Sepse Shqipëria tashmë është një çmëndinë e madhe, ku jeta luhatet në mes të çmëndurve, të shtirurve, të shiturve dhe të shushaturve, normalët janë një përjashtim në zhdukje, janë në zhdukje sepse kjo zamallahi që sundon normalët i urren.
Fildez Kasemin nuk e shpëtoi as toga e gjyqtares që mbante veshur, as shteti që ajo i përkiste dhe i kishte shtuar shtetasit por as i mbifuqishmi Ambasadori Amerikan.
Vrasja e Fildez Kasemit ishte një vrasje e paralajmëruar në mënyrë cilësore.
Fadili, bastardi burrec i kohës sonë kishte 2 vjet që me këmbngulje me armë të mbushur, një here në çantë dhe një herë në brez kish paralajmëruar mbarë Shqipërinë për vrasjen “trimërore” që do kryente.
Armën atij ja dha Policia, ja vajosi Prokuroria, ja mbushi ky shtet dhe kjo shoqëri shtazarake dhe ja shkrepi Gjykata.
Kaq. Cdo fjalë është e tepërt. Cdo ulërimë tani është hipokrizi.
Sot Fadili i përplasi shqiptarve, si shtet dhe shoqëri se sa shtazarakë, të shtirur dhe të pabesë që janë. Ai është një ndër ne. Fildezi shpëtoi. “Reforma” normal që pret.
Brizida Gjikondi
BIG LIKE GJIKONDI.
KJO VRASJE TREGOI SA POSHTE KA RENE KY SHTET !!!
DUHET VENE DORE URGJENT, NE KETE SHTET TE KALBUR NGA SISTEMI .
DUHET TE DALIN NE PROTESTE I GJITHE POPULLI , PER PASIGURINE E JETES SE NE KETE VEND .
Kjo nuk do dy pare mend per ta shkruar… te njejten gje e shkruajta 2 ore me pare ne komente… gjithsesi reagim I drejte… sa me Shume aq me mire …
Bastard bythac qe vret nenen e fmijve. Rrac e ndyr. Ngushellime femijve.
Burracaku që I beri karshillek gjithë sistemit te drejtesise. Jetojme ne zymtesi, qelbesirllek dhe agoni totale.
Po ky ‘bastardi’ nuk do t’i shihte kurre femijet e tij? Nejse…
Familja eshte cenuar rende. Presim vetingun te jemi njesoj para ligjit si i forti dhe i dobeti…
Kemi mbetur 100 vjet mbrapa .Keqardhje!