Basha ja shtron me ministrat teknikë: Ishte drekë falenderimi, i urova suksese në angazhimet e tyre

31 Gusht 2017, 16:58Politika TEMA

Lideri i Partisë Demokratike ka njoftuar se sot ka ngrënë një drekë me ministrat teknikë.

Basha shkruan se qëllimi i mbledhjes së kësaj tryese ka qenë për t’i uruar atyre suksese.

“Sot pata një drekë falenderimi me ministrat teknikë.

Misioni i tyre u sfidua nga mungesa e mbështetjes politike, mosbashkëpunimi dhe sabotimi, por ata shërbyen me kurajo, integritet dhe përkushtim, duke përballuar sulme dhe sprova të mëdha.

Duke ju shprehur mirënjohjen time të thellë, ju urova suksese në angazhimet e tyre profesionale e publike në të ardhmen,” thotë Basha.

1 komente në “Basha ja shtron me ministrat teknikë: Ishte drekë falenderimi, i urova suksese në angazhimet e tyre”

  1. Malsori says:

    Lulushke kthe ne banken e shtetit shqiptar(jo ate Hollandez) 230 milion eurot e vjedhura ne rrugen e Kombit e pastaj behu cub malsie.Te fala nga Bostoni-Malsori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje