per bemat e tij e ju perseri Sala i mire!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!,.
Bushati thjeshte ehte nje ‘kastravec ‘ mi qe i duket vehtja dikushi ! Ne kohen SALA nuk guxonin as pyetje te beninin …megjithate gje pozitive se edhe tipa te tille ‘kane marre zemer’!
Bushat je thjesht nje sunit shkurtabiq qe ste pelqen Rama sepse eshte i krishtere me i gjate se ty dhe me i zgjuar.E shikoj qe e paske filluar heret ramazanin ,shko ha ndonje kebab se mbase te kthjellohet edhe mendja.
Fakti eshte se shume njerez do te pranonim me mire nje perserotje te diktatures enveriste se sa nje pushtet shpellaresh ish bythgrosir , dallkauke arrogante lafshe me dy sy , HAJDUT TE BABEZITUR qe bene te nderohetn maskarenjte dhe te perulen e mbijetojne te mençurit.
Po tregon Perralla me Mbret.Kolloqithe me Rigon po e tregon veten:Ne vend qe te komentosh Risine qe po sjell ne Qeverisje.Ftesen per te marre pjese ne qeverisje nje publik i Gjere.Pak te duket Heqja nga Tepsia e Zagareve te LSI?
Po tregon Perralla me Mbret.Kolloqithe me Rigon po e tregon veten:Ne vend qe te komentosh Risine qe po sjell ne Qeverisje.Ftesen per te marre pjese ne qeverisje nje publik i Gjere.Pak te duket Heqja nga Tepsia e Zagareve te LSI? Pak te duket nxjerrja pa mundesi Vjedhjeje Tepsixhinjte e Like Floririt apo Te Idriz Tatimit?
…. Mos dorzimi mandatit te deputetit ka lidhje indirekte edhe me dorzimin e detyres se ministrit dhe me mos mbetjen pa pune.
…. Pra,indirekt ai u ben presion : Punoni mir se ne cdo kohe une u heq, por, u jap edhe nje mundesine qe te moz mbeteni pa pune. Pra ne nje fare menyre i kompromenton, per te miren e punes
Asnjeher nuk duhet sha neper komente kjo asht e vertet , por mbas 4 vjetesh qe llapin mbasi shqiptaret I rivotuan dhe ja dhane qeverine me 74 depudete dhe ky Andi prap vazhdon , une nuk di si te komentoj ndryshe vetem te qifsha robt o klysh kurvet .
I pari je ti qe duhet te friksohesh… dhe nga hija jote…
Frike duhet patur nga ju, gazetaret e kazanit, te paguar per te thene ato qe desherojne ata, “boset” qe ju paguajne dhe jo te thoni te verteten, per te ndihmuar, aq sa eshte e mundur, shendoshjen e situates sociale dhe politike ne Shqiperi.
Një këlysh i byrosë politike,nuk ka të drejtë morale të japë leksione
mbi bilancimin e shtetit sikur të ishte A.Tokëville.
Zgjebja është më e pastër gjenetikisht.
Bushati thjeshte ehte nje ‘kastravec ‘ mi qe i duket vehtja dikushi ! Ne kohen SALA nuk guxonin as pyetje te beninin …megjithate gje pozitive se edhe tipa te tille ‘kane marre zemer’!
Edhe kush flet? I nipi Hysni Kapos dhe djali i funksionarit te Sigurimit te shtetit. Po ata qe i persekutuat dhe u nxite jeten pse heshtin?
Pune te mbare ,o agallare,po vazhduat me ta njetat argumenta qe keni perdorur gjithmone na late dhe pa opozite dhe pa analista,se sa ju vlen fjala juve e moret pergjigjen ne 25 qershor
Nese ne kete vend duhet te kete frike ndonje njeri, i vetmi qe duhet te jete ai duhet te jesh ti more nipce, dhe frike duhet te kesh jo nga Rama, se nga ai ke 100 vjete ymer, por nga pjesa dermuese e ketij mileti, i cili e votoj ne menyre plebishitare dhe nuk eshte hic pishman qe i dha timonin dhe rrotat si puna jote!
Ti si rrote qe je vazhdo te brockullisesh. Ti brockullise edhe para zgjedhjeve, por ke pare ti, ky milet ne vend qe te bente ate qe thoshe ti more nipce, beri te kunderten, jo vetem qe i dha timonion, por edhe ca rrota si puna jote!
Nipce nje keshille miqesore! Qe te realizosh ate qe ti ke deshire me mire mburre Ramen dhe ke per te pare qe ky milet menjehere ka per t’ja hequr timonin atij, pa nje, pa dy. Nuk thone kote: Rruhu kur te mburr hasmi!
Ore Idajet,foli ore nipit se po te turperon!… ?
Edhe une kam frike se keshtu si e keni nisur ju halet gazetar te saliut dhe te lulit,Rama ne zgjedhjet e ardheshme ka per te mar mbi 80 deputet.
Ju akoma nuk kuptoni more hale qe sa me shum te llapi saliu aq me shum urrejtje krijon.
Tung o car i hysniut.
Andi je zagar shkruj cfare te duash.
I respektuar Mero Baze!
Nxjerrja e ketij rrote perversi ne faqet e temes ka kaluar kufijte e konsumit dhe tani po grryen boshtin. Shkrimet e ketij jane idiotizma pa kuptim me sajesa imagjinare dhe krijimtari psikopatesh. Keo shkrime nuk nxisin ndonje debat pe zgjidhje apo afrim alternativash apo sugjerime pozitive.
Te lutem hiqe kete fytyre nga faqet e temes dhe do te ndjejme se sa pis e ben ky pervers shtypin e lire.
Ke te drejte o Andi, morrave dhe zhulsave ju pelqen dajaku. Leri aty ku jane, se pa buke fare ka per ti lene palloshi i Anetes deri sa te iki.
Rritu dhe sillu si burre boll qave
Kazan eshte pak per figurina te tilla . Me duket sikur i vlereson kur i quan kazan .duhet ndonje fjale me karakterizuese , ndoshta ciban .
E po kur u be te jape ment edhe ky spurdhiaku I Veres dhe Medi Bushatit. Qe ne Kohen e tyre bene cfare u deshi menderja.
Sa sahanlepires qe ka pushteti.Sa te ulet jane,qe edhe theniet kundra verse te ketij kryeministri,edhe mohimin e asaj qe thote ne mengjes e injoron ne darke,edhe se ky popull,duhet ta kete vath ne vesh thenien etij “Prisni se akoma nuk keni pare gje”( se Shtatori erdhi,vendimet e 10 fishimit te takses se shtepive,do futet ne fuqi,se vendimi i marjes se plerave te Europes do behet realitet,se taksat e reja do shtohen,se papunesia do ritetet me strukturat e reja qe do zgjidhen e do punesohen njerezit e listatave qe deputetet kane ne xhep,etj dhe keta qe mundohen te injorojne nje gazetar kundershtar te Edvinit e shkruajne ketu,jane nga ata lepiresit e menderes se deputeteve dhe ata qe kane emerin ne lista,ose injorante te politikes dhe fansa pa kulture te nje partie,e cila sot eshte bere rezik,e qe do sjelle ate qe as Saliu i pare dhe i dyte nuk e ariti dot.
VARFERIMIN E POPULLIT,PASURIMIN E NJE KASTE,DHE LARGIMIN E NJEREZVE NE PERMASA TE TILLA SA DO HABITET EUROPA DHE SHBA.
Te gjitha komentet kundra A. Bushatit. Pse nuk i ben asnjeri analize: a ka ndonje fare te drejte ne ato qe ka shkruar ne kete artikull? Nese nuk ka te drejte, perse? Une nuk jam ne gjendje ta bej kete analize, prandaj nuk shkruaj kot kunder.